LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu përgënjeshtron PD-në për anullimin e Check Up-it/ Basha i përgjigjet menjëherë

16 Mars 2020, 21:30, Politikë CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përgënjeshtruar pak minuta më parë Partinë Demokratike lidhur me lajmin se është anulluar kontrata 120 milionë euro e “Check Up”-it.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se lajmi është i rremë dhe se “Check Up nuk është anulluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit, kur njerëzit do të vijojnë sërish të kontrollojnë falas gjendjen e tyre shëndetësore.

Lidhur me këtë vendim është pyetur edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Open” nga moderatorja Eni Vasili, e cila tha se për kryedemokratin është një lajm i keq.

Por Basha u përgjigje menjëherë duke thënë se ky nuk është lajm i keq për të por për qytetarët. Lideri i opozitës tha më tej se ky është një hap i parë të cilin dhe e përshëndeti.

“Ky është një hap i parë që ndoshta me vonesë, por do ta përshendesja në emrin tim, në emrin e Partisë Demokratike dhe në emrin e opozitës”, deklaroi pa u ndalur gjatë Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga