Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy/ Basha uron këngëtaren shqiptare

25 Nëntor 2020, 14:37, Aktualitet CNA
Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy/ Basha uron këngëtaren

Kreu i PD, Luzlim Basha ka uruar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

?Urime divës shqiptare @dualipa për 6 nominimet #Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!?, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

Këngëtarja Dua Lipa është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk është përmbajtur dot nga gëzimi. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë: ?Albumi më i mirë i vitit?dhe ?Albumi më i mirë Pop Vokal? për albumin ?Future nostalgia?, ?Regjistrimi i vitit?, ?Kënga e vitit?, ?Performanca më e mirë solo Pop? për ?Don?t? start now?, ?Bashkëpunimi më i mirë pop? për ?Un Dia? në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain./CNA.al

Lajmet e fundit nga