LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të jemi online tërë kohën”/ Rektori: Provimet në distancë do jenë sfidë

24 Nëntor 2020, 14:30, Aktualitet CNA
“Do të jemi online tërë kohën”/ Rektori:

Artan Hoxha, rektori i Universitetit të Tiranës, tregoi se kush është shqetësimi më i madh në lidhje me mësimin ?online? të universiteteve.

Gjatë një interviste për ?A2?, Hoxha u shpreh se nëse situata do të jetë e njëjtë, viti akademik do të jetë i gjithë online, duke shtuar se provimet në distancë do të jenë një sfidë për të gjithë.

Rektori shtoi më tej se kanë qenë të përgatitur për një mësim të alternuar që në fillim, krijuam një platformë të unifikuar, që pedagogët dhe studentët të komunikonin

?Duhet një strategji më e konsoliduar e zhvillimit të mësimit ?online?. Duhet të përgatitemi që situatë të zgjasë më shumë se 2-3 muaj. Sfidë do të jenë edhe provimet në distancë, nëse do të jemi ende në këtë situatë. Ne duhet të llogarisim më të keqen: që do të jemi ?online? tërë kohën. Në çfarëdolloj situate, do të bëjmë të pamundurën.

Ne kemi qenë të përgatitur për një mësim të alternuar që në fillim, krijuam një platformë të unifikuar, që pedagogët dhe studentët të komunikonin.

Sot, kemi një sistem të përpunuar, ku janë të përfshirë pothuajse të gjithë në procesin mësimor. Ky proces ka ecur normalisht në kushtet e anormalitetit. Kjo nuk do të thotë që jemi të kënaqur që po zhvillojmë mësimin ?online?, aq më tepër që ka procese mësimore që vështirë të zhvillohen në distancë. Për secilin fakultet kemi një grafik, ku zhvillojmë trajnime për metodologjinë e mësimdhënies online?, deklaroi Hoxha./CNA.al.

Lajmet e fundit nga