LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha flet për skualifikimin e Klevis Balliut/ Nesër do ta bëj ministër

10 Tetor 2020, 09:33, Politikë CNA
Basha flet për skualifikimin e Klevis Balliut/ Nesër do ta bëj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët edhe në lidhje me skualifikimin e Klevis Balliut, nga lista e kandidatëve të PD-së në Pogradec.

Në një prononcim për mediat, Basha tha se ky proces nuk nxjerr të përjashtuar, pasi të gjithë i përkasin PD-së.

Më tej, Basha la të kuptohet se ai nuk është përjashtuar nga PD, dhe se do marrë ?shpërblimin? e tij kur Luli të bëhet kryeministër.

?Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër?, tha Basha.

Pra, sipas asaj që tha Basha, nesër Klevis Balliun mund ta bëjë edhe ministër, apo edhe zv.ministër.

Pra, edhe pse baza e PD-së e skualifikoi nga gara, Basha premton se nëse do jetë pjesë e qeverisjes së PD-së.

Procesi nuk përjashton njeri nga PD, por ajo që bie ne sy qartë është se njerëzit që Basha i ka lënë në krye, baza e partisë po i çon në fund të listës.

Duke treguar qartë se Lulzim Basha është njeriu që ka bërë një listë skandaloze e të dështuar  në vitin 2017 dhe sot përpiqet ta justifikojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga