E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani nisi ndërtimi i një hoteli shumë të madh. Ai do të kishte formën e një piramide, me një lartësi mbi 300 metra, dhe që do të kishte të paktën 3.000 dhoma, dhe 5 restorante rrotulluese, me një pamje shumë panoramike.
Hotel Ryugyong, duhet të inaugurohej vetëm 2 vjet më vonë. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Edhe pse godina e arriti lartësinë e saj të planifikuar në vitin 1992, ajo mbeti pa dritare dhe bosh për 16 vjet të tjera. Pamja e saj e jashtme prej betoni, i ngjante një përbindëshi të rrezikshëm që shihte nga qyteti.
Gjatë asaj kohe, godina mori nofkën ?Hoteli i Apokalipsit?. Hoteli u vesh me metal dhe xhama, dhe më vonë u pajis me drita LED, dhe mbrëmjeve dhuronte një spektakël shumëngjyrësh. Puna ka rifilluar dhe është ndalur shumë herë, duke nxitur spekulime të vazhdueshme nëse ky hotel do të hapet dot ndonjëherë.
Teksa qëndron ende sot i mbyllur, Hotel Ryugyong është godina më e lartë në botë e boshatisur. Hoteli ka qenë në fakt produkt i rivalitetit të Luftës së Ftohtë, midis Koresë së Jugut të mbështetur nga SHBA-ja, dhe Koresë së Veriut së mbështetur nga Bashkimi Sovjetik.
Një vit para se të niste ndërtimi i tij, një kompani korano-jugore kishte ndërtuar në Singapor atë që ishte për kohën hoteli më i lartë në botë ?Uestin Stemford?. Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, po përgatitej ndërkohë të organizonte Lojërat Olimpike të vitit 1988, me vendin që po përjetonte tranzicionin drejt një demokracie kapitaliste.
Për të reguar ndaj arritjeve të Koresë së Jugut, Pheniani organizoi Festivalin Botëror të Rinisë dhe Studentëve të vitit 1989, një lloj versioni socialist i Lojërave Olimpike. Rregjimi bëri plane për të ndërtuar hotelin e madh, që ai të ishte gati për aktivitetin ndërkombëtar, duke synuar thyerjen e rekordit botëror që kishte vendosur jugu.
Por për shkak të problemeve inxhinierike, hoteli nuk mbaroi dot në kohë për festivalin. Qeveria komuniste, kishte investuar tashmë miliarda dollarë për festivalin, duke ndërtuar një stadium të ri, zgjeruar aeroportin e Phenianit, dhe duke ndërtuar rrugë të reja.
Kjo e tendosi më tej, ekonominë e brishtë koreano-veriore. Ndërkaq, shembja e Bashkimit Sovjetik e privoi vendin komunist nga ndihmat dhe investimet më jetike. Koreja e Veriut, po zhytej drejt një krize të re ekonomike. Megjithëse struktura e jashtme e hotelit kishte përfunduar, ndërtimi u ndërpre në vitin 1992, dhe një vinç u la në harresë në majë të ndërtesës.
?Godina u ndërtua në formën e piramidës, pasi katet e sipërme duhet të ishin më të lehta. Ata nuk kishin materiale ndërtimi të kohës së fundit. Prandaj e ndërtuan tërësisht me beton. Nuk mund të ndërtohet në atë mënyrë një kullë më e hollë, pasi duhet të kesh një bazë të madhe me një majë të mprehtë?- deklaroi për CNN Kalvin Çua, arkitekt me banim në Singapor, që është maarrë shumë me urbanizmin e Phenianit.
?Nëse shihni historinë e ndërtimeve në Korenë e Veriut që nga fundi i Luftës Koreane, shumica e ndërtesave janë prej betony. Ky është materiali që ata njohin?- shtoi Çua. Arkitekti, që ka punuar në Korenë e Veriut me arkitektët vendas, thotë se Ryugyong, mund të ketë qenë dizajnuar të dukej si një mal, dhe jo si një piramidë, pasi malet luajnë një rol të rëndësishëm në simbolikën e vendit.
Në biografinë zyrtare të Kim Jong Il, i ati i sundimtarit aktual Kim Jong Un, thotë se lindi në një bazë të fshehtë ushtarake në malin Paektu, mali më i gjatë në gadishullin Koreane, që përshkruhet në emblemën kombëtare të Koresë së Veriut. Në vitin 2008, pas një ndërprerje 16-vjeçare, rinisi ndërtimi i hotelit, si pjesë e një marrëveshje me ?Orascom?, një kompani egjiptiane e kontraktuar për ndërtimin e rrjetit 3G të Koresë së Veriut.
Vinçi i vjetër i ndryshkur, që ishte harruar sipër ndërtesës për 2 dekada me radhë, u hoq prej andej. Punëtorët e ndihmuar nga inxhinierët egjiptianë, instaluan panele qelqi dhe metali në strukturën e betonit. Këto punime patën një kosto prej 180 milionë dollarësh.
Projekti përfundoi vetëm në vitin 2011, dhe kjo nxiti spekulime se hoteli do të inaugurohej së shpejti. Në fund të vitit 2012, kompania gjermane ?Kempinski? që menaxhon një sërë hotelesh luksoze nëpër botë, bëri me dije se Ryugyong do të hapej pjesërisht nën administrimin e tij në mesin e 2013-ës.
Por ajo u tërhoq disa muaj më vonë, duke deklaruar se hyrja e hotelit në treg, nuk ishte ?aktualisht e mundur?. Pati zëra se godina ishte strukturalisht e paqëndrueshme, për shkak të teknikave të dobëta të ndërtimit dhe materialeve të përdorura. Në vitin 2014, në Phenian u shemb një godinë banimi 23-kateshe, pasi ndërtimi ?nuk ishte kryer siç duhet? sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut.
?Gjykuar nga pjesa e jashtme, ndërtesa duket strukturalisht e fortë. Ndërsa pjesa e brendshme mund të jetë një histori tjetër?- thekson Çua. Imazhet e brendshme të hotelit në vitin 2012, zbuluan se nga brenda ishte bërë shumë pak punë.
Ryugyong nisi të përdorej në vitin 2018, kur në fasadën e saj u instaluan ekranet LED, ku panderprerë transmetohet një video propagandistike 4-minutëshe, që tregon historinë e Koresë së Veriut, të shoqëruar me një sërë parullash politike. Pyetja që ri pezull është:A do të hapet ndonjëherë ky hotel gjigant? Ata që e kanë vizituar nga afër, thonë se është shumë e vështirë të japet një përgjigje e saktë./ ?CNN?-Përshtatur nga CNA.al
Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryes...
Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të K...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar pr...
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Nga Timothy Less “Open Democracy”* Liderët evropianë, refuzu...
Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm...
Nga Doug Wead “Newsmax”* Donald Trump ka të drejtë. Amerika ...
Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman “The Conversation”* Në...
Bosi legjendar i mafias amerikane, Al Kapone nuk e mbaroi do...
Nga Howard W French “The Guardian”* Disa dekada më parë, shu...
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”* Nga një B...
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qever...
Nga Robert Fry “The Article”* Të gjithë i kanë aktualisht sy...
Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin ...
Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...