Ç’po ndodh me Brexit?/ Ja cilat janë skenarët kryesorë
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Howard W French ?The Guardian?
* Disa dekada më parë, shumë studiues nisën të parashikojnë që me pasurimin e mëtejshëm, Kina do të ishte në prag të ndryshimit të sistemit të saj. Logjika ishte se pas krijimit të një shtrese të re të mesme, politika do të prirej drejt një qeverisjeje më pjesëmarrëse dhe ndoshta më demokratike.
Por ndërsa vazhdoi rritja e lartë ekonomike, dekada e parë e këtij shekulli erdhi dhe iku, pa asnjë sfidë serioze ndaj modelit autoritar të Kinës. Dhe nën udhëheqësin aktual kinez, Xi Jinping, që u emërua president në vitin 2013, gjërat janë ngurtësuar më tepër.
Vitin e kaluar, ai ndryshoi rregullat e zëvendësimit periodik të udhëheqësve, për të qëndruar në krye të vendit deri në fund të jetës. Por sot revolta e pritur prej kohësh e shtresës së mesme ka mbërritur, jo nga vetë Kina, por nga Hong Kongu.
Dhe më shumë se sa çdo problem tjetër me të cilin përballet Kina, kriza e vazhdueshme në këë qytet, mund të përcaktojë vazhdimësinë e Xi në detyrë, dhe drejtimin e vendit të tij gjatë viteve të ardhshme. Problemi i trazirave civile në Hong Kong, është dëshmi e shkëputjes nga epoka post-Mao.
Kjo mund të shihet në Nismën e Brezit dhe Rrugës, një projekt global infrastrukturor, i shpallur nga presidenti Xi. Ose më së afërmi, tek prezantimi i armëve të reja, gjatë paradës ushtarake me rastin e 70-vjetorit të sundimit të Partisë Komuniste, që ishte një shpallje e hapur e synimeve të Kinës, për të rivalizuar fuqinë ushtarake amerikane.
Nën presidentin Xi, Kina ka ndërhyrë shumë më drejtpërsëdrejti në qeverisjen autonome të Hong Kongut. Shembulli më i dukshëm ishte rrëmbimi i librashitësve në Hong Kong, që shisnin libra kritikë ndaj Pekinit, apo dëshmi historike që minojnë ortodoksinë kineze.
Ndërkohë Pekini ka mbështetur një sërë kufizimesh mbi demokracinë e qytetit, çka ka dëmtuar fuqishëm ndjenjën e banorëve të Hong Kongut, se ata gëzojnë një autonomi edhe pse kufizuar ligjore dhe politike, bazuar nën sloganin ?një vend, dy sisteme?.
Më e rëndësishmja, këto masa përfshinë ndalimin e kandidatëve politikë pro demokracisë, dhe propozimin në shkurt nga shefja ekzekutive e Hong Kongut, Kerri Lam, të një ligji që shkaktoi edhe protestat e muajve të fundit. Një ligj që lejon ekstradimin e të dyshuarve për krime të ndryshme, nga Hong Kongu në Kinën kontinentale.
Që nga ajo kohë, popullariteti i Lam ka rënë shumë. Veçanërisht, pasi ajo ka deklaruar së fundmi se Pekini nuk do ta lejojë që të tërhiqet nga detyra, një nga kërkesat kryesore të demonstruesve. Bllokimi i çdo rruge që do të lejonte më shumë vetëvendosje nën sovranitetin kinez, sikurse u premtua kur Britania ia ktheu Hong Kongun Kinës në vitin 1997, ka çuar në radikalizimin e dukshëm të popullsisë së ishullit, dhe në një revoltë të shtresës së mesme.
Demonstratat paqësore, kanë nxjerrë rregullisht në rrugë qindra mijëra qytetarë, të moshave, shtresave dhe profesioneve të ndryshme. Situata mund të kishte evoluar më butësisht, nëse qyteti do të trajtohej me më shumë tolerancë. Por logjika e pushtetit qëndror në Pekin nën udhëheqjen e Xi, ka qenë gjithnjë pasja e sa më shumë kontrolli mbi vendin.
Përpjekja për t?i imponuar kufizime më të forta Hong Kongut, rrezikon tani të sjellë të gjitha llojet e dëmeve të padëshiruara. Kjo nis nga radikalizimi i popullsisë së Hong Kongut, dhe vazhdon me dëmtimin e ekonomisë dhe reputacionit të qytetit si ?Meka? e biznesit në rajon.
Vetëm në dy javët e fundit, efektet e krizës në Hong Kong u përhapën në një mënyrë të paparashikuar edhe në SHBA. Kur drejtuesi i një skuadre në ligën amerikane të basketbollit, NBA, shprehu përmes Tëitter-it mbështetje për protestuesit në Hong Kong, kompanitë kineze anuluan marrëveshjet e tyre për sponsorizime.
Në një vend ku shumica e njerëzve dinë shumë pak mbi Kinën, kjo ishte hera e parë që shumë njerëz u ndërgjegjësuan për shkallën deri ku Pekini është i gatshëm të shkojë në censurimin e mendimit të lirë, dhe impononimit të konformizmit.
Natyrisht, skenari përfundimtar është vendimi për një ndërhyrje policore ose ushtarake nga kontinenti, në mënyrë që të hiqet dorë nga protestat. Por me çfarë kostoje? Hong Kongu do të humbte përgjithmonë statusin e tij si një qytet global, kozmopolit, dhe atë të një ?pate? që prodhon ?vezë të arta? për Kinën.
Qëkur ten Hsiao Pini lejoi depërtimin e kapitalizmit në Kinë, Hong Kongu, ka shërbyer si një portë jetike hyrëse për biznesin dhe investimet për vendin. Ai është ende një vend, ku kompanitë e huaja mendojnë se është më e sigurtë të vendosen, për shkak të sistemit të pavarur gjyqësor, dhe një strukture bankare që mundëson një konvertim monetar pa kosto, dhe transferta ndërkombëtare të pakufizuara.
Ndërsa Kina është bërë shumë më e pasur, ajo është bërë më pak e varur nga Hong Kongu në aspektin e investimeve. E megjithatë shumë investime në Kinë, vazhdojnë të kalojnë përmes këtij qyteti. Një ndërhyrje ushtarake në Hong Kong, do të shkatërronte edhe projektin e Pekinit, që Tajvani të pranojë bashkimin me Kinën, në bazë të formulës ?një vend, dy sisteme?.
Ngjarjet e kohëve të fundit në Hong Kong, kanë rritur ndjeshëm perspektivën e një fitoreje të radhës së partisë qeverisëse në Tajvan, udhëheqësi i të cilit Tsai Ing-uen është një kundërshtar i fortë i Pekinit. Sidoqoftë, mbetet edhe më e paparashikueshme se çfarë do të ndodhte në Kinën kontinentale.
Një shtypje e e dhunshme e protestave në Hong Kong, mund të ketë pasoja negative për Xi, një udheheqës që është përpjekur të projektojë rreth vetes imazhin e vendosmërisë dhe gati pagabueshmërissë. Sot Pekini pretendon se 1.4 miliardë kinezët, janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj lëvizjes për demokraci në Hong Kong.
Por ky është një pretendim, që mund të besohet vetëm në një mjedis mediatik të kontrolluar nga shteti. Nëse do të përdoren arrestimet masive ose tanket për të shtypur një lëvizje proteste, që synon të sigurojë lëshimet demokratike, anëtarët e shtresës së mesme që janë në rritje të shpejtë në Kinë, do të fillojnë ta shohin këtë jo vetëm si një humbje për Hong Kongun, por si një humbje për shoqërinë e tyre./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”* Nga një B...
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qever...
Nga Robert Fry “The Article”* Të gjithë i kanë aktualisht sy...
Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin ...
Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf ...
Kriza Kubane e Raketave, i çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashk...
Nga Roger Cohen “The New Jork Times” * Athinë- Ndoshta e din...
Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të...
Pjesa veriore e Sirisë, që aktualisht po sulmohet nga ushtri...
Inteligjenca Artificiale dhe programi i analizimit të së fyt...
“Banda e të Katërve”, ishte një grup prej 4 figurash me pesh...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se ...
Nga Michael Hauskeller “The Conversation”* Demokracitë perën...
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Unive...
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Nga Ronald E.Riggio “Psychology Today”* Sot në botë, 50 vend...
Nga Alessandra Bocchi “The Washington Examiner”* Në Evropën ...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Policia ka arrestuar në Lezhë shtetasin Xh. S., 36 vjeç, i...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...