Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës në vend, duke nisur që nga ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese e deri tek korrupsioni i lartë shtetëror.
Përmes një postimi në rrjetin socia, Ngjela shkruan se presidenti Ilir Meta është politikani më i trembur dhe nga frika po bën kërcënime fëminore.
Postimi i plotë i Ngjelës:
l. Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore?
Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese, dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje.
Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikanë Yuri Kim?
Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë.
Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta?
Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli.
Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 përqind pro amerikanë?
Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.
Po Gjykata Kushtetuese mund të pengohet nga presidenti Ilir Meta?
Ai mendon se nuk do t’u dalë gjyqtarëve për të dëgjuar betimin e Gjykatës para tij.
Po, a mund të mos dalë për betimin e Gjykatës Kushtetuese presidenti i Republikës kur kjo është kërkesë Kushtetuese?
Edhe mund ta bëjë, por ai është krim që presidenti mund të arrestohet në flagrancë, njëlloj si për çdo goditje antishtet.
Po ambadadorja e Amerikës në Tiranë, a do t’i përgjigjet Metës?
Nuk besoj, sepse ekspertiza amerikane e ka çmontuar plotësisht Ilir Metën, dhe bashkë me të, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Zhvillimi shqiptar sot është bllokuar nga korrupsioni i lartë shtetëror dhe nga krimi i organizuar, i lidhur me të.
Por, le ta shohim këtë çështje edhe më konkretisht.
Korrupsioni në Shqipërinë aktuale, esencialisht është i lidhur me krimin e organizuar, sepse, në fakt, kjo është natyra e korrupsionit të lartë shtetëror në të gjithë botën.
Por, kjo simbiozë kriminele është shumë e rrezikshme. Kur Meta me naivitet flet për forcë dhe për vrasje, shpresën e ka te krimi i organizuar.
Kjo është arsyeja pse tani që pritet të fillojnë proceset penale, duhet profesionalizëm i nivelit të lartë dhe angazhim i drejtepërdrejtë ndërkombëtar në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.
Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është solid drejt akteve publike kriminale, sepse në natyrë është frikacak. Por, gjithsesi, profesionalizmi duhet të dominojë gjendjen kur të fillojë goditja penale. Kjo gjendje, ka nevojë për eksperiencën e FBI -së.
Këto janë kushte të domosdoshme.
Po korrupsioni i lartë shtetëror në çfarë pozitash është? Këtij, a i është identifikuar paraja e vjedhur?
Po. Korripsioni i lartë shtetëror është i gjithi i kapur. I janë identifikuar paratë.
Në funksion të kësaj, edhe organet e drejtësisë në Shqipëri, duhet të tregohen shumë profesionalë.
Në lidhje me këtë, shërbimet ndërkombëtare dhe FBI duhet të bëjnë procesin e identifikimit të provës për kapitalin bankar që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar kudo, dhe, me vendimet për konfiskim të gjykatës shqiprare, si para të ardhura nga krimi, duhet të tërheqin në Shqipëri të gjitha ato para që tani janë nëpër banka ndërkombëtare.
Duhet të ketë përgatitje profesionale në lidhje me goditjen, se krimi i lartë do të hedhe në veprim krimin e rrugës, do të përdorë paratë përkundër hetimit si proces, dhe hetuesëve si subjekte të të provuarit. Pikërisht kjo gjendja, e mban rrezikun brenda vetes.
Po, a e dinë ndërkombëtarët këtë. Sigurisht që e dinë.
Kurse shqiptarët po presin me padurim që të shohim të kthyera paratë e tyre që, pasi ua kane grabitur, edhe i kanë fyer e po i kërcënojnë. Një i tillë është edhe Ilir Meta, që del si një kampion i hiçit, dhe që mendon se me klithma hiçi do të trembë aleancën shqiptaro-amerikane. (!)
Gjithsesi, kjo reformë antikorrupsion, duke u nisur nga sjellja vulgare e Ilir Metës, kuptohet se do të fillojë nga Meta, por ky fillim sigurisht që do t’i gëzojë shumë shqiprarët, të cilët mezi po e presin./CNA.al.
Deputeti i PS, Ervin Bushati prej 8 ditësh rezulton i prekur...
Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte një seancë plenare.Pas ...
Dy vajzat e Drane dhe Llesh Dedës kanë folur sot për vrasjen...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallakut ku u gjobitën 30...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg Islam Myrtajn pa...
Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditën e sotm...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një konferencë të përbash...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me min...
Kryeministri Edi Rama i bën sërish thirrje qytetarëve që të ...
Vaksinat e para anti-Covid mund të fillojnë në muajin dhjeto...
Spitali rajonal i Elbasanit do të kthehet në spital COVID. P...
Ndonëse ishte parashikuar që lockdoën të hiqej më 30 nëntor,...
Mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli foli për ndiki...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagi...
Floresha Rasha, e cila u kthye pak ditë më parë së bashku me...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga spitali Covid 4...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi gjatë mbledhjes së mbajtur ...
CNA.al ka siguruar letrën që Ilir Meta i ka dërguar Kryekomi...
Ambasadroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...