LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do ndërtohet kulla 15 kate”/ PD vijon të denoncojë grabitjen e pronës publike në Elbasan

24 Nëntor 2020, 13:58, Aktualitet CNA
“Do ndërtohet kulla 15 kate”/ PD vijon të denoncojë

Sekretari i PD në Elbasan, Blendi Himçi ka vijuar të denoncojë bashkinë për grabitjen e pronës publike në Elbasan.

Në një prononcim për media, Himçi tha se bashkia ende nuk ka kthyer një përgjigje për grabitjen e 3500 metra katrorë truall publik, duke shtuar se kullat që po ndërtohen pas këtij institucioni zënë edhe pamjen e bibliotekës së qytetit.

Sipas tij, një kullë prej 15 katesh do të bllokoj gjithë pamjen e bibliotekës.

?Bashkia Elbasan vijon të mos përgjigjet për 3500 metra katrorë truall publik që i ka falur privatit në këmbim të një kati shtesë. Ne vazhdojmë të kemi pyetje për Bashkinë e Elbasanit:

A i mbulon një kat shtesë të gjitha funksionet e Bashkisë së Elbasanit?

A i ka maksimalizuar interesat e qytetarëve elbasanas bashkia në këmbim të 3500 metra katrorë truall për të përfituar vetëm një katë shtesë, për të ushtruar veprimatarinë e saj?

Sot ne jemi këtu edhe për të denoncuar diçka tjetër. Biblikoteka e qytetit e dhuruar nga  familja filantropiste Baholli, një familje e respektuan në qytetin e Elbasanit 90 vjet më parë ka bërë dhuratë si privat për interesat publik pikërisht qytetarëve në vitin 1930. Sot pas 90 vjetësh shikojmë një situatë tjetër. Merret trualli publik dhe i jepet privatit. Një paradoks i jashtëzakonshëm. Kjo bibliotekë nuk do të jetë më, lexuesit e Elbasanit nuk do ta shikojnë më dritën e djellit sepse do të kenë përpara një mal të madh 15 katësh që do të jenë kullat që do të ndërtohen pas shpinës së bashkisë, duke rrëmbyer 3500 metra katrorë truall?, tha Himçi./CNA.al.

Lajmet e fundit nga