LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta me virusin/ Rama mbledhje me liderët e Ballkanit, pjesëmarrës edhe Oliver Varhelyi

17 Mars 2020, 10:50, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor po zhvillojnë një mbledhje online, në lidhje me luften kundër koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se në mbledhje merr pjesë edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Rama thekson se qëllimi i mbledhjes është garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

?Mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

-Garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin

-Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i be për vendet e rajonit tonë në këtë reagim

-Mbledhja e këshillit europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me shqipërinë dhe maqedoninë e veriut

-Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë?-shkruan Rama.

Lajmet e fundit nga