Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar prej vitesh filozofët, shkencëtarët dhe studiuesit. Meqë lumturia është një ndjenjë subjektive, është e vështirë të gjesh një mënyrë për ta matur atë në një mënyrë objektive. Një nga metodat më të zakonshme për matjen e lumturisë, është nëpërmjet anketave dhe sondazheve, sikurse është edhe Raportit Botëror i Lumturisë i OKB-së.
Por kur është fjala për të kuptuar se si renditet lumturia jonë, e krahasuar me brezat e mëparshëm, studiuesit kanë hasur jo pak vështirësi në gjetjen e metodave për ta matur atë. Akademikët që studiojnë të kaluarën, përdorin zakonisht një metodë të quajtur ?lexim i imtësishëm?- një analizë reflektike dhe kritike e një teksti – që u jep atyre mundësi të kuptojnë më mirë se si mund të jenë ndjerë autorët, në kohën kur i kanë shkruar këto tekste.
Psikologët e kanë konfirmuar këtë. Dhe e dinë që ato që thotë apo shkruan një person, mund të zbulojnë shpesh shumë mbi lumturinë e tyre. Por, sikur të mundnit të lexonit çdo libër që është shkruar, dhe të kishit një perceptim të asaj që do të thoshte të jetosh gjatë 200 viteve të fundit të historisë?
Unë dhe kolegët e mi, kemi kryer së fundmi kërkime, që kanë hedhur një hap të parë drejt zhvillimit të një panorame sasiore të lumturisë përgjatë historisë. Ne zhvilluam një metodë, përmes së cilës ishim në gjendje të analizonim tekste në internet nga miliona libra fantashkencë, si dhe gazeta të botuara gjatë 200 viteve të fundit.
Ne e bëmë këtë, duke përdorur një algoritëm statistikor mbi miliona tekste historike të dixhitalizuara, në mënyrë që të kuptojmë se sa të lumtur ishin autorët në kohën e shkrimeve të tyre. Kjo quhet ?analizë e ndjenjës?, e cila mat se sa shpesh një autor përdor fjalë pozitive dhe negative, për të shprehur gjendjen e tyre emocionale.
Më shumë fjalë pozitive, si ?dashuria?, ?lumturia? dhe ?kremtimi?, tregojnë më shumë ndjenja pozitive, ndërsa fjalët më negative si ?vdekje?, ?zemërim? dhe ?trishti? tregojnë ndjenja negative. Ndërsa me kalimin e kohës, disa fjalë kanë ndryshuar kuptimet e tyre, ne e morëm parasysh edhe këtë kur analizuam fjalët dhe kuptimet e tyre.
Për shembull, fjalët si ?homoseksual? dhe ?rrezik?, kanë ndryshuar rëndësinë e tyre me kalimin e kohës. Në rastin konkret, që të dyja kanë një kuptim akoma më negativ. Duke analizuar gjuhën e përdorur në tekstet e shkruara nga 4 vende perëndimore – Britani e Madhe, SHBA, Itali dhe Gjermani – ishim në gjendje të krijonim një tabllo sasiore të mirëqenies subjektive historike, të cilën e quajtëm ?Indeksi Kombëtar i Valencave?.
Ky indeks, është në gjendje të llogarisë nivelet relative të lumturisë ose pakënaqësisë, duke shqyrtuar gjuhën e përdorur në çdo tekst, në çdo vit të caktuar. Duke e krahasuar këtë me të dhënat e sondazhit të Eurobarometrit mbi mirëqenien subjektive, indeksi ynë duket të jetë i besueshëm.
Ne e përdorëm më pak Indeksin Kombëtare të Valencave, për të parë se si luftërat, dhe ndryshimet ekonomike dhe shëndetësore gjatë 200 viteve të fundit, kanë ndikuar në lumturinë e përgjithshme të njeriut. Dhe ajo që zbuluam ishte e jashtëzakonshme. Ndërsa PBB-ja supozohet se shoqërohet me një rritje të mirëqenies, ne zbuluam se efekti i saj në mirëqenien përgjatë historisë, është në rastin më të mirë periferik.
Prodhimi i Brendshëm Bruto, është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 200 viteve të fundit, në të 4 vendet që morëm në studim. Por mirëqenia është ulur dhe ngritur në mënyrë dramatike. Edhe më e habitshëm, është fakti që mirëqenia duket të jetë tepër elastike ndaj ngjarjeve negative afatshkurtra.
Luftërat krijojnë rënie dramatike të mirëqenies. Por menjëherë pas luftës, mirëqenia shpesh rritet në nivelet e saj të paraluftës. Ndryshimet e qëndrueshme në masën tonë të lumturisë, ndodhin ngadalë dhe brez pas brezi. Studimi ynë, zbuloi se Gjermania ishte më shumë e lumtur në vitet 1800, dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë viteve 1800, vlera të larta gjenden edhe në kombet e tjera gjatë viteve. Gjithsesi ato vlera mund të mos jenë plotësisht të sakta, pasi shkrimtarët e Epokës Viktoriane i përkisnin zakonisht shtresës së lartë, dhe temat për të cilat ata shkruanin dhe gjuha që përdornin, ishte e ndryshme nga e sotmja.
Megjithatë, Gjermania ka përjetuar një rritje të lumturisë që nga vitet 1970. Në Britani, ?Dimri i Pakënaqësisë? në fund të viteve 1970, është pika më e ulët e mirëqenies dhe lumturisë që ne matëm, dhe që nisi të zbutej gjatë viteve 1950. Kombi ishte më i lumtur gjatë viteve midis 2 luftrave botërore në vitet 1920, dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Në SHBA, lumturia ndikohej nga ngjarje si Lufta Civile, Depresioni i Madh dhe Lufta Koreane. Amerikanët ishin më të lumtur në vitet 1920, para se Depresioni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore, të sillnin një rënie të mirëqenies. Po ashtu edhe Italia u prek nga luftërat botërore,
por ajo ka përjetuar një rritje të vazhdueshme të mirëqenies deri nga vitet 1970.
Këto gjetje, i japin mundësi qeverive të kuptojnë më mirë sesi duhet të hartojnë politikat. Për shembull, si duhet t?i shpenzojë një qeveritë paratë, për të përmirësuar lumturinë e shtetasve të saj? Në të gjitha vendet, një vit jetë shtesë, është i barabartë me një rritje prej 4.3 për qind të PBB-së.
Një vit konflikti i brendshëm, është i barabartë me një rënie prej 30 për qind të PBB-së. Një kuptim më i mirë i gjërave, që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht në lumturinë e shoqërisë, mund të ketë efekte të matshme si në cilësinë e jetës, ashtu edhe në prodhimin ekonomik të një kombi./Përshtatur nga CNA.al
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Nga Timothy Less “Open Democracy”* Liderët evropianë, refuzu...
Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm...
Nga Doug Wead “Newsmax”* Donald Trump ka të drejtë. Amerika ...
Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman “The Conversation”* Në...
Bosi legjendar i mafias amerikane, Al Kapone nuk e mbaroi do...
Nga Howard W French “The Guardian”* Disa dekada më parë, shu...
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”* Nga një B...
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qever...
Nga Robert Fry “The Article”* Të gjithë i kanë aktualisht sy...
Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin ...
Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf ...
Kriza Kubane e Raketave, i çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashk...
Nga Roger Cohen “The New Jork Times” * Athinë- Ndoshta e din...
Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...