LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"La Piovra" e Lulzim Bashës

14 Korrik 2021, 10:02, Politikë CNA
"La Piovra" e Lulzim Bashës

Pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën apo gjobat e vendosura në emër të opozitës, tashmë janë fakte.

Ndoshta ne shpesh e kemi parë më sy të tepruar kritik kreun e Republikës së re, Lulzim Basha. Por, në çdo vit të karrierës së tij politike, në çdo ditë të saj po të shohësh dalin vetëm pazare, gjoba dhe fëlliqësira.

Le të rendisim faktet

Së pari kujtojmë këtu tradhëtinë ndaj demokratëve në vitin 2017. I futi në çadër, i tërhoqi zvarrë për gati tre muaj, më pas bëri një Pazar me Edi Ramën dhe u fut në zgjedhje, duke I shkaktuar demokratëve një katastrofë elektorale.

Por, Basha mori ?fitoren? e tij, 16 milionë eurot e pallatit të vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon në Vlorë.

Ligji i Arsimit të Lartë, Lulzim Basha premtoi se do ta çonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese, në atë kohë funksionale, por nuk e çoi kurë. Ngeli ?peng? i Henri Çilit dhe universiteteve private.

Më pas vëllai dhe familjarët e tij hapin një shkollë private në kryeqytet.

Shkojmë më tej, tek tradhëtia ndaj djemve të Kukësit, në lidhje me protestën kundër vendosjes së Traut në Rrugën e Kombit.

Në atë kohë, Lulzim Basha në fillim u shfaq në krah të protestuesve, duke u betuar e stërbetuar se trau nuk do vendosej, pa kaluar mbi trupin e tij.

Por, trau u vendos, djemtë e Kukësit u braktisën dhe përfunduan dyerve të Gjykatave dhe Prokurorive. Dhe ?rastësisht? kunati I Lulzim Bashës mori zyrat tek koncesionari i Rrugës së Kombit.

I njëjti rast është edhe me të ashtuquajturin oligarku Agron Papuli, të shumë akuzuar nga opozita në lidhje me tenderat e makinave për Policinë e Shtetit, miliona e miliona euro.

Opozita e denoncoi dhe më pas heshti. Pas pak kohësh Lulzim Basha filloi të ?lulëzonte? jetën e tij të ardhshme në dy nga vilat e ndërtuara në rezidencën ?Long Hill?, të Agron Papulit.

Ka edhe shumë e shumë ?rastësi? të tjera.

Basha tradhëtoi edhe banorët e Unzaës së re, shtëpitë e të cilëve u shemben, pavarësisht ?heroizmave? të çunit të Fahriut, simboli i pazari të Bashës për Unazën e re.

Po ashtu Basha tradhëtoi edhe artistët. Ai tha se duhet të ?kalojnë? mbi trupin e tij dhe Teatri nuk do shembej. Por, Teatri u shemb, ndërsa Luli flinte i qetë në shtëpinë e tij.

Gjithashtu në muajin maj 2020, me një apo dy konferenca shtypi, opozita denoncoi një tender të Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me maskat por si gjithmonë, Luli fillon e flet e pastaj hesht.

?Gojët e liga? thonë se një nga administratorët e kompanisë të denoncuar nga opozita për tenderin e akuzuar korruptiv nga Ministria e Shëndetësisë, është takuar me një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të bizneseve të familjarëve të Lulzim Bashës. Një personazh i njohur pranë Lulit dhe shumë vendimmarrës ka zhvilluar takimin. Është folur gjërë dhe gjithçka është zgjidhur.

Po ashtu një tjetër ?rastësi? me Lulzim Bashën është denoncimi i aferës së inceneratorëve.

Për disa ditë rrjesht Lulzim Basha doli në konferenca për mediat, ku denconcoi aferën e inceneratorëve, por çuditërisht pas disa denoncimeve ra heshtja.

Lulzim Basha flet, pohon, e pastaj vërtitet kur e përmend emrin dhe kur dalin fakte të reja dhe dosja duhet çuar drejtësisë, ai nuk e çon atë. Nuk çon një nga dosjet më të korruptive, 200 milion euroshe. Mesa duket ?plehrat? e inceneratorëve kanë zënë jo vetëm gojën, por edhe rrethin e tij.

Ndërsa së fundi, një tjetër aferë duket se Lulzim Basha do të marrë ?llokmen? e tij.

Bëhet fjalë për projektin e zhvillimit të Portit të Durrësit.

Një ditë më parë, MCN Tv, me dokumenta zyrtare raportoi se njeriu i kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isfufi, ishte përfaqësuesi i kompanisë që do të merrte qindra mijëra hektarë tokë, në Port, për t?i zhvilluar në kuadër të projektit dy miliardë dollarë, nga EMAAR Group, i cili vjen nga Dubai në Durrës.

Janë këto vetëm disa nga pazaret e ?vogla? të Lulzim Bashës. Kjo është ?La Piovra? e Lulzim Bashës, në tetë vite në krye të opozitës.

Skema është e qartë. Basha mban karrigen e kryetarit të PD, Rama kryeministër, pazaret ku ka para në mes, i ndajnë bashkë./CNA.al

Një copë Porti për humbjen e Lulzim Bashës

Lajmet e fundit nga