
OKB për një botë më të mirë
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Nga Michael Rubin ?National Interest?
* Më 22 tetor, i dërguari i posaçëm i SHBA, Xhejms Xhefri, raportoi në Kongres mbi vendimin e administratës Trump, për të hequr dorë nga mbështetja ndaj kurdëve sirianë. Ndërsa demokratët dhe republikanët, e kritikuan politikën ndaj kurdëve të Xhefrit, asgjë që tha ai nuk duhet t?ju befasojë.
Kur bisedoi me gazetarët dhjetorin e kaluar, Xhefri theksoi se bashkëpunimi i SHBA-së me kurdët ishte taktik dhe i përkohshëm, dhe shumë më të rëndësishme ishin lidhjet dypalëshe me Turqinë. Turqia mund të ketë qenë dikur një aleate dhe partnere e rëndësishme e Amerikës, por nëse Xhefri beson se ajo është aleate edhe sot, atëherë fjala ?aleat? thjesht nuk ka asnjë kuptim.
Turqia thotë se po vepron për të mbrojtur veten nga terrorizmi. Por ajo që zyrtarët turq u thonë homologëve të tyre amerikanë është një gjë, dhe ajo që u thonë ekstremistëve në rajon është një tjetër.
Ndërsa forcat turke mësynë përtej kufirit sirian, Erdogan shkroi në Twitter gjuhën arabe:?Unë puth në ballë të gjithë heronjtë e ushtrisë muhamedane që hynë në Siri?. Dhe nuk ishte i vetëm. Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu deklaroi për ?CNN Türk, se Turqia ?do të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi me ISIS?.
Dhe as kjo nuk duhet të na habisë. E vetmja arsye pse Shtetet e Bashkuara, filluan aleancën e saj me kurdët sirianë, ishin provat tronditëse se Turqia ishte pasive, në mos e mbështeste në mënyrë aktive Shtetin Islamik. Një korrespodencë elektronik e publikuar nga Ëikileaks, tregonte se Berat Albajrak, dhëndri i Erdoganit dhe në atë kohë Ministri i Energjitikës, kishte bërë përpjekje për të përfituar naftë nga zonat e kontrolluara dikur nga ISIS.
Në betejën për qytetin e Kobanit, Turqia i lejoi luftëtarët e ISIS të mposhtin kurdët, duke i sulmuar nga pas shpine nën anën turke të kufirit. Pasaportat dhe kartat e identitetit e sekuestruara nga luftëtarët e ISIS, tregojnë se ata kanë kaluar kryesisht në territorin e Turqisë.
Madje ISIS pati de fakto një ambasador të tijin në Turqi, për t?u lidhur me shërbimet e inteligjencës turke. Turqia i ka përfshirë veteranët e Shtetit Islamik në Ushtrinë e Lirë Siriane, një milici e mbështetur prej Ankarasë. Veprimet e dikurshme të Turqisë në Siri, ngrenë shqetësime serioze për angazhimin e saj real, në raport me integritetit territorial të fqinjit të saj. Më 20 Janar 2018, forcat turke hynë në pjesën veriperëndimor të Sirisë, me justifikimin e luftës ndaj terrorizmit. Ata detyruan largimin prej andej të dhjetëra mijëra kurdëve dhe të krishterëve. Ata që mbetën, ndërruan kartat e tyre të identitetit, me ato të lëshuara nga Turqia.
Kurdët thonë se gratë që kanë mbetur aty, nuk mund të pajisen me letërnjoftime, nëse nuk mbulojnë kokën me shami. Hartat e paraqitura në televizionet turke, e tregojnë Sirinë veriore (ashtu si pjesë të Irakut, Greqisë, Bullgarisë dhe Armenisë) të përfshira në shtetin turk. Dhe sërish, as kjo nuk është për t?u çuditur.
Në qytetin verior sirian, Jarabulus, Turqia hapi një zyrë postare civile që mban një flamur turk.
Elementi më tragjik në operacionin e e fundit ushtarak turk,ka qenë ndikimi negativ mbi lirinë fetare në popullsinë civile në zonë, megjithë garancinë e dhënë nga Trump.
Ndër objektivat e para të Turqisë ishte Bisherija, lagja më e madhe e krishterë në qytetin Kamishli. Turqia sulmoi gjithashtu Amudeh, një nga pak qytetet e mbetura në Siri, që ka ende një popullsi hebreje. Dhe as kjo nuk duhet të befasojë ndokënd:Që kur nisi sulmi turk në Siri, më shumë se 100.000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Dhe shumë ekspertë, besojnë se kjo shifër do të rritet më tej.
E përsëris, askush nuk duhet të befasohet nga veprimet e Turqisë në veri të Sirisë. Sebepi i saj për të luftuar terrorizmin, është diskretituar. Teksa të gjitha autoritetet turke flasin për grupime terroriste kurde në veri të Sirisë, ata dhe përkrahësit e tyre nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë ndonjë sulm të kohëve të fundit, të planifikuar apo zbatuar prej tyre, në qytetet dhe fshatrat që po bombardojnë tani.
Kjo sjellje është parë edhe më herët. Në vitin 1974, Turqia e pushtoi Qipron, me arsyetimin e mbrojtjes së pakicën turke të ishullit, nga një juntë ushtarake greke që kërkonte të aneksonte Qipron. Grekët e rrëzuan juntën, brenda disa javësh nga pushtimi i Turqisë.
Megjithatë edhe 45 vjet më vonë, Turqia vazhdon të mbajë të pushtuar jo vetëm një të tretën e ishullit, por tani po kërkon për të nxjerrë gaz nga ujrat territoriale të Qipros. Kur diplomatët amerikanë dhe evropianë, e kundërshtruan sjelljen e Turqisë, Egemen Bagi? – një nga këshilltarët kryesorë të Erdoganit – kërcënoi të përdorte marinën turke kundër anijeve amerikane, që po kërkojnë gaz në ujërat qipriote me lejen e autoriteteve përkatëse.
Ndërsa Turqia po bëhet gjithnjë e më agresive, Qiproja është bërë ndoshta vatra më e nxehtë në Evropë. As gatishmëria e Turqisë për t?ju bashkuar ekstremistëve të dhunshëm, kundër shekularistëve dhe demokratëve, nuk duhet të konsiderohet një surprizë. Ahmet Kava?, një profesor teologjie të cilin Erdogan e emëroi ambasadori të Turqisë në Çad, u shpreh në Twitter se Al-Kaeda nuk është në fakt një grup terrorist.
Në fakt, kur është fjala për terrorizmin, Erdogan është vazhdimisht në konflikt me vendet perëndimore. Në vitin 2006, Erdogani mirëpriti jo vetëm Hamasin, por edhe një nga udhëheqësit e tij më militantë në parlamentin turk. Kjo pikërisht në kohën, kur SHBA dhe Bashkimi Evropian i kërkuan Hamasit të hiqte dorë nga aktet terroriste, nëse donte të fitonte një legjitimitet diplomatik ndërkombëtar.
Dy muaj para se Boko Haram të tmerronte botën duke rrëmbyer 300 vajza të reja nigeriane, në media u publikua një bisedë e përgjuar midis Mustafa Varank, këshilltarit të Erdoganit dhe Mehmet Karata?, sekretarit personal të kompanisë ?Turkish Airlines?. Në atë bisedë, zyrtari i linjës ajrore thoshte se nuk ndihej i qetë për transportimin e armëve turke në Nigeri, pasi nuk ishte e qartë nëse ato armë ?janë për të vrarë myslimanë apo të krishterë?.
Më pas është edhe reagimi i Erdoganit ndaj diktatorit sudanez Omar al-Bashir, që akuzohet për gjenocid në Darfur. ?Asnjë mysliman, nuk mund të kryejë genocid?- deklaroi presidenti turk. Pastaj janë përpjekjet e Erdoganit për të ndihmuar Iranin në anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare, apo kthesa e tij diplomatike dhe ushtarake nga SHBA-ja drejt Rusisë.
Turqia mund të jetë ?Kali i Trojës? i Rusisë në NATO, duke synuar të pengojë çdo vendimmarrje për të paralizuar organizatën veri-atlantike. Dhe ndërsa kritikët e Turqisë argumentojnë se në një rast të tillë, NATO thjesht duhet ta dëbojë atë, e kanë gabim.
NATO nuk ka asnjë mekanizëm zyrtar për të dëbuar anëtarët e saj. Trump e mbron pushtimin turk të Sirinë veriore, duke folur për rëndësinë e Turqisë si aleate. A nuk ka ardhur koha që ai t?i bashkohet konsensusit gjithnjë e më të rrallë bipartizan në Kongres, që pyet:Nëse Turqia është aleate, atëherë pse veprimet e saj janë të ngjashme me ato të një kundërshtareje?/ Përshtatur nga CNA.al
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të...
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani n...
Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryes...
Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të K...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar pr...
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Nga Timothy Less “Open Democracy”* Liderët evropianë, refuzu...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
30 persona nga fshati Gjoricë të Bulqizës janë paraqit...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Një vajzë dyvjeçare është vrarë dhe 22 persona të tjerë janë...
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtar...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...