LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rroftë armiku COVID-19”/ Ish-ministri akuza të forta Ramës: Këto janë eksperimente të çmendura

17 Mars 2020, 09:00, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me aktin normative për ndalimin e qarkullimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ndërsa ironizon aktin e qeverisë, e cilëson atë si ?mrekullia ligjore?.

Sipas Manjanit, me këtë akt normative jo vetëm ndalohet qarkullimi i automjeteve, por edhe qëndrimi i tyre në parking.

Manjani e cilëson këtë një eksperiment njerëzor, që tregon gjithë urrejtjen, që sipas tij Rama ka ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut.

?Siç e paralajmërova 3 ditë më parë, ja ku është mrekullia tjetër ligjore!

Mirë që ndalon lëvizjen e njerëzve, por ndalon edhe makinat e tyre të rrinë në garazh/parking. Jua bllokon, pavarësisht se makina nuk është në përdorim.

Shpikje, jo.
Eksperiment njerëzor, po.

Rroftë armiku COVID 19, që të nxjerrë të gjithë helmin e magazinuar në tru e tëmth, që ky njeri ka ndaj lirisë, pasurisë dhe të drejtave të çdo njeriu!

Si thoshte për Saliun? “I bie veglave muzikore me vesh”… hahahahahahahaha.

Fiks këtë gjë po bën vetë.
I bie ky të njëjtave vegla me vesh e me lesh. Budallëk i madh!

Ndërkohë europa, boll të rrepta i ka masat ndaluese, por jo të çmendura. (Për të gjithë ata që na hapën barkun duke krahasuar eksperimentin tonë me masat në europë)

Por ka prap ka të tjera çmenduri… Ka shumë helm të akumuluar dhe tani, në fund të mandatit do ta nxjerrë. Rroftë sebepi!

Mjer ato nënpunës që do t’u kërkohet t’i zbatojnë këto eksperimente të çmendura!?-shkruan Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga