“Covid është kudo”/ Mjekja kirurge u kthehet atyre që nuk e besuan: Dilni e gëlltisni çfarë vollët

26 Nëntor 2020, 09:18, Aktualitet CNA
“Covid është kudo”/ Mjekja kirurge u kthehet atyre që

Pas më shumë se 8 muajsh që nga nisja e pandemisë Cocid-19 në Shqipëri, kirurgia Lida Shosha u është kthyer të gjithë atyre që shanë, tallën dhe mallkuan kur ajo bëri një mesazh sensibilizues për ata që nuk besonin ekzistencën e virusit.

Përmes një postimi në rrjetin social, kirurgia shkruan se virusi është i pranishëm në të gjitha familjet, diku si mik me shenja të lehta e diku tjetër si armik duke u marrë jetën njerëzve të dashur.

Mes revoltës, Shosha tha se virusi po ?viziton? të parët ata rebelë që kundërshtojnë masat mbrojtëse.

?Na pret ?Dimri i madh?

Kur muaj më parë bëra një status sensibilizues për mosbesuesit, tallësit, njerëzit që për hir të vërtetës ishin të shumtë, që akuzonin, talleshin, etiketonin, njollosnin e mallkonin mjekët se po shpifnin për ekzistencën e virusit, shumë syresh mu vërsulën e nuk kursyen lumenjtë e mallkimeve.

Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile. Fatkeqësisht covidi i mallkuar po troket në çdo derë diku si mik e diku si armik, po mer njerëzit e shtrenjtë, udhëtimi i tij në këtë botë akoma vazhdon, s?dihet kush do mbijetojë.

Virusi është aq i zgjuar saqë viziton të parët ata që injoruan ca masa mbrojtëse minimale, që su kushtonte asgjë. Si mjek do jap përherë kontributin tim në sensibilizimin e popullatës, për ruajtjen e shëndetit. Bëni kujdes miq. Kurba e infektimeve dhe vdekjeve po rritet nga dita në ditë… ?Dimri i madh po afron.? Zoti na mbroftë të gjithve?, shkruan mjkeja kirurge./CNA.al.

Lajmet e fundit nga