Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Shoqëria gjermane po toleron gjithnjë e më pak mendimet e ndryshme, gjë që është shumë e rrezikshme. Demokracia kësht fundos vetveteten, mendon Christoph Hasselbach.
“Unë nuk jam dakord me atë që thoni ju, por do të luftoj deri në momentin e fundit që ju të keni të drejtë të thoni mendimin tuaj.” Ata që e kanë penguar ligjëratën e një prej themeluesve të partisë djathtiste, AfD, Bernd Lucke, në Universitetin e Hamburgut, do të duhej ta lexojnë dhe kuptojnë këtë citat të francezit të shquar, Voltaire. Kjo fjali përshkruan bazën e demokracisë – shprehjen e mendimit të lirë. Kjo është cënuar sot në Gjermani më shumë se sa që shumëkush mendon.
E vërtetë: Ai që këtu në Gjermani përfaqëson mendime të ndryshme, që dallojnë nga mendimi i përgjithshëm, me siguri që nuk do të futet në burg. Formalisht liria e mendimit është e garantuar. Por për këtë shumë shpejt mund të ndodhë që krijuesit e mendimit të opinionit ta përjashtojnë ate nga shoqëria, ose përpiqen ta bëjnë këtë.
Kjo ndodh në shkollat e larta
Rasti Bernd Lucke është shumë ekstrem. Këtu nuk bëhet fjalë madje as për temën shkencore të ligjëratës, e cila është ndërprerë dy herë dhe prej asaj kohe ai gjendet nën mbrojtjen e policisë. Jo, aktivistëve u mjafton fakti që Lucke ka qenë një prej themeluesve të AfD. Ndërkohë që Lucke është larguar vetë nga kjo parti, pikërisht për shkak të zhvendosjes së saj në të djathtën ekstreme. Sikur të pyeteshin demonstruesit, Lucke nuk do të kishte të drejtë të fliste më në opinion – pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë.
Diçka ngjashëm si Lucke ka përjetuar edhe ish-ministri kristiandemokrat, Thomas de Maizière. Ligjërata e tij e parashikuar të mbahet në Universitetin Göttingen është shtyrë për shkak të bllokadës së hyrjes nga një grup majtist. Nëse shkollat e larta nuk mund të përdoren për debate të hapura, atëherë ku duhet të mbahen këto debate?
Spektri i pranueshëm politik po ngushtohet gjithnjë e më shumë. Kështu mendon shumica e popullatës. Shumcia e të anketuarve në sondazhe ka deklaruar, se njeriu duhet t’u përshtatet temave dhe duhet të ketë kujdes se çfarë thotë. Ndryshe kërcënohet me përkufizime dhe izolim nga kolegët, miqtë dhe fqinjët. Ndërkohë që çdo lloj ngritjeje profesionale i bëhet e pamundur.
Shumica thotë se në vend të parë është tema e migracionit. Të ashtuquajturit shpëtimtarët e refugjatëve në Mesdhe janë një shembull tipik, ku secili që kundërshton apo në çfarëdo forme konteston aksionet e tyre trajtohet si jo njeri. Ndërkohë që të gjithë e dinë se gjendjet emergjente në Mesdhe janë pjesë e trafikimit kriminal të organizuar mirë nga Afrika për në Evropë. Edhe vet ministri i Brendshëm Horst Seehofer është futur në këtë kallëp, sepse parahistoria e tij si rebel në partinë e tij CSU ka një domethënie!
Prangat
Ngjashëm qëndron puna edhe me çështjet e tjera, si klima. Ai që me shumë kujdes paralajmëron për aspektet sociale nga vendimet radikale në çështjen e klimës, bëhet menjëherë i dyshimtë, sepse nuk përshtatet me dramatikën e gjendjes. E kush prezantohet si mishngrënës i flaktë, njeri që fluturon në vende të largëta me avionë apo shofer i automjeteve SUV, rrezikon të shpallet i papranueshëm për shoqërinë. Në anën tjetër, aktivistët radikalë të mbrojtjes së klimës si Roger Hallam, nga “Extinction Rebellion” apo dhe kapitenja e SeaWatch 3 Carola Rackete, lejohen të kontestojnë themelet e demokracisë si një sistem shtetëror, pa pasur frikë nga pasojat e jashtme.
Mendimet tabu nuk mund t’i gjejmë në asnjë listë të ndaluar. Por secili i di, se cilat janë ato. Ndërkohë që shumica e njerëzve kanë kujdes që publikisht të mos thonë mendimet e tyre për çështje të cakutara, sepse kanë frikë nga mendimi publik i kohës së sotme. Fatalja është: Ne po ia vendosim vetvetes prangat. Demokracia jeton nga grindjet, nga mendimet e ndryshme. Nëse ngushtohet kjo rrugë, sepse njerëzit kanë frikë nga shprehja e mendimit, atëherë shoqëria është ajo që do të vuajë. Në fund do të cenohet një nga vlerat më të rëndësishme të demokracisë: Lira e shprehjes së mendimit të lirë edhe për çështjet e pakëndshme./ DW
Ju mund të mendoni se jeni një ekspert në përdorimin e navig...
Shumë prej nesh kanë mësuar në shkollë, që Amerika u “zbulua...
Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prilli...
Protestat kundër gjendjes ekzistuese që po shfaqen në shumë ...
Nga Jack Shenker “The Guardian”* “Jam 22 vjeç, dhe kjo është...
Edhe 93 vjet pas vdekjes së tij në qytetetin e Detrotit, Miç...
Macet e zezaNë Mesjetë, njerëzit mendonin se macet e zeza ki...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”* E sotmja nuk është një p...
Nga Ryu Spaeth “New Republic”* Ka pasur gjithmonë një lloj “...
Vazhdimisht në Turqi zhduken njerëz të opozitës. Ata që janë...
Këtë vit kaluam një çast të shënuar historik: 3.9 miliardë. ...
Nga Vuk Vuksanoviç “Carnegie Moscow Center”* “Slavic Shield ...
Kanë kaluar plot 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Muri...
Shumë nga ne nisin të ankohen, kur mbaron fundjava jonë e çm...
Më 28 Tetor 1886, në Nju Jork u përurua Statuja e Lirisë, nj...
Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi papritur vendimin ...
Nga Graeme Wood “The Atlantic”* Abu Bakr Al-Bagdadi, të cili...
Edhe këtë vit ora ndryshoi. E kjo, në mes të një debati gati...
Në një një krahinë malore në Pakistan, njerëzit jetojnë mesa...
Nga Ece Temelkurian “Newstatesman”Në vitin 2017, bashkë me r...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...