LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kauzat e humbura të Bashës/ Si i la në mes të rrugës demokratët kreu i PD

12 Maj 2021, 08:31, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjitha kauzat e nisura i ka lënë në mes.

Ai ka dështuar t?i çojë deri në fund dhe sërish del e flet për angazhime të mëtejshme, në vend që të kishte liruar karrigen e kreut të PD-së.

Nuk mund ta kenë gjithmonë fajin ata që fitojnë, kundërshtarët apo rivalët, kur Basha ka treguar se nuk kapacitet për t?i dërguar kauzat deri në fund.

Nuk do të kthehemi shumë kohë pas, por do ta nisim nga viti 2019,  kohë kur dogji mandatet, për të vijuar më tej me kauzat e tjera.

Djegia e mandateve

Në Shkurt të vitit 2019, Lulzim Basha ndërmori nismën për djegien e mandateve.

Pas këtij vendimi Basha tha, se Parlamenti, në të cilin bënin pjesë, para djegies së mandateve, ka dalë nga  votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 Qershorit 2017.

Ndaj, Basha i mbështetur edhe nga aleatët kërkonte një Qeveri tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

?Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor, që të shembim një qeveri të krimit dhe t?i japim shqiptarëve një qeveri për njerëzit. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar ne po japim?, deklaronte Basha në vitin 2019

Ndër të tjera, kreu i PD, Lulzim Basha, deklaronte se me djegien e mandateve do të digjte Qeverinë, por në fakt dogji veten dhe Opozitën.

Pasi djegia e mandateve nuk e ndihmoi PD dhe Opozitën që të ndryshonin pozicion, madje ata dolën jashtë loje edhe si Opozitë, pasi në Parlament u formua një Opozitë e re Parlamentare.

Protestat

Pas djegies së mandateve, Lulzim Basha nisi protestat me moton ?Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft?.

Basha është shprehur në atë kohë, se Opozita do të udhëheqë një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

“Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Protestat nisën në Tiranë dhe u zhvendosën edhe në rrethe.

Në këtë vazhdë u organizuan 12 protesta, ku në të gjitha Lulzim Basha shkonte më vonë, se orari i caktuar dhe pasi trashte zërin dhe fliste për rrëzim të kryeministrit Edi Rama, përfundonte duke kënduar himin dhe duke u bërë objekt memesh dhe talljesh.

Pra, edhe protestat nuk i shërbyen për asgjë. Kështu që Basha ndaloi dhe i la në mes kauzat dhe demokratët, për të gjetur një tjetër justifikim për dështimin e tij.

Në këto kushte, u vendos për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me 30 Qershor 2019, ndërkohë që Basha, vazhdonte avazin e tjetër, se do të rrëzonte Qeverinë Rama.

Zgjedhjet vendore 2019

Kur data e zgjedhjeve vendore ishte caktuar, pavarësisht lojëra të Presidentit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehej. se nuk do kishte zgjedhje vendore me 30 qershor. sepse ato do të shtyheshin.

 ?Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës.Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë?, deklaronte Basha.

Ndër të tjera ai deklaronte se gjithçka kishte arritur në një pikë pa kthim.

?Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita?, shprehej Basha.

Por, zgjedhjet u bënë, në përgjithësi ishin të qeta dhe Basha përfundoi jashtë politike edhe në pushtetin vendor.

Basha, dështoi të mbante premtimet, ku thoshte se s?ka kthim pas, se zgjedhjet nuk do të bëheshin e të tjera si këto.

Sot e kësaj ditë pushteti vendor, është ai që ka dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 dhe Basha e ka harruar këtë gjë dhe nuk flet më për të.

Tashmë ka nisur një tjetër kauzë, që pritet të ketë fatin e kauzave të tjera, pasi kjo e fundit është më abstraktja nga të gjitha, pasi flet për luftë e beteja, ndërsa vjen nga humbje të njëpasnjëshme.

?Lufta? e Bashës

Pas humbjes në zgjedhjet 25 Prillit 2021, kreu i PD-së Lulzim Basha,  ka dalë me një tjetër kauzë që është qesharake në fakt.

?Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore?, u shpreh Lulzim Basha me 27 Prill, dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare ku PD arriti të merrte 59 mandate, përkundrejt PS që mori 74 mandate.

Kjo deklaratë, e ktheu Bashën, objekt memesh dhe humori.

Të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Basha pas 25 Prillit dhe që ai i konsideron si luftë apo betejë, s?janë gjë tjetër veçse veprime për të justifikuar humbjen dhe dështimin e tij.

Basha, pasi vlerësoi procesin zgjedhorë, doli dhe tha, se ka prova për manipulim të zgjedhjeve. Dhe këto që ai i quan prova ia la në dorë një studenti masteri si Marash Logu, për të mbrojtur PD në KAS.

E gjitha kjo tregon, se Basha e di që rezultati nuk ndryshohet më, por po bën të gjitha përpjekjet që të justifikohet, ndërkohë që sa vijnë e shtohen zërat për largimin e tij si nga brenda dhe jashtë PD-së.

Ndërkohë që në PD kanë nisur dorëheqjet duke filluar që nga njerëzit më të afërt të tij, edhe pse një pjesë po mbahen të fshehtë, Basha ka nisur turin nëpër rrethe, duke e cilësuar si betejë.

Edhe turin në rrethe nga ana tjetër përpiqet ta manipulojë, duke organizuar takime me përkrahësit e tij të ngushtë me regjistrim, për të nxjerrë më pas në publik, pjesët që nuk e cënojnë atë.

Pra edhe kauza që ai e quan luftë apo betejë është e dështuar, përtej çdo veprimi që bën ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga