LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ndalohet koronavirusi me postblloqe”/ Kryemadhi-Ramës: Dil nga bunkeri dhe shko tek mjekët

16 Mars 2020, 21:45, Politikë CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një një lidhje me emisionon ?Open?, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama, lidhur me masat e marra për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Kryemadhi u shpreh se virusi nuk parandalohet me postblloqe dhe gjoba, ndërsa i bëri thirrje atij të dalë nga bunkeri dhe të shkojë pranë mjekëve.

?Nuk jam fare e shqetësuar.  Jam partizane që gjërat ti shohim me pozitivitet.

Gjëja kryesore që duhet të jemi të shqetësuar është shëndeti i qytetarëve, që është lënë në dorë të fatit.

Më shqetëson mungesa e sftafit mjekësor. Kushtet e tmerrshme me të cilat ata punojnë.

Të vishesh me një veshje normale, nuk do të thotë që mbrohesh, kur një virus për hirë të së vërtetës është enigmatik.

Virusi nuk vitet me postoblloqe, por me një shëndetësi të zhvilluar për të ecur para.

Nuk ka ndalur njeri policia në Itali se ka dalur duke ecur në këmbë.

Shikoj më një kryeministër që duhet të jetë me maskë tek spitali, dhe duhet ti japi dorën mjekëve dhe infermierëve, por na del nga bunkeri vet.

Se ka frikë Edi Rama nga problemet me frymarrjen që ka nuk do të thotë që të masat e ndërmarra janë në rregull. Kam parë kreun e opozitës që shkon në zyrë dhe nxjerr masa. Ndërsa Rama ka frikë nga problemet shëndetësore që ka, dhe nuk lëziv nga Surreli.

Nëse  nuk e përballon dot, të japë dorëheqjen, ka plot socialiste të ndershëm.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga