Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Sipas një sondazhi të vitit 2013, 42 për qind e amerikanëve besojnë se fantazmat janë një dukuri reale. Ekzistenca e tyre, besohet edhe nga shumë njerëz në mbarë botën. Në fakt, besimi tek fantazmat, daton të paktën nga kohërat e Mesopotamisë së Lashtë. Por në shumë raste, vetë shkenca mund të shpjegojë atë që mund të duket si një mesazh nga bota e përtejme. Ja cilat
janë 5 shpjegimet shkencore, për ndjesitë paranormale që raportojnë se kanë përjetuar shumë njerëz.
?Frekuenca e frikës?
Ultratingujt në një masë më të vogël sesa dëgjueshmëria jonë, mund të shkaktojë disa ndjesi të çuditshme. Njerëzit nuk mund të dëgjojnë tinguj nën frekuencën 20 hertz. Por disa njerëz reagojnë me frikë dhe panik ndaj tingujve me frekuencave më të ulëta.
Në një dëshmi të vitit 1998, inxhinieri Vik Tand i Universitetit të Koventrit, e kaloi natën në një laborator, që besohej se ishte i përndjekur nga fantazmat. Ai dhe kolegët e tij, përjetuan episode të ankthit, ndjenë dridhje dhe të ftohtë në shtyllën kurrizore. Madje Tandi madje raportoi se pa një sferë të errët në cepin e njërit prej syve.
Nga shqyrtimet, rezultoi se një ventilator i fshehur krijonte valë me frekuencë rreth 19 hertz, që mund të shkaktojë dridhjen e cipës së jashtme të syrit të njeriut, dhe ta bëjë atë të ?shohë? iluzione optike?. ?Kur e fikëm, u duk sikur u lehtësuam nga një barrë e madhe?- deklaroi Tandi për ?The Guardian?.
Fushat elektromagnetike të pazakonta
Matësit e fushës elektromagnetike (EMF), përdoren zakonisht për të identifikuar problemet elektrike. Por ato janë gjithashtu një element kryesor i gjuetarve të fantazmave. Neuroshkencëtari Majkëll Persinger, mendon se ndryshimi normal në fushat elektromagnetike, mund të jetë një shpjegim i mundshëm për ndjesitë paranormale.
Ai e testoi këtë teori në vitet 1980, duke i vënë vullnetarëve helmeta në kokë, që lëshonin një stimulim të dobët magnetik. Tetëdhjetë përqind e tyre, thanë se kur mbanin helmetat ndjenë ?një prani të pashpjegueshme në dhomë?. Për më tepër, vende që cilësohen të përndjekura nga fantazmat si Hampton Court Palace, janë zbuluar se kanë fusha të pazakonta elektromagnetike.
Helmimi nga monoksidi i karbonit
Në një episod të serialit ?Kjo jetë amerikane?, Ira Glas dhe toksikologu Albert Donej zbulojnë një histori të vjetër fantazmash, të botuar në ?American Journal of Ophthalmology? në vitin 1921. Sipas dëshmisë ?familja e zonjës H. u zhvendos me banim në një shtëpi të vjetër, ku filloi të përjetonte atë që dukej si një aktivitet paranormal. Zëra të çuditshëm, dhe prania e një njeriu të padukshëm në dhomën e tyre të gjumit.
Ndërkohë, lulet në shtëpi po thaheshin, ndërsa fëmijët e zonjës H. kishin vazhdimisht dobësi fizike, dhe vuanin nga dhimbjet e kokës. Një investigim i shpejtë, zbuloi se furra e kuzhinës e mbushte shtëpinë e tyre me tym, që përmbante kryesisht monoksid karboni. Dihet që helmimet nga monoksidi i karboni, mund të shkaktojnë halucinacione dhe sëmundje, çka shpjegonte që të gjitha simptomat e tyre. Pas riparimit të furrës, ?dukuritë paranormale? morën fund.
Paraliza në gjumë
Shpjegimi më i zakonshëm, mbi parjen e një fantazme është paraliza e gjumit. Trupi ynë, paralizohet natyrshëm gjatë fazës së gjumit REM. Por ndjenja e paralizës, mund të terrorizojë cilindo nëse përjetohet gjatë zgjimit. Ndonjëherë, trupi dhe truri duket sikur ?kryqëzojnë telat e tyre?, dhe një person mund të përjetojë për disa sekonda deri në disa minuta paralizë gjatë zgjimit, e cila shoqërohet shpesh me haluçinacione. Ekspertët thonë se gjatë haluçinacioneve, njerëzit mund shohin çdo gjë nga merimangat tek fantazmat, dhe këto gjendje karakterizohen zakonisht nga një ndjenjë e madhe frike.
Fuqia e sugjestionit
Psikologjia sociale, mund të ketë një shpjegim për raportimet e dukurive paranomale. Një studim zbuloi se fuqia e sugjestionit, mund të jetë mjaftueshëm e fortë për t?i bërë njerëzit të besojnë se kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje të mbinatyrshme. Pjesëmarrësit panë një video të një sëmuri të supozuar, që po përpiqej të rrotullonte një çelës me mendjen e tij. Njerëzit që ishin të ekspozuar ndaj ndikimit pozitiv shoqëror, pra kur një aktor i infiltruar brenda grupit pretendonte se e kishte parë çelësin të rrotullohej, kishin më shumë të ngjarë të raportonin se edhe ata panë diçka të tillë./Përshtati për shqip CNA.al
Shekspiri thoshte dikur:Ajo që është e shkuar, është prolog”...
Emri latin i pemës së kakaos është “Theobroma cacao”, që do ...
Nga Dimitar Bechev “Ahval News”* Kryeministri rus, Dimitri M...
“Bashkohet çfarë është për t’u bashkuar”, tha dikur ish-kanc...
Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndale...
Askund në BE nuk dëgjon kritika më të forta ndaj BQE sa në G...
Nga Jasmin Mujanovic & Molly Montgomery “Foreign Policy”Në s...
Nga Uajët RedNë planet, ka disa vende ku duket sikur njeriu ...
* Kockat janë të mahnitshme. Njerëzit befasohen kur mësojnë,...
Gati 2500 vjet më parë, qytetarët e Athinës kishin një formë...
* Hiram Maksim, ishte një shpikës amerikan shumë pjellor. Gj...
Nga Fareed Zakaria “Newsmax”* Vdekja e Abu Bakr Al-Bagdadit,...
Nga Mark Miller* Konstandinopoja i kishte rezistuar për shum...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e nd...
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...