Muri u shemb 30 vjet më parë, por një pengesë e padukshme ndan ende Gjermaninë

10 Nëntor 2019, 08:11, Blog CNA
Muri u shemb 30 vjet më parë, por një pengesë e padukshme

Nga Ivana Kottasová & Natalie Croker ?CNN?

Muri i Berlinit, u shemb 30 vjet më parë. Ajo ngjarje sizmike, dërgoi valë goditëse në të gjithë Evropën, dhe ngjalli shpresa për miliona gjermano-lindorë. Turmat sulmuan më 9 nëntor bllokadën prej betoni që ndante Lindjen dhe Perëndimin, vetëm disa minuta pasi Republika Demokratike Gjermane (RDGJ), njoftoi heqjen e kufizimeve të lëvizjes.

Propaganda dhe frika, u zëvendësuan nga një ndjenjë lirie dhe uniteti. Por 3 dekada më vonë, një barrierë e padukshme shtrihet ende në mbarë Gjermaninë. Dalëngadalë ajo po shpërbëhet, por për momentin është ende aty. RDGJ dhe Republika Federale e Gjermanisë Perëndimore (RFGJ), u ribashkuan më pak se 1 vit pas rrëzimit të murit.

Shtefën Mau, sociolog në Universitetin Humbold në Berlin, thotë se shumë hendeqe, veçanërisht ato ekonomike, janë ngushtuar. ?Por kemi ende dallime të forta në qëndrime dhe mentalitet. Mënyra se si njerëzit e shohin ish RDGJ-në, ndryshon shumë midis Lindjes dhe Perëndimit.

Po ashtu dallime ka edhe në nivelin e besimit tek institucionet demokratike, pikëpamjet e tyre mbi elitat ose median, dhe marrëdhëniet me Rusinë?- thotë ai për CNN. Sipas tij ndryshon edhe mënyra sesi njerëzit e shohin veten dhe vendin e tyre. ?Shumica e gjermano-perëndimorëve, thonë se nuk ka më asnjë ndryshim, se dallimet u zhdukën gjatë transformimit, ndërsa shumica e gjermano-lindorëve, mendojnë se ka ende dallime të dukshme midis Lindjes dhe Perëndimit?- thekson më tej Mau.

Sipas disa sondazheve, rreth gjysma e gjermano-lindorëve, ndihen ende si ?qytetarë të dorës së dytë?. Në aspektin e pasurisë, 6 landet lindore kishin shumë punë për të bërë, për të arritur perëndimin. Dekadat e komunizmit, e shkatërruan ekonominë dhe e varfëruan popullsinë e saj.

E përkthyer në çmimet e sotme, PBB-ja në Gjermaninë Lindore ishte në vitin 1991 vetëm 9.701 euro për person në 1991, krahasuar me 22.687 euro për person në Gjermaninë Perëndore.

Dhe ndërsa një pjesë e madhe e këtij hendeku, është mbyllur gjatë 3 dekadave të fundit, Lindja ende mbetet prapa, për sa i përket PBB-së dhe të ardhurave. Ekonomisti kryesor i Bankës Berenberg, Holger Shmiding, thotë se ndryshimi që ndihet ende, varet nga një çështje e veçantë:shumica e njerëzve më të pasur të Gjermanisë jetojnë në Perëndim.

Ai thekson se ndërsa qytetet e Gjermanisë Lindore, po i afrohen atyre të Perëndimit për sa i përket standardit të jetesës, ?përjashtimi i madh është se kompanitë e mëdha, mungojnë në Lindje?. Sipas Institutit Halle për Kërkime Ekonomike, vetëm 36 nga 500 kompanitë më të mëdha të Gjermanisë kanë selinë e tyre në Lindje.

Shmiding thekson se ndërsa hendeku midis Lindjes dhe Perëndimit është ngushtuar, ka lindur një tjetër hendek:ai midis rajoneve rurale dhe atyre urbane. Për shkak se Lindja është përgjithësisht më rurale, ndarja e re ekonomike pasqyron atë të vjetrën. ?Lindja ka më shumë zona të majta? thotë ai.

Edhe në pozicionet më elitare të vendit, janë qytetarë që vijnë kryesisht nga perëndimi. ?Treçereku i pozicioneve drejtuese në Gjermaninë Lindore, zihet nga njerëz me origjinë nga Gjermania Perëndimore?- thotë Mau. Lindja është më e vogël si në territor, ashtu edhe në popullsi.

Me përjashtim të Berlinit, në ish-Lindjen jetojnë 12.5 milion njerëz, në krahasim me 66 milionë në Perëndim. Kjo mospërputhje, shfaqet edhe në statistika specifike. Për shembull, nga 18 skuadrat që luajnë në Bundesligë, vetëm 2 janë nga ish-Lindja.

Në përgjithësi, popullsia në Lindje është më e moshuar, më e varfër, dhe ku dominojnë më shumë meshkujt. Kjo për shkak të eksodit të madh të gjermano-lindoreve drejt Perëndimit pas rënies së Murit. Rreth 2 milionë njerëz janë larguar nga Lindja për në Perëndim, që nga koha e ribashkimit. Çuditërisht, dy të tretat e tyre ishin gra.

Mau thotë se kjo ka ndodhur për shkak të statusit të fortë që gëzonin gratë në ish-RDGJ. ?Gratë dhe burrat martoheshin herët, por edhe divorcoheshin herët. Pra, gratë ishin shumë të pavarura dhe nuk ishin thjesht pjesë e karrierës së një burri. Ato kishin karrierën e tyre, dhe kishin shumë vetëbesim?- shton sociologu.

Pavarësisht 3 dekadave të bashkimit, ka ende dallime në lidhje me nivelin arsimor. Nxënësit në Lindje, dalin më mirë testimet e gjuhës dhe matematikës. Në provimet e shkollës së mesme, studentët e Lindjes, janë më mirë sesa bashkëmoshatarët e tyre në Perëndim. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), thotë se shkollat ??ishin ?një burim i justifikueshëm krenarie për gjerman-lindorët?.

Edhe në rrafshin politik, Gjermania mbetet ende shumë e ndarë. Votuesit në ish-landet komuniste, kanë më shumë të ngjarë të votojnë për AfD-në e ekstremit të djathtë. Mau thotë

se kjo ndodh pjesërisht për shkak të traumës së kaluar. Pas ribashkimit, jeta për shumë gjermano-lindorë ishte e vështirë, pasi shoqëria përreth tyre ndryshoi shumë shpejt.

?Shumë njerëz mbetën për disa kohë të papunë, çka solli periudha shumë të gjata pasigurie,

apo edhe krizë ekzistenciale. Populizmi nxitet shumë në terrene të tilla sociale?-theksoi Mau.

Qytetarët në Perëndim, kanë më shumë makina. Edhe shijet ndryshojnë. Gjermanët e Lindjes, i qëndrojnë besnikë prej markave të tyre të vjetra, si Vita Cola, versioni komunist i Coca-Cola. Gjithashtu, lindorët konsumojnë shumë më tepër mish se perëndimorët./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga