LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rudina Hajdari apel qytetarëve/ Të ndërgjegjësohemi për shëndetin e familjarëve tanë

17 Mars 2020, 10:14, Politikë CNA

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari i ka drejtuar një apel të fortë qytetarëve, që të ndërgjegjësohen për shëndetin e familjarëve të tyre.

Në një lidhje direkte në Report tv, deputetja Hajdari, ndërsa u pyet në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit, tha se ?Kjo është një situatë e pazakontë. Janë marrë masa të rrepta, por ende nuk i dimë efektin e këtyre masave.

Por rëndësi ka shëndeti qytetarëve dhe ajo që duhet të bëjmë është të kujdesimi për shëndetin. Tani rëndësi ka të rrimë të sigurtë dhe të mos prekemi nga virusi. Mund ta shpërndajmë tek familjarët tanë. Duhet të jemi të kujdesshem me qytetetin, me familjarët dhe të ndërgjegjësojmë qytetarët që të mos rritet numri i viktimave?.

Lajmet e fundit nga