Nga burojnë sulmet e sotme ndaj kapitalizmit

8 Nëntor 2019, 08:50, Blog CNA
Nga burojnë sulmet e sotme ndaj kapitalizmit

Nga Harold James ?Project Syndicate?

* Aktualisht jemi përjetuar transformimin më dramatik teknologjik dhe ekonomik në historinë e njerëzimit. Ne jemi ndërkohë dëshmitarë të rënies së mbështetjes ndaj kapitalizmit në mbarë botën. A janë të lidhura këto dy tendenca mes tyre, dhe nëse po, si?

Është tunduese të thuash që jo-popullariteti në rritje i kapitalizmit, është thjesht një simptomë e Ludizmit, lëvizja gjatë Revolucionit të Parë Industrial, ku punëtorët e krahut iu turrën dhe shkatërruan makineritë që kërcënonin vendet e tyre të punës.

Por ky lloj shpjegimi, nuk e rrok si duhet kompleksitetin e lëvizjes së sotme kundër kapitalizmit, që po udhëhiqet jo dhe aq nga punëtorët e dëshpëruar, sesa nga intelektualët dhe politikanët.

Vala aktuale anti-kapitaliste, po ndodh në një kohë kur neoliberalizmi i tregut të lirë dhe globalizimi, po sulohen pothuajse kudo.

Kundërshtimi ndaj neoliberalizmit erdhi fillimisht nga e majta, por është kopjuar dhe ndoshta më më forcë edhe nga e djathta populiste. Kjo u pa tek fjalimi i ish-kryeministres britanike Theresa May në vitin 2016, që i cilësoi ?qytetarët e botës?, si ?qytetarë të askundit?.

Edhe pasardhësi i saj, kryeministri aktual britanik, Boris Xhonson tha në një rast:?Në djall shkoftë biznesi!?. Një shpjegim i pjesshëm mbi këtë qasje, është ai i një reagimi të parashikueshëm ndaj destabilizimit financiar. Ashtu si pas Luftës së Parë Botërore, kur kushtet monetare dukeshin të padrejta, dhe shkaktuan një reagim të ashpëer, edhe kriza financiare e vitit 2008, nxiti besimin se sistemi është i manipuluar.

Teksa qeveritë dhe bankat qendrore shpëtuan institucionet e mëdha financiare, për të parandaluar një kolaps të plotë të sistemit financiar global, dhe një përsëritje të Depresionit të Madh, miliona njerëz që humbën shtëpitë dhe vendet e tyre të punës, u lanë në mëshirë të fatit.

Pra vetëm kriza financiare, mjaftoi për të mbjellë ?farat? e ndjenjës antikapitaliste. Por ajo përkoi gjithashtu, me një transformim shumë më të gjerë teknologjik dhe shoqëror. Risi si smartfonët, dhe platformat e reja të internetit e kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin, dhe drejtojnë bizneset e tyre.

Në shumë aspekte, mënyra e re e të bërit biznes, është e kundërtë me kapitalizmin, pasi bazohet në pagesa të mjegullta dhe tregje asimetrike, ose të dyanshme. Sot ne marrim shërbime, duke e ?shitur? informacionin tonë personal. Por në fakt, ne nuk jemi të vetëdijshëm që jemi të angazhuar në një transaksion në treg, për shkak se s?ka një çmim të afishuar që ne mund ta shohim:çmimi i paguar, është privatësia dhe autonomia jonë personale.

Njëkohësisht, mendësia e një loje me shumën zero, është bërë forma dominuese e analizës ekonomike. Edhe kjo i ka qartazi rrënjët tek kriza financiare. Por ajo është nxitur edhe nga teknologjitë e reja të informacionit, për shkak të fuqisë së rrjetit që vepron sipas parimit ?fituesi i merr të gjitha?.

Dhe kjo vlen edhe për tregjet financiare, dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) në veçanti. Sa më shumë njerëz të ketë në një rrjet, aq më i vlefshëm bëhet ai për secilin përdorues, dhe aq më pak hapësirë ??ka për çdo lojtar tjetër në treg. Një reklamë e famshme në vitin 1962 thoshte ?Kur je vetëm nr.2, duhet të përpiqesh më shumë?.

Por sot nëse je nr. 2, je i humbur tashmë. Për më tepër, kapitalizmi i ri i teknologjisë së infiormacionit dhe Inteligjencës Artificiale, ??ka një gjeografi specifike. Ai i ka rrënjët në SHBA. dhe Kinë. Por kinezët synojnë të jenë të parët deri në vitin 2030. Kapitalizmi, ka nxitur gjithmonë ndryshimet gjeopolitike, por ai po lidhet gjithnjë e më shumë me Kinën, teksa ka qenë sinonim i Amerikës nga periudha midis dy luftërave botërore e tutje. Dhe kjo gjë nxit kundërshtime nga burime më të ndryshme, sesa në të kaluarën.

Parë në perspektivë, do të vazhdojnë ndryshimet rrënjësore në botën e post-krizës financiare. Revolucioni teknoligjik, do e ndryshojë natyrën e shuimicës së veprimtarive ekonomike. Roli i bankave do të zbehet, jo pse ato janë të këqija apo sistematikisht të rrezikshme, por sepse janë më pak efikase se sa alternativat e reja.

Pavarësisht të gjitha përmirësimeve në komunikimin elektronik, kostot dhe tarifat bankare zor se janë ulur rënë. Në fakt, për shumë konsumatorë në zonat me norma interesi zero ose negativ, tarifat janë rritur. Në një të ardhme jo shumë të largët, shumica e shërbimeve bankare ka të ngjarë të ofrohen individualisht, dhe në mënyra të reja dhe të përmirësuara, nëpërmjet platformave online.

Gjenialiteti i kapitalizmit, qëndron në aftësinë e tij për të prodhuar përgjigje organike, ndaj shumicës së problemeve mbi mungesën dhe shpërndarjen e burimeve. Tregjet kanë prirjen e natyrshme të shpërblejnë idetë, që dëshmohen se janë më të dobishme, si dhe të penalizojnë sjelljen jofunksionale.

Ato mund të sjellin rezultate që nuk mund të arrihen nga shtetet, duke nxitur një numër të madh njerëzish të përshtatin sjelljen e tyre në përgjigje të sinjaleve që japin çmimet. Në botën e sotme të ngrohjes globale, ekziston padyshim nevoja për mënyra më efektive, për të kufizuar emetimet e gazrave serë.

Por një problem po aq i komplikuar sa ndryshimi i klimës, nuk duhet të lihet në dorën e teknokratëve. Të gjithë duhet të jemi të përfshirë, si qytetarë dhe si pjesëmarrës në treg. Nga ana e tyre, mbrojtësit e kapitalizmit duhet të kuptojnë se si ta bëjnë sistemin më gjithëpërfshirës, ??në mënyrë që të mund të fitojë sërish mbështetjen e publikut.

Shënim:Harold Xhejms, është profesor i historisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin e Prinstonit./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga