LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Privatizimi i ish-klubit Partizani/ Tre gënjeshtrat pse padia e Taulant Ballës nuk qëndron

25 Nëntor 2020, 12:43, Aktualitet CNA
Privatizimi i ish-klubit Partizani/ Tre gënjeshtrat pse padia e Taulant

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë gjatë qeverisjes “Berisha”, janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës, ku sot janë ndërtuar 17 kulla. Kallëzimi është referuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili akuzon ish-zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Së pari, duket që kjo padi është një gënjeshtër dhe ka ka shumë të pavërteta.

Personi përfitues me të njejtën procedurë, por në një pronë tjetër është edhe  deputeti i PS dhe Rilindjes Xhemal Qefalia dhe kjo është një ndër dhjetra pronat që i kanë marrë ish pronarët me të drejtë parablerje të objekteve duke qenë pronarë të truallit. Pra ka një ligj shteti shqiptar, të qartë, të shkruar të zezë mbi të bardhë që favorizon ish pronarët në parablerje të objekteve kur këta janë pronarë të truallit. Pse nuk e con Taulanti pronën e Xhemail Qefalisë në SPAK?

Nga ana tjetër, pretendohet që kjo pronë dhe ky truall nuk duhet tu privatizohej ish pronarëve pasi ata ishin shpronësuar në vitin 1940 nga italianët. Por ka një fakt tjetër.

Ish pronarët gëzojnë një vendim gjykate dhe një vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave. Pra gjykata dhe Komisioni i Pronave, pavarësisht se këta mund të kenë marrë paratë nga italianët, ja u njeh këtyre si pronë. Institucionet zbatojnë ligjin, zbatojnë vendimet e gjykatave, vendimet e Komisionit të Pronave.

Nuk është Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Ekonomisë ajo që zgjidh pikëpyetjen e madhe është apo nuk është pronar, por është gjykata. Pronarët kanë shkuar në gjykatë, kanë fituar pronësinë në gjykatë dhe kanë kërkuar të drejtat e parablerjes së pronës.

Prandaj e gjithë skema e ngritur nga Taulant Balla duket se është një vendim qesharak ndaj sistemit të drejtësisë dhe është kundër pronarëve dhe kundër deputetëve socialistë. Kundër pronarëve sepse iu thotë atyre që ju nuk keni të drejtë të parablini, ju thotë atyre që vendimet e gjykatave nuk duhet të zbatohen. E në rast se vendimi i gjykatës për kthimin e kësaj prone është i padrejtë duhet të shkohet në Gjykatë të Lartë, e në rast se Gjykata e Lartë ja u kalon pronarëve, duhet të zbatohet sepse nuk jemi në diktaturë.

Në rast se ka korrupsion në vendimin e gjykatës, atëherë duhet të hetohet gjykatësi. Çështja ka rrugë ligjore që zgjidhet. Nuk e zgjidh dot asnjë ministri, as ministritë e Edi Ramës, sepse janë të detyruara të zbatojnë ligjin. Pra objektet që nxirren në shitje, prioritet kanë ish pronarët e truallit. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur, asgjë më shumë.

Çfarë kanë çuar në SPAK Taulant Balla dhe çuant e Rilindjes? Një hiç, po bëjnë një show, po tallen me institucionet e drejtësisë, siç është SPAK, sepse po e kthejnë në leckë për të fshirë çimentot dhe jo në një institucion të vërtetë drejtësie. Faktet tregojnë që gjithçka që pretendohet është një gënjeshtër. As institucionet shtetërore dhe zyrtarët nuk kanë përgjegjësi, të paktën ministritë as edhe ish pronarët. Balla nëse është i shqetësuar për Ministrinë e Mbrojtjes le të çojë në SPAK edhe Mimi Kodhelin që fiku radarët, duke favorizuar trafiqet siç e tha edhe vetë Saimir Tahiri. Megjithse ministrin që ka firmosur privatizimin, Gazmend Oketën e ka pasur aleat.

Ish pronarët kanë marrë tokën, kanë shkuar kanë paguar paratë dhe kanë blerë objektin që është ndërtuar mbo truallin e tyre. Siç e theksuam ehde më lartë, në rast se ka falsifikime t?i hetojnë strukturat e prokurorisë dhe të gjendet nëse është shitur apo jo dhe kush i ka falsifikuar dokumentet pronarët apo gjykatësi është korruptuar. Por jo të akuzosh institucionet e shtetit që në fakt në këtë rast kanë zbatuar katërcipërisht ligjin, pra u ka dhënë të drejtën e parablerjes pronarëve.

Pra janë institucionet e drejtësisë ato që duhet të hetojnë se kush e ka përfituar këtë prona. Duhet të kuptohet se çfarë ka ndodhur sepse nuk është kjo e vetmja që nuk është privatizuar nga ish pronarët? Si i marrin ish pronarët këto prona? Sepse nuk mund të shkojë një njeri nga rruga në një ministri dhe të thotë që këtë pronë do ta ble unë se kam qejf. Nuk mu

ndet, sepse ligji e përcakton që kanë drejtën e parablerjes ish pronarët pastaj nës

e ata nuk e blejnë del ankandi që kush është shifra më e lartë.

Si njihen ish pronarët? Dikur ka qenë Komisioni i Vlerësimit dhe Kompensimit të Pronave në bazë të dokumentave ose me vendim gjykate. Tani ish pronarët kanë edhe vendim të Kthimit të Pronave edhe vendim gjykate. Por pse ministria e asaj kohe nuk duhet tja u njihte të drejtën e parablerjes? Nëse ministria nuk ja u njihte të drejtën e parablerjes këtyre personave dhe ja u blinte dikush tjetër, pra po dilte në ankand, ose nuk pranonte ministria tja u jeprte me parablerje ish pronarëve zyrtarët duhet të merrnin përgjegjësi penale pasi kishin shkelur ligjin.

Ligji thotë që të drejtën e parablerjes e kanë ish pronarët, të cilët njihen përmes vendimit të gjykatës dhe Komisionit të Pronave, atëherë nëse ka korrupsion në të gjithë procedurën e njohjes së pronës atëherë është prokuroria që e zgjidh, pra heton si është marrë kjo pronë edhe ato të deputetit të PS Xhemal Qefalia. Ky është thelbi, por jo si është privatizuar nga shteti nëpërmjet ligjit dhe duke zbatuar çdo vendim qeverie dhe çdo normë juridike. Nëse Xhemal Qefalia dhe bashkëpronarët e tjerë kanë falsifikuar vendimin e pronës të shkojnë ata pas hekurave dhe të mbajnë përgjegjësinë./CNA.al.

Lajmet e fundit nga