Ja pse përgjumemi, kur konsumojmë një vakt të rëndë ushqimor
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev ?The Globalist?
* Nga një Ballkan i paqëndrueshëm, nuk përfiton askush në Evropë. Historia e ka treguar këtë më shumë sesa një herë. Kjo është arsyeja, përse termi ?integrim euro-atlantik? për të përshkruar të ardhmen e rajonit, duhet të jetë më shumë se sa thjeshte një retorikë e përshtatshme.
Ai duhet të jetë mekanizmi kryesor për nxitjen e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në ?oborrin? e përparmë të Evropës. S?ka dyshim se procesi i ?evropianizimit? të këtij rajoni të trazuar, kërkon reforma të dhimbshme strukturore nga ana e vendeve në Ballkanin Perëndimor.
?Karrota? e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është përdorur për t?i motivuar elitat politike që të nxisin transformime në vendet e tyre. Në ditët e ardhshme, Këshilli Evropian do të marrë një vendim të rëndësishëm mbi të ardhmen e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Hapja e negociatave të anëtarësimit, do të injektonte patjetër siguri dhe parashikueshmëri në rajon. Ndërsa është e rëndësishme që të shpërblehen këto vende, për përpjekjet e bëra deri më tani, është po aq thelbësore që të çelen negociatat me to, për t?i hapur rrugën reformave të ardhshme nën kujdesin dhe kushtëzimin e Brukselit.
Kostoja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane dhe në sistemin e saj të vlerave, është shumë më e ulët, sesa lënia e tyre në pritje. Drejtimi që do të marrë Ballkani Perëndimor në të ardhmen, do varet si nga vizioni gjeopolitik i BE-së, ashtu edhe nga vullneti politik i vendeve të rajonit, për të ndërmarrë reforma demokratike serioze.
Përsa i përket këtyre të fundit, është koha që këto vende të tregojnë seriozisht se kanë ndërmend të ruajnë kursin e tyre drejt Perëndimit, duke ?ecur realisht, dhe jo vetëm duke negociuar?. BE-ja ka qenë përherë, dhe do të mbetet e angazhuar në Ballkan. Ajo është deri tani donatorja më e madhe, partnerja më e madh tregtare, dhe investitorja më e madh e drejtpërdrejtë e huaj në rajon.
Në shkurtin e vitit 2018, Komisioni Evropian, publikoi një strategji premtuese dhe të besueshme mbi Ballkanin Perëndimor, që përmbante 6 nisma prioritare. Pas shumë vitesh ?lodhje nga zgjerimi? nga ana e unionit, u duk sikur strategjia i dha një shtysë optimizmit në rajon, që tashmë është zbehur nga ?lodhja prej reformave?.
Megjithatë, entuziazmi fillestar u zbeh shumë shpejt. Në qershorin e vitit të kaluar, Këshilli Evropian shtyu sërsh procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndarjet e forta brenda BE-së për çështje si emigracioni, Brexit dhe të tjerat, e devijuan nivelin e vëmendjes së nevojshme politike ndaj çështjes së zgjerimit.
Bashkimi Evropian, përballet sot me një zgjedhje të qartë. Nëse do që të vërë në rrezik besueshmërinë e tij, duke mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të zvogëlohej aftësia e BE-së për të vendosur kushte më të rrepta për një qeverisje të mirë.
Nga ana tjetër, kjo do të krijonte një boshllëk të madh të fuqive perëndimore në rajon. Dhe në këto kushte, vendet e rajonit do të fillojnë pashmangshëm të ç?orientohen, dhe të nisin të përpiqen të gjejnë një partner tjetër ?strategjik?.
Lajmi i mirë, është se Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen, ka bërë tashmë me dije se komisioni i saj do të veprojë gjeopolitikisht, në një botë ku ka tashmë një garë mes fuqive të mëdha. Ndërhyrja agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, është rritur vitet e fundit.
Synimi i Rusisë, është më së paku rritja e kostove të integrimit të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Moska po vepron kështu si një aktore destabilizuese, dhe është e prirur të shfrytëzojë dobësitë e brendshme politike dhe ekonomike të rajonit.
Edhe Kina po luan një rol gjithnjë e më të dukshëm në rajon. Ajo i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor si të arritshme me shumë pak kosto. Me ?paratë e tij të gatshme?, Pekini po përdor mënyrat e veta për të forcuar më tej kontrollin ekonomik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore.
Brukseli duhet të pyesë veten, se çfarë do të përfitojë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, nëse këto vende, si pasojë e rritjes së ndikimit kinez, bien në kurthin e borxheve, dhe ulin standardet e tyre mjedisore dhe ato të punës. Për më tepër, kjo do të nënkuptonte jo vetëm përjetësimin, por edhe përkeqësimin e dukurisë së korrupsionit tashmë të përhapur, dhe të mungesës së transparencës në rajon.
Ndjeshmëria ndaj aktivizmit në rritje diplomatik dhe ekonomik të Pekinit në rajon, nxitet edhe nga mosbesimi nëse BE-ja mund të ketë realisht një pozicion të përbashkët përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, nuk duhet të anashkalohen as aleancat e mundshme mes Pekinit dhe Moskës për forcimin e ndikimit në rajon.
Bashkimi Evropian, ka mundësinë por edhe interesin e madh që të nxisë një periudhë pozitive afatgjatë në mbarë rajonin. Ky është momenti më i mire, që Brukseli të angazhohet për zgjerimin e unionit. Pasi sondazhet tregojnë një rritje të madhe të besimit dhe optimizmit tek më shumë se 61 për qind e qytetarëve evropianë përkundrejt BE-së, norma më e lartë që nga viti 2014.
Në këtë situatë, vendet anëtare të BE-së duhet të promovojnë njjë debat publik për zgjerimin e ardhshëm. Ato duhet ta vënë theksin tek rëndësia e vlerave, e rregullave të qarta dhe një qeverisjeje të mirë, si dhe të mbështesin zhvillimin e përgjithshëm në shtetet kandidate.
Së fundmi, nëse BE-ja nuk do të vijë në Ballkanin Perëndimor me mjetet dhe investimet e saj demokratike transformuese, për ta afruar rajonin me vlerat dhe institucionet e saj, atëherë qytetarët nga Ballkani do të vazhdojnë të emigrojnë drejt BE-së./ Përshtatur nga CNA.al
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qever...
Nga Robert Fry “The Article”* Të gjithë i kanë aktualisht sy...
Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin ...
Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf ...
Kriza Kubane e Raketave, i çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashk...
Nga Roger Cohen “The New Jork Times” * Athinë- Ndoshta e din...
Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të...
Pjesa veriore e Sirisë, që aktualisht po sulmohet nga ushtri...
Inteligjenca Artificiale dhe programi i analizimit të së fyt...
“Banda e të Katërve”, ishte një grup prej 4 figurash me pesh...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se ...
Nga Michael Hauskeller “The Conversation”* Demokracitë perën...
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Unive...
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Nga Ronald E.Riggio “Psychology Today”* Sot në botë, 50 vend...
Nga Alessandra Bocchi “The Washington Examiner”* Në Evropën ...
Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit X...
Nga Masimo Amaniti* Psikanalist dhe Profesor në Universiteti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...