LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të sillemi pasi kalojmë Covid/ Mjeku tregon kategoritë që duhet të tregojnë kujdes

26 Nëntor 2020, 19:36, Aktualitet CNA
Si të sillemi pasi kalojmë Covid/ Mjeku tregon kategoritë që

Mjeku Adrian Fandi në një intervistë përmes skype për ?Ora News? ka insistuar se të gjithë qytetarët që kanë kaluar Covid-19 duhet të tregojnë kujdes edhe pas rikuperimit pasi që virusi mund të lërë pasoja edhe pasi kalon.

Fandi thotë se trajtimi me vitamina mund të ndihmojë.

Më tej mjeku shqiptar që jeton në Londor është shprehur se qytetarët me sëmundje kancerogjene duhet të ruhen njëlloj sikur nuk e kanë kaluar Covid.

?Të gjithë ata që kanë kaluar Covidi-n kanë dhimbje koke, kanë debulesë të madhe, mund të kenë takikardi, mund t?u zgjasë temperatura 37 gradë për një kohë të gjatë dhe kjo do kohë që të rimarrësh veten. Mund të humbasësh shijen dhe nuhatjen për një kohë të gjatë. Trajtimi me vitamina mund të ndihmojë, sepse të rrit imunitetin dhe fuqinë mbrojtëse të trupit. Duhet t?i japim kohë organizmit që të rimarrë veten.

Nga ana imunitare, varet nga problemet sekondare që ka një njeri. Nëse ka probleme kanceroze dhe po bën kimioterapi, normalisht që ka një imunitet shumë të ulët dhe duhet të ruhet njësoj sikur nuk e ka kaluar Covidin, edhe nëse ka mbijetuar prej tij. Njëkohësisht ka edhe njerëz që sëmuren shpesh, që kanë probleme shëndetësore, edhe pse mund ta kenë kaluar gjithnjë duhet të ruhen?, tha Fandi./CNA.al

Lajmet e fundit nga