LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm 22 shkelje në të gjithë Shqipërinë/ Rama publikon grafikët dhe falenderon qytetarët

16 Mars 2020, 22:12, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy grafikë informacioni lidhur me situatën e vetëkarantinimit të qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se gjatë ditës së sotme janë regjistruar vetëm 22 shkelje në të gjithë territorin e Shqipërinë.

Lideri i qeverisë falenderon qytetarët që kanë zbatuar të gjitha vendimet e marra ditët e fundit dhe thekson se numri i shkeljeve është ulur.

“Sot vetëm 22 shkelje në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë! Fantastike! Shumë mirënjohje të gjithë motrave e vëllezërve të ardhur nga Italia dhe të gjithë atyre që janë këshilluar me vetëkarantim. Shkeljet totale nga fillimi i kontrolleve intensive dhe matjeve në regjistrin digjital janë përsëri shumë pak! Mirënjohje dhe sa më shumë durim të gjithëve”, shkruan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga