
101 vjet nga fundi i Luftës së Parë Botërore/ Kuriozitetet më pikante që mund të mos i keni ditur
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Nga James Dorsey ?Lobelog?
* Ka një perceptim të përhapur, që e sheh Rusinë dhe Kinën si fuqitë në rritje në Lindjen e Mesme. Kjo si pasojë e tërheqjes së Amerikës nga Siria, qasjes transaksionale së presidentit amerikan Donald Trump ndaj politikës së jashtme amerikane, por edhe mbështetjes ruse dhe kineze ndaj regjimeve represive.
Rusia është përpjekur ta rrisë ndikimin e saj në pjesë të tjera të botës, veçanërisht në Afrikë, duke shfrytëzuar besueshmërinë e saj të ripërtërirë në Lindjen e Mesme, si pjesë e projeksionit të vetes si një fuqi botërore e barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.
Udhëheqësit afrikanë, u mblodhën në fund të tetorit në resortin rus të Soçit në Detin e Zi në samitin e parë Afrikë-Rusi, të drejtuar nga presidenti Vladimir Putin. Kina ka organizuar samite të ngjashme rajonale. Putin është treguar një lojtar i shkathët, edhe kur ka paur ?letra? të dobëa në duart.
Dhe tani për tani, Rusia bashkë me Kinën, që ka ?muskujt? financiarë dhe tregtarë që i mungojnë Moskës, po forcojnë ndjeshëm pozitat e tyre. Megjithatë, Rusia dhe Kina mund të gjenden në situata të ndërlikuara, me protestat që kanë përfshirë aktualisht gjithë botën, nga Amerika Latine deri në Hong Kong, dhe që kërcënojnë t?i lënë që të dyja fuqitë në anën e gabuar të historisë.
Irani, vendi partner i Rusisë në mbështetjen e presidentit sirian Bashar Al-Asad, dhe një nyje strategjike në nismën kineze të Brezit dhe Rrugës, po përpiqet të parandalojë shpërthimin e protestave të radhës në vend.
Protestuesit në Irak, e kanë denoncuar ndikimin e Iranit, ndërsa aleati shiit libanez i Iranit, Hezbollahu, është pjesë e elites, të cilën protestuesit e akuzojnë si përgjegjëse për gjendjen e mjerueshme ekonomike të vendit të tyre.
Rusia dhe Kina, janë shumë të vetëdijshme për rrezikun që u kanoset. Jo vetëm për shkak të protestave në Hong Kong, por edhe për shkak të revoltave të kaluara popullore në ish-republikat sovjetike, dhe në disa raste edhe në provincën kineze veri-perëndimore të Xinjiangut.
Protestat e fundit në Kazakistan, lidheshin sa me problemet e brendshme të vendit, po aq edhe me ndikimin kinez në vend, dhe persekutimin e kazakëve etnikë në Xinjiang. Për më tepër, Azia Qendrore, bashke me vendet e Azisë Juglindore, janë vendet më në borxhe ndaj Kinës.
Një studim i kohëve të fundit nga studiuesit e Universitetin e Harvardit, Universitetit të Mynihut dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, arriti në përfundimin se rreth gjysma e huave kineze jashtë shtetit, mbeti e paregjistruar, duke e lënë Azinë Qendrore dhe vendet e tjera pa ndonjë mbikëqyrje të saktë të borxhit të tyre.
?Këto borxhe të fshehura jashtë shtetit, paraqesin sfida serioze për analizën e rriskut dhe çmimin e bonove të thesarit?-paralajmëroi studimi. Rreziku për të përfunduar në anën e gabuar të historisë, i afrohet edhe më shumë Rusinë, duke parë qsjen parandaluese ndaj revoltave popullore, si një nga qëllimet e saj në përpjekjen për të stabilizuar Lindjen e Mesme, një rajon i dominuar nga konflikti dhe luftërat.
Si pjesë e përpjekjes së saj stabilizuese pas ndërhyrjes në Siri, Rusia ka propozuar zëvendësimin e ombrellës amerikane të mbrojtjes në Gjirin Persik, me një marrëveshje shumëpalëshe të sigurisë. ?Rusia po kërkon stabilitet, për të parandaluar revolucionet shumëngjyrëshe?-thotë Maksim Grigorjev, drejtor i Fondacionit për Studimin e Demokracisë me qendër në Moskë, duke cituar termin e përdorur për të përshkruar revoltat popullore në vendet që ishin dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Duke i bërë jehonë politikës së Kremlinit, Grigorjev tha që Siria ishte ?një model në stabilizimin e një regjimi, dhe luftën kundër terrorizmit?. Ndërhyrja ushtarake ruse në Siri, e ka ndihmuar presidentin Bashar Al-Asad të ketë avantazh në një luftë brutale më shumë se 8-vjeçare, gjatë së cilës qeveria siriane është akuzuar për krime kundër njerëzimit.
Rusia i ka mohuar akuzat, se forca e saj ajrore ka shënjestruar vazhdimisht spitalet dhe institucionet e tjera civile. Mbështetja ruse dhe kineze ndaj regjimeve të kontestuara, rrezikon t?i armiqësojë ata me protestuesit kudo në botë.
Udhëheqësit rusë dhe kinezë, mund të financojnë një zhvillim të ngjashëm ngjarjesh, me atë të regjimeve shtypëse të Amerikës Latine në vitet 1970-1980, si rezultat i dështimit të udhëheqësve për t?u përballur me ngadalësimin e rritjes ekonomike.
Dështimi nxiti një rënie besimi tek demokracia, dhe forcimin e populistëve. Venezuela dhe Kuba, mund të mos jenë arsyeja kryesore për protestat aktuale. Por nëse rajoni vazhdon në këtë rrugë, do të jetë i prekshëm nga përmbysje të tjetra. Ngjarjet kudo tjetër në botë, mund të shpalosen ndryshe.
Por Rusia dhe Kina, mund të gjenden tek e fundit në anën e gabuar të historisë, pikërisht në epokën e rënies globale së besimit popullor tek sistemet politike dhe udhëheqësve në detyrë,
dhe e shoqëruar nga protesta që janë gjithnjë e më pak të kompromista, dhe shumë të vendosura në kauzën e tyre./ Përshtatur nga CNA.al
Gjermanët u ndaluan të hanë sallamra gjatë Luftës së Parë Bo...
Fëmijet e vetëm, kanë pasur zakonisht një nam të keq. Ata pe...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”* Që prej shembjes së ...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”* Ishte shumë evokuese të m...
Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker “CNN”Muri i Berlinit, u...
Emri i Nadjezha Alilujevës, u bë e njohur për sovjetikët vet...
Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të ...
Nga Andrew Bacevich “Los Angeles Times”* Le ta pranojmë për ...
Nga Anna Akage “World Crunch”* “Kolossal’naya opasnost” (Një...
Kjo skedë është një enciklopedi historie për studenët dhe do...
Rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë mundësoi ribashkim...
Sipas një studimi më të fundit, nëse pini duhan, jeni më të ...
Dhjetë vjet para se Adolf Hitleri të ngjitej në pushtet në G...
Nga Harold James “Project Syndicate”* Aktualisht jemi përjet...
A duhet të ndalemi nga e kaluara? Deri kohët e fundit, psiko...
Studiuesit kanë zbuluar se rritja e nivelit të detrave, do t...
Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga ...
Vendimi që ka dënuar të “burgosurit politikë” katalanas me a...
Kanabisi është sot ilaçi më në modë. Kompanitë farmaceutike ...
E kaluara e Vladimir Putinit si oficer i KGB-së, ka qenë pre...
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëm...
Një 51-vjeçar nga Kurbini, ka humbur jetën tragjikisht...
Policja Anisa Kostani nga Elbasani, e cila “u bë e fam...
Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Yrshe...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jet...
Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin ...
Duke filluar nga dita e nesërme, vendi ynë do të ndiko...
Vendi ynë, gradualisht do të jetë në periferi të valëve të...
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat p...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
Aktori i njohur, Pandi Siku, është ndarë nga jeta në moshë...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori dhe regjisori i njohur, Astrit Çerma, ka reagua...
Kristaq Dhamo, kineasti i mirënjohur shqiptar mbylli s...
Çmimet e energjisë ka kërcyer në bursa edhe gjatë kësa...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.3 lek...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka publikuar të d...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 114.2 lek...