LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shtatë vite propagandë”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “masakron” Ramën: Tallja nuk është qeverisje

10 Tetor 2020, 07:04, Politikë CNA
“Shtatë vite propagandë”/ Ish-anëtari i

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Kullur thekson se fushata për zgjedhjet e 25 prillit 2021, po neverit që sapo ka filluar.

Sipas tij, aktorët politikë po bejne nje ?beteje virtuale? per militantet, duke harruar se shumica e njerezve nuk jane anetare te partive.

Më tej, Kulluri flet edhe për Asamblenë e PS-së, ndërsa thekson se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, por numëroi arritjet e qeverisjes së PD-së, duke i cilësuar si arritje të qeverisë së tij.

Sa i takon ironisë së Ramës ndaj kundërshtarëve politikë, Kulluri shkruan se edhe pse janë të drejta në disa raste, ?qeverisja nuk është tallje?.

?Fushata per zgjedhjet e 25 prillit qe sapo ka filluar po neverit shumicen e votuesve ende pa filluar zyrtarisht!

Aktoret kryesore politike PS, PD dhe LSI po bejne nje ?beteje virtuale? per militantet, duke harruar se shumica e njerezve nuk jane anetare te partive!

Kryeministri i ?0 premtimeve te mbajtura? llomotit per arritje te vetat gjysmen e puneve te qeverise se meparshme, ndersa te vetat i ka virtuale!

Flet per shtepi te ndertuara te te demtuarve nga termeti, nderkohe qe nuk ka mbaruar ende kati i pare i pallatit te pare ne Durres, Fushe-Kruje, Thumane, Ishem apo Tirane!

E pasi ka shperndare vecse nga nje pagese prej 270 mije apo 400 mije lekesh page papunesie per pandemine, mburret si te jete Presidenti Trump qe kompenson me 400-600 dollare ne jave prej 5 muajsh personat qe kane humbur vendet e punes! Mos te flasim 300 mije vendet e punes qe ka hapur ….. ne Gjermani! Etj, etj… Dhe fjalen ne Asamblene e PS e mbyll me tallje pa fund per kundershtaret, qe ne fakt ne shumicen e tyre i ka jo pavend! Por tallja nuk eshte qeverisje dhe as mbajtje pergjegjesie per 7 vjet propaganda, por pak pune te bera!

Ana tjeter e medaljes eshte PD qe nen udheheqjen e Bashes ka nisur nje fushate vetevrasese ne parti ku te gjithe votojne kunder te gjitheve nga Tropoja deri ne Sarande! O e ben PD fije-fije o nuk i del inati me demokratet! Nderkohe qe vazhdon gafat dhe ne cdo takim me ?qytaret virtuale? qe nuk behen me shume se 5 vete ne dite! Por parate e reklamave te ?oligarkeve? e zyrat e perbashketa me ta nuk harron ti marre! E as vilat natyrisht, nderkohe qe mijera familje flene ne cadra prej gati 1 viti!

Nderkohe qe LSI ngre tonet e kercenimeve ndaj ?gjemes rilindje?, vetem 3 vjet pasi dolen te tepert nga koalicioni me Ramen kryesisht per shkak te rezultatit te 2017, qe ishte produkt i humbjes katastrofike te Bashes! ?Nuk kane c?i bejne gomarit, e i bien samarit?!

Ndaj mbi 60% e shqiptareve pergjigjen ne anketa se jane te pakenaqur nga elita politike! Keta nuk perfaqesojne asgje tjeter vec militanteve te verber qe nuk e kuptojne se perdoren si ?mish per top? nga 3 partite me te medha ne kembim te ndonje ?kothereje pushteti?!

Gjysma e Rames e ka ne xhep kotheren, keta te tjeret e enderrojne!

Shumica qe perben pjesen tjeter eshte indiferente ndaj kesaj shemtie! Ne nje fushate qe ka nisur mes genjeshtrave, parrullave, shantazheve, talljeve dhe gafave epike, e vetmja zgjidhje eshte perbuzja!?-shkruan Edvin Kulluri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga