Rindërtimi i shtëpive që u prekën nga tërmeti/ Qeveria “dorëzohet”: Nuk i përfundojmë dot të gjitha brenda vitit

26 Nëntor 2020, 20:25, Aktualitet CNA
Rindërtimi i shtëpive që u prekën nga tërmeti/ Qeveria

Sot u shënuan një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku si pasojë mbetën 51 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur.

Zonat më e prekur ishte Thumana, ku të mbijetuarit tashmë janë në qiell të hapur.

Një vit më parë kryeministri Edi Rama premtoi se brenda vitit 2020 do të ketë përfunduar ndërtimi i shtëpive dhe banorët e prekur do ta kalojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

Por pas një viti duket se qeveria është dorëzuar në këtë premtim që ka dhënë. Zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli u shpreh në emisionin ?Open? se nuk është  dhënë premtim për të gjithë banorët, duke shtuar se faza e rindëritimit ëshët ndarë në 2 faza: për shtëpitë individuale dhe pallatet.

Gazetarja Eni Vasili i kujtoi zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkreli premtimin e Ramës pas tërmetit, i cili tha se të gjithë do të jenë në shtëpi brenda Vitit të Ri.

Shkreli tha se gjatë rrugës dalin të papritura, dhe se brenda këtij viti do të përfundojnë 400 shtëpi vetëm në Shijak, dhe 1000 shtëpi në total.

Shkreli: Thamë që brenda vitit 2021 do strehohen të gjithë..

Vasili: Rama tha brenda vitit të ri, nxjerr sinkronin

Shkreli: Prentimi është thënë që brenda vitit të ri do futen në baesa individuale, dhe është thënë që brenda 2020 në pallate, sepse ka pasur dëmtime në fshat dhe qytete. Një pjesë e madhe do ta gëzojnë këtë vit të ri nëpër shtëpi. Kryesisht për ata që kanë pasur shtëpi individuale.

Vasili: Janë 200 mijë të pastrehë

Shkreli: Mbi 1000 familje do ta festojnë këtë vit të ri në shtëpi. 1000 shtëpi individuale përfundojnë brenda këtij viti.

Soko: Tirana përveç 70 shtëpive që do të ndërtohen nga shtëpia e Tiranës, asnjë program tjetër duke futur këtu dhe donatorët, asnjë nuk premton të mbarojë shtëpitë në fund të vitit. As Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Shkreli: Këto 70 shtëpi që thatë ju kanë mbaruar. 1000 shtëpi të tjera i mbarojmë brenda këtij viti. Vetëm në Shijak do përfundojnë 400 shtëpi brenda vitit. E thotë FSHSH.

Soko: Para 15 ditësh sapo kishin filluar.

Shkreli: vijon koha nga 35 ditë deri në 3 muaj

Soko: Ne kemi nisur në janar dhe sot jemi në nëntor…/CNA.al.
 

Lajmet e fundit nga