
Si ndodhi sulmi mbi Fortesën e Bastijës, ngjarja që shënoi Fillimin e Revolucionit Francez
Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjel...
Për mijëra vjet, njerëzit kanë folur mbi mundësinë e ekzistencës së qyteteve të tëra të zhytura nën ujërat e deteve dhe oqeaneve. Një nga më të famshmet e këtyre metropoleve të humbura, Atlantida, e ka fituar këtë status falë filozofit grek Platonit, që deklaroi se ky qytet ishte fundosur në det mijëra vite përpara se ai të shkruante për të.
Ndërsa debatet nëse Atlantida ka ekzistuar vërtet apo jo, kanë vazhduar që nga koha e Greqisë së Lashtë, godinat, rrugët dhe objektet e qyteteve të tjera antike janë zbuluar dhe eksploruar nga studiuesit. Ato janë sa të bukura aq edhe të frikshme, dhe vërtetojnë se madhësia dhe rëndësia, nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur mbi ujë një komunitet shumë të zhvilluar.
Pavllopetri, Greqi
Në vitin 1967, Nik Fleming, studiues në Universitetin e Sauthemptonit në Britani, u ndesh me relike antike disa metra nën ujë në brigjet e Greqisë së Jugut. Zbulimet do të çonin në identifikimin e qytetit më të vjetër të zhytur nën ujë.
Rrugët, oborret, ndërtesat dhe gurët e varreve të çojnë në ishullin e afërt Pavllopetri, ku ndodhej dikur vendbanimi i lashtë. Studiuesit mendojnë se godinat datojnë që nga koha e Mikenës, grekët e lashtë që lulëzuan gjatë fundit të Epokës së Bronzit, gjatë viteve 1650- 1180 Para Krishtit.
Pas një ekspedite fillestare në vitet 1960, ky sit mbeti relativisht i pastudiuar deri në fillim të viteve 2000, kur ekipi i Projektit të Arkeologjisë Nënujore Pavllopetri, u zhyt nën ujë për të parë se çfarë mund të mësohej tjetër. Ndërhyrjet e shumta ilegale kishin dëmtuar varret e lashta, dhe kjo e detyroi UNESCO-s ta shpallë sitin si trashëgimi botërore në vitin 2016.
Herakleion, Egjipt
Dikur një port i madh që priste anijet kur hynin në deltën e Nilit, Herakleion ose Thonis ? emri grek dhe ai egjiptian ? ndodhet në vendin kur thuhet se shkeli për herë të parë në tokën egjiptiane Herakliu (ose Herkuli). Vendi ku ka ecur heroi është zhdukur prej kohësh, pasi arkeologët mendojnë se qyteti është nën ujë që nga shekulli i 8-të.
Përmes hidrolokatorit, studiuesit kanë identifikuar dhjetëra anije dhe qindra spiranca, teksa kanë arritur të nxjerrin prej andej temjanë, bizhuteri dhe pajisje të nevojshme për adhurimin e zotave nëpër tempuj. Nga uji janë nxjerrë edhe statujat prej graniti 6 metra të larta të perëndive egjiptiane.
Ndonëse studiuesit po mësojnë ende më shumë rreth Herakleionit dhe qytetit fqinj me të, Kanopusit, arkeologët dhe gjeologët e kanë një ide se pse dy u fundosën këto 2 qytete. Terreni i tyre përmbante shumë argjilë, dhe përmbytjet nga baticat apo tërmetet ? që kanë ndodhur shpesh në zonë ? mund ta ketë kompresuar tokën, duke e zhvendosur me shpejtësi drejt detit.
Baiae, Itali
Ju mund të silleni ende si një romak i lashtë dhe të kryeni një udhëtim në Baiae. Por për të parë qendrën e vjetër të llixhave, duhet të zhyteni nën det. Baiae tërhiqte dikur vizitorët më të pasur për 2.000 vitet që ekzistoi qyteti. Disa perandorë i shtuan atij pallate dhe pishina.
Ndërsa një filozof romak i paralajmëroi të tjerët të kishin kujdes nga thashethemexhinjtë, mbi endacakët e dehur që endeshin bregut, dhe nga festat e zhurmshme që ndodhnin shpesh aty. Por një moment festat morën fund:Aktiviteti nën koren e Tokës e zhyti nën ujë një pjesë të Baiaes. Reliket që gjenden ende mbi ujë, si dhe ato në Gjirin e Napolit, mund të kundrohen ende sot nga turistët.
Atlit-Jam, Izrael
Më shumë një fshat sesa një qytet, Atlit-Jam në brigjet e Izraelit Verior bart ende një sasi mbresëlënëse materialesh që ndodhen nën ujë, sepse ky sit është rreth 7.500-8.000 vite i vjetër. Gati 10 hektarë relike përfshijnë themele shtëpish, vatra, mjete, vegla prej stralli, mbetje kafshësh dhe varre njerëzish, që datojnë në një kohë kur paraardhësit tanë sapo kishin filluar të vendoseshin në një vend dhe të kultivonin drithëra.
Dy individë të varrosur në këtë vendbanim ? me gjasë një grua dhe foshnja e saj ? tregojnë shenja gjenetike të infeksioneve nga tuberkulozi , duke i bërë ata pacientët më të vjetër të tuberkulozit njerëzor të zbuluar deri tani. Në fund, ishte rritja e nivelit të detit, ajo që i largoi banorët e Atlit-Jam nga shtëpitë e tyre.
Një pus i gërmuar nga banorët, gjendet tani më shumë se 20 metra nën ujë, dhe vendbanimet e mëvonshme neolitike që janë ende të zhytura por më pranë bregut, tregojnë se si njerëzit u tërhoqën ngadalë prej andej për shkak të baticave në rritje. / bota.al
Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjel...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Marsin e vitit të kaluar, kur n...
Në stinën e dimrit Evropa Veriore ka shumë pak orë me diell....
Nga Judith Miller “The Hill”Xho Bajden dhe Donald Trump nuk ...
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot no...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
Ish-Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, i cili sh...
Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më...
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënje...
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Su...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...