
Covid pushton Shtëpinë e Fëmijëve në Vlorë/ Rezulton pozitive një punonjëse
Një punonjëse e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë ka rezultuar p...
Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të hidhet në 4 Dhjetor në presidencë. Njoftimi është bërë nga presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi për shtyp.
Në njoftim thuhet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ndërkohë në për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, thekson presidenca, do të përfshihen vetë ata gjyqtarë dhe prokurorë që plotësojnë kushtet ligjore. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Avokati i Popullit i cili do të mbikëqyrë nga afër të gjithë procesin.
Njoftimi i Presidencës:
Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2021
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00
Presidenti i Republikës, në mbështetje të:
– nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
– nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, të ndryshuar; me Vendimin nr. 413, datë 25.11.2020, ka vendosur që:
Ditën e premte, datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, në sallën ?Skënderbej?, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2021.
Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendim nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, ?Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi?.
Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që, në momentin e hedhjes së shortit në datë 4 dhjetor 2020, ora 11:00, sipas ligjit të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.
Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.
Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.
Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar që, momenti i hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t?i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, dhe të bëhet e mundur ndjekja live dhe në kohë reale e procesit.
Kjo për të bërë të mundur që ky proces të ndiqet nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku, që për shkak të akteve ligjore në fuqi për shkak të pandemisë, nuk e kanë të mundur ta ndjekin drejtpërdrejtë nga salla procesin e hedhjes së shortit.
Më poshtë gjenden të publikuara:
– Vendim nr.413, datë 25.11.2020 i Presidentit të Republikës ?Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2021?
– Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
– Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;
Shënim: Duke vlerësuar transparencën si parimin themelor të veprimtarisë së Institucionit të Presidentit të Republikës, kjo rubrikë do të përditësohet në kohë reale me informacionin dhe dokumentacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të kërkojë apo do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin./CNA.al.
Një punonjëse e Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë ka rezultuar p...
Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka r...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, do të shëmb...
Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimi...
Sot u bënë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, lëkundjet e të...
Gazetarja Kristiana Pemaj ka treguar historinë e familjes Gj...
Një debat i ashpër u zhvillua mes Pano Sokos dhe Artan Shkre...
Sot u shënuan një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019...
Banorët që ngelën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019...
Gjykata Kushtetuese vijon të mbetet në pikëpyetje nëse do të...
Mjeku Adrian Fandi në një intervistë përmes skype për “Ora N...
Ditën e sotme në Këshillin e Lartë Gjyqësor është zhvilluar ...
Presidenti Ilir Meta vazhdon të jetë një “shkelës i rregullt...
Pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që nëpër s...
Sot shënohet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nentorit të vi...
Zbardhet lista e ilaçeve COVID që do të përfshihen si pjesë ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një...
Vijon infektimi md Covid-19 brenda institucioneve arsimore n...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka ...
Pas më shumë se 8 muajsh që nga nisja e pandemisë Cocid-19 n...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi ...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të d...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën "B...
Evakuuohen katër alpinistët e bllokuar në Majën e Zhab...
Vendi, javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave a...
Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe k...
Në Shqipëri ka nisur të ndihet mungesa e fuqisë punëto...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet ...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Evropa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan d...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...