LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhupa thirrje Veliajt/ "Pezullo këstin e parë të taksave dhe tarifave vendore për bizneset"

16 Mars 2020, 20:30, Politikë CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të pezullojë këstin e parë të taksave dhe tarifave vendore për bizneset, i cili duhet të paguhet më datë 20 prill.

Zhupa thotë se kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme sidomos për bizneset e vogla që sot janë të mbyllura për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi dhe janë edhe më të varura nga të ardhurat e tyre ditore.

“Shumë nga detyrimet mujore duhet t’i kryejnë gjithsesi, gjë që e rëndon pozitën e tyre financiare. Për këtë i bëj thirrje Bashkisë Tiranë pezullimin e këstit të parë, deri në stabilizimin e normalitetit të punës së biznesit. Sot barra fiskale në Bashkinë Tiranë, është më e larta ndonjëherë, me tarifa dhe taksa të reja dhe të rritura mbi 33% edhe nga viti i kaluar. Biznesi i vogël duhet të paguajë mesatarisht rreth 900 mijë lekë të vjetra. Bashkia Tiranë duhet të reagojë sa më shpejt, kjo masë do ishte një frymëmarrje lehtësimi, mbi të gjitha për biznesin e vogël që ccdo ditë që e mban mbyllur ka kosto dhe jo vetëm mungesë fitimesh”, deklaron ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga