LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si krijohet një autokrat: Rasti i Rexhep Tajip Erdoganit

27 Tetor 2019, 07:55, Blog CNA
Si krijohet një autokrat: Rasti i Rexhep Tajip Erdoganit

Nga Ece Temelkurian ?Newstatesman?

Në vitin 2017, bashkë me romancierin rus Mikhail Shishkin, ndodheshim në Hagë të Holandës, për të folur mbi dukurinë në rritje të autoritarizmit. Në ekranin gjigant pas nesh, ishte shfaqur një foto e Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdoganit, duke shtrënguar duart me njërit-tjetrin.

Unë i thashë Shishkin:?A nuk mendon se ne dukemi si bishta në ?filmin? e tyre? Sikur të mos kishim ekzistuar kurrë?. Njëzet e pesë vjet më parë, kur Rusia përmendej gjëja e parë që të vinte ndër mend ishte Dostojevski ose Juri Gagarini. Sot duket sikur në Rusi  nuk jeton askush tjetër veç Putinit?.

Kur e theksova këtë, drejtuesi i panelit e hoqi foton e dy liderve nga ekrani. Tema e diskutimeve atë mbrëmje ishte ?Si të mos i fetishizoni udhëheqësit e sotëm brutalë, kur i kritikoni ata??. Kjo pyetje m?u kujtua kur po lexoja librin ?Rritja e Erdoganit? të Hana Lusinda Smith.

Ajo shkoi në Turqi në vitin 2001, në Antalja afër kufirit me Sirinë, si një reportere e pavarur. Libri përshkruan situatën nga ai moment, deri në tentativën e grushtit të shtetit të korrikut 2016. Ajo vëren se kur mbërriti në vend në vitin 2013 ?Erdogani ishte duke hequr dorë nga të qenit demokrat, dhe po shndërrohej në një populist të pamëshirshëm autokratik?.

Edhe pse deri në atë kohë, Turqia ishte kritikuar shumë nga ?Amnesty International? për shkeljet e të drejtave të njeriut, dhe qindra mijëra të burgosurve politikë. Në fakt viti 2013, ishte koha kur përkrahja për Erdoganit, u bë më në fund një gjë e turpshme, si për ato qarqe intelektuale liberale që kishin kontribuar pa mëshirë në kultin e tij të individit, ashtu edhe për mediat kryesore ndërkombëtare, që kishin bërë një sy qorr ndaj lëvizjeve të tij autoritare gjatë dekadës së kaluar.

Gjatë viteve 2002-2013, Erdogani e përdori demokracinë si një ?tramvaj që ju merr me vete, dhe ku ju zbrisni kur mbërrini në destinacionin tuaj?. Kjo metaforë është pikërisht e tija, e thënë dikur në vitet 1990, kur ai ishte ?ylli? në ngjitje në politikën konservatore islamike.

Asokohe premtimet e tij ishin të mëdha, nga paqja me kurdët, deri tek ndalimi i korrupsionit për të mirën e të varfërve. Ai ishte udhëheqësi karizmatik, që përfaqësonte të ashtuquajturën qendër, një njeri popullor. Manovrat e tij të shkathëta politike, shfrytëzuan pakënaqësitë e vjetra politike.

Erdogan do të hiqte qafe forcat politike kundërshtare, me ndihmën e njërit prej armiqve, dhe

më pas do të lante duart nga ajo aleancë, kur i kishte shërbyer qëllimit të saj.

Ai i përdori demokratët liberalë, për të çmontuar establishmentin laik. Më pas i përdori nacionalistët për të hequr qafe liberalët, në mënyrë që të mbante të paprekur pushtetin e tij.

Në fund, nuk kishte më asnjë hapësirë lirie dhe shprehje, për cilindo që nuk e përkrahte liderin. Kryengritja e vitit 2013, ishte përgjigja përfundimtare ndaj tij.

Gjatë dekadës së parë në pushtet që nga viti 2002, pasi u bë udhëheqës i AKP, narrative e përsëritur në mediat ndërkombëtare, ishte se qytetarët e shtypur myslimanë të Turqisë, kishin gjetur përfundimisht përfaqësuesin e tyre politik, dhe se përmes Erdoganit dhe guximit politik të AKP-së, kishte marrë fund despotizmi laik i ushtrisë mbi kombin turk.

Ai u portretizua si njeriu që e dëboi nga administrata elitën laike të privilegjuar, duke i dhënë mundësi ?njerëzve të vërtetë? të zinin vendin e tyre në skenën politike, dhe që kishin sjellë ?demokracinë e vërtetë?. Makineria e brendshme e propagandës, e ushqeu shumë këtë narrativë, brenda dhe jashtë vendit, për t?i bërë kritikët e Erdoganin të dukeshin si ?adhurues të juntave ushtarake?, dhe si ?njerëz që e urrenin demokracinë?.

Smith i shpjegon mjaft mirë elementet e historisë turke të kohëve të fundit, që i dhanë mundësi Erdoganit ta imponojë veten si një ?shpëtimtar? i demokracisë. Por ajo harron një fakt të rëndësishëm. Islamizimi i madh i Turqisë, u ndërpre kur ushtria u rreshtua me klerikun Fetullah Gylen, pas grushtit ushtarakë të shtetit të vitit 1980.

Deri atëhere, ushtria turke zor se mund të cilësohej si një bastion i shekullarizmit. Mësimet fetare të detyrueshme, nisën pas grusht ë shtetit, kur sektet fetare nisën të bëhen më aktive në politikë, duke u rreshtuar me partitë e krahut të djathtë, teksa u toleruan edhe nga socialdemokratët.

Përkundër narrativës së propaganduar nga Erdogan dhe aleatët e tij, Gyleni e vlerësoi grushtin e shtetit dhe qeverinë ushtarake, që i dha mundësi lëvizjes së tij centrististe, të shndërrohej në një rrjet mbikombëtar i fuqisë financiare dhe politike.

Ishte pikërisht ky rrjet, që e ngriti Erdoganin në nivelin e një udhëheqësi botëror midis viteve 2002-2013. Për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e pushtetit, Lëvizja Gyleniste u cilësua

si fajtore e tentativës së grushtit të shtetit të 2016-ës, kur një fraksion i ushtrisë turke u përpoq të marrë pushtetin me forcë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 300 njerëzve.

Pjesa kryesore e librit, ndalet në përpjekjet e Erdoganit për të zëvendësuar me veten kultin e invididit të Atatarkut, babait të Turqisë moderne. Smith e përshkruan bukur fenomenin Atatark, me të cilin u rrita edhe vetë në Turqi në vitet 1970-1980; statujat, fotot dhe ligji që kriminalizon çdo kritikë ndaj tij.

Ajo shpjegon se si një qeveri e krahut të djathtë, miratoi në vitet 1950 një ligj për të ruajtur statusin e saj, si ndjekësja e vërtetë e parimeve të babait themelues, ndërsa njëkohësisht e islamizoi aparatin e shtetit. Smith e sheh kultin e Ataturkut si një mjet laik shtypës, të përdorur kundër myslimanëve, në një kohë që historia është ndryshe.

Grushti ushtarak i vitit 1980, që frymëzoi Erdoganin dhe shpurën e tij, nxiti gjithashtu edhe gjeneratat e mëvonshme, që ishin të detyruara t?i përshtateshin idealit sunito-myslimano-nacionalist. Dy dekada më pas, mijëra të burgosur politikë, thuajse të gjithë progresistë, u sfilitën për të mësuar përmendësh fjalimet e gjata të Atatarkut.

Dy breza njerëzish të arsimuar, u vranë, u nxitën të emigronin jashtë vendit, ose u burgosën nga ata që mbanin fotot Ataturkut në dorë, si kryqtarët që mbanin dikur kryqet mbi shpinë. Kjo politikë spastrimi, nënkupton se lëvizja e vetme politike e ushqyer nga shteti në vend, ishte ajo e Islamit konservator dhe e nacionalizmit të krahut të djathtë, që sot gjejnë përfaqësimin e tyre të përsosur tek Erdogani./Përshtati në shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga