LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi shtyn dhe Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Ne s'biem dot dakord në tryezë, e jo më online

17 Mars 2020, 10:28, Politikë CNA

Situata për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka bërë që të shtyhet edhe Reforma Zgjedhore.

Lajmi është konfirmuar nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, e cila tha se në varësi të situatës, reforma mund të shtyhet deri në fund të prillit.

Në një lidhje me Skype për Report Tv, ajo vuri theksin se nuk është hequr dorë nga kjo Reformë, por thjesht është shtyrë për shkak të pamundësisë për t’u takuar fizikisht.

“Afatet shtyhen për shkak të situatës së koronavirusit, është e pamundur që ne të takohemi. Kjo ka bërë që të shtyhen takimet deri në fund të prillit. ne kemi mbajtur kontakt se si do të vijojmë. Ekspertët po punojnë, thjesht kontakti fizik është pak i vështirë. Ka pasur dakordësi nga opozita e bashkuar, por edhe nga Komisioni i Reformës Zgjedhore që ka një afat të caktuar dhe ne kemi vendosur për ta shtyrë. Duke parë në varësi të situatës, kjo nuk duhet të na ndalojë se është një proces shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave”, tha ajo.

Sa i përket mundësisë për të zhvilluar takime online, Hajdari tha se është pothuajse e pamundur, pasi ka pasur vështirësi për të rënë dakordësi në tryzë ballë për ballë, e jo më online.

“Nuk mund të them që është përcaktuar një axhendë online, por kemi komunikuar me Whatsapp, por është pak më e vështirë, ne s’biem dot dakord në tryezë, e jo më online”, tha Hajdari.

Ajo ka shpjeguar edhe si është proceduar deri më tani në këtë komision të Reformës Zgjedhore. “Kur bëhen propozimet mbi bazën e metodologjisë. 80% e pikave janë ezauruar, kanë ardhur propozime. Pastaj ne u themi ekspertëve merrni këto propozime dhe punoni mbi to duke na dhënë variante të ndryshme. Kështu kemi bërë mbi kuotën gjinore. Kemi pasur dy variante. 30% kuota gjinore ose një në tre kandidatë të jetë grua. Dhe pastaj ne zgjedhim, por në linjë me ndërkombëtarët”, tha ajo.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, një nga kërkesat për të cilat Hajdari, si përfaqësuese e opozitës parlamentare, ka këmbëngulur më shumë, ajo tha se po merret shembull nga Kosova.

“Ekspertët po shohin hapjen e listave, propocional rajonal po me lista të hapura. Nëse kemi një variant propocional kombëtar me lista të hapura, që është mbështetur nga unë. Kur shikoj që ky sistem aplikohet në Kosovë dhe zgjedhjet shkojnë shumë mirë, mund ta marrim si shembull dhe zbaton një nga rekomandimet e OSBE-ODIHR”, sqaroi Hajdari.

Lajmet e fundit nga