LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enkel Demi bën për “ujë të ftohtë” Shalsin/ Ministri i Ramës kapet “mat”

6 Mars 2020, 07:54, Politikë CNA
Enkel Demi bën për “ujë të ftohtë” Shalsin/

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ?Abc e Mëngjesit?, me Enkel Demin.

Moderatori Enkel Demi, disa herë ka vënë ?me shpatulla pas muri?, ministrin e Ramës.

Enkel Demi solli në vëmendje rastin e Agron Tufës, i cili  detyrua të ikte nga vendi dhe të kërkonte azil, për shkak të kërcënimeve me jetë, ndërsa nga qeveria nuk ka pasur asnjë reagim.

?Agron Tufa iku, kërkoi azil, ndërsa nga qeveria juaj nuk ka bërë asnjë deklaratë?-tha Enkel Demi.

Por, për Eduard Shalsin ky nuk qenka problem për shqiptarët.

?Nëse më pyet për hallet e shqiptarëve, të them 1, 2, 3, 4 apo 5?-tha Shalsi.

Ndërkohë, Demi iu përgjigj duke theksuar ?Po pse ky nuk është hall i shqiptarëve??

?Ne po merremi me hallet dhe shqetësimet e tyre. Unë nuk kam asnjë kompleks komunizmi?-tha Shalsi.

Por, ndërsa biseda është shoqëruar me debate të forta, moderatori Demi ka kapur sërish ?mat? Eduard Shalsin.

Ndërsa ky i fundit tha se nuk bezdiset nga komunizmi, por nga kaosi dhe mungesa e institucioneve në 25 vite.

Por, Enkel Demi i kujton Shalsit se kanë shtatë vite që janë në qeveri.

?Mua nuk më bezdis dhe as kompleksohem nga komunizmi, por nga kaosi, mungesa e institucioneve në 25 vite?-tha Shalsi.

?Po keni shtatë vite në pushtet. Si mund ta thoni këtë?-iu drejtua Enkel Demi, Eduard Shalsit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga