web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koronavirusi/ Shtyhet afati për Reformën Zgjedhore

16 Mars 2020, 18:49, Politikë CNA

15 marsi ishte caktuar si afati për miratimin e Reformës Zgjedhore në Kuvend, por situata nga koronavirusi ka çuar në shtyrjen e saj.

Kërkesa për shtyrjen e saj u bë nga bashkëkryetarët e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri, të cilët kërkuan afat deri në fund të prillit.

Takimet për këtë reformën dhe diskutimet mes bashkëkryetarëve do të vijojnë ndërkohë por në formë virtuale, pasi takimet në tryezë janë ndaluar deri në një urdhër të dytë, si pjesë e masave shtrëngues për frenimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan shqiptarja.com.

Në takimin e fundit u diskutua për ndryshimin e sistemit dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, ku palët u larguan pa një konsensusi duke akuzuar njëra tjetrën se nuk duan ndryshimin e sistemit.

 





Lajmet e fundit nga