web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë"/ Manjani leksion Ramës: Lëri përrallat

16 Mars 2020, 19:50, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka publikuar mesazhin e shefit të Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama.

Manjani i kërkon Ramës të lërë përrallat me shtetrrethim dhe të blejë tamponë për të testuar realisht popullsinë dhe për ta mundur koronavirusin.

Sipas ish-ministrit, bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës.

“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur?- thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Super mesazh! Dëgjoje, kuptoje dhe zbatoje këtë porosi të OBSH-së, o Kryeministër!!! Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje. Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit. Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta!

Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup. Të gjithë do ta bënin këtë test për të kuptuar ku është. Por edhe shtetitveç mirë i bëhet të ketë rezultate të qarta. Vetëm mbi këtë bazë ndërtohen politika të sigurta mbrojtje të popullsisë, për sot e për nesër. Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës”, shkruan Manjani në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga