web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nëse nuk luftoni për demokracinë, nuk e meritoni atë

14 Tetor 2019, 06:57, Blog CNA

Nga Roger Cohen ?The New Jork Times?

* Athinë- Ndoshta e dini atë historinë e papagallit në Rusinë Sovjetike, që doli nga kafazi i tij dhe u arratis përmes dritares. Pronari i tij shkoi me vrap në Ministrinë e Brendshme. ?Unë dua t?ju garantoj se sido që të vijnë punët, mendimet e papagallit tim nuk janë të miat!?-u thotë ai agjentëve të policisë.

Asnjë nga ne nuk dëshiron të jetojë në një shoqëri, ku duhet të shqetësohemi se çfarë mund të thonë papagallët tanë. Dhe as në një shoqëri, ku papagalli presidencial do të përsëriste:?Unë jam gjeni! Amerika e Para! Gjueti shtrigash! Grusht shteti!?. Kina e ka ndaluar në internet dhe në kinema, serialin amerikan të animuar ?Winnie Pooh?.

Ndoshta sepse Pooh thotë mes të tjerash:?Njerëzit thonë se asgjë nuk është e pamundur, por çdo ditë unë nuk arrij të bëj dot asgjë!?. Një shoqëri që ndalon ?Winnie Pooh?, për shkak të një ngjasimi të supozuar me Udhëheqësin e saj të Madh, ka disa probleme serioze.

Ndërsa po mbushen 30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, fjala e lirë duhet të mbrohet edhe më më tepër këmbëngulje, pasi nëse ajo vdes, dhe bashkë më të edhe e vërteta, më e keqja bëhet e mundur, dhe me gjasë e pashmangshme. Së fundmi, mora pjesë në Forumin e Demokracisë në Athinë, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me ?The New York Times?.

Aty u njoha me Magdalena Adamovic. Bashkëshorti i saj, Pavël Adamovic, u vra në fillim të këtij viti në Gdansk, qyteti më evropian në Poloni, ku ai shërbente si kryetar bashkie. Me forcën solemne të dinjitetit të saj, ajo më kujtoi se ne duhet të bëjmë më shumë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes.

Por edhe liria e shprehjes, mbron gjithashtu idetë që ne urrejmë. Ky është çmimi i lirisë, dhe liria duhet të rimësohet çdo ditë. E ndjej ende në veshët e mij jehonën e apelit të Adamovic: ?Arsimimi, arsimimi, arsimimi??. Kur bashkëshorti i saj u godit për vdekje me thikë, një nga fjalët e tij të fundit ishte ?solidaritet?, me një ?s? të vogël, siç vërejti Donald Tusk, presidenti në largim i Këshillit Evropian. Vrasja e tij, ishte një akt i çmendur, që na kujtoi se ?muret? e nacionalistëve janë ndërtuar për të rrëzuar.

Demokracia e digjitalizuar e shekullit XXI, nuk mund të jetë demokracia e shekullit XX. Ndërkohë, teksa institucionet duhet të përshtaten, indi lidhës i shoqërive tona duhet të ripërtërihet, dhe ekonomitë tona të rigjenerohen, ekziston detyrimi për të mbrojtur vlerat që siguruan kuadrin e rendit ndërkombëtar të shekullit XX-të:liria dhe hapja; sundimi i ligjit; të drejtat e njeriut; demokracia dhe vetëvendosja; siguria; dhe mundësitë e tregut të lirë.

Asnjë tërheqje e gabuar e ndonjë udhëheqësi amerikan nga idealet e SHBA-së, nuk mund të zvogëlojë rëndësinë e këtij misioni. Por unë nuk besoj se kjo mund të kryhet përmes nacionalizmit dhe barrierave, mitologjisë dhe ksenofobisë. Siç vërente më te drejtë Fransua Miterran, ?stacioni? i fundit i nacionalizmit është lufta.

Kjo nuk është më pak e vërtetë sot, sesa në kohën e zbarkimit aleat në Normandi. Fjalët janë të bukura, por pa vepra ato treten si në mjegull. Nathan Lou, politikan dhe aktivist nga Hong Kongu, tha n forum:?Ne solidarizohemi me mbrojtësit e lirisë, kudo që ata ndodhen. Në Hong Kong, jemi vënë në ballë të një beteje mes vlerave autoritare dhe atyre liberale. Nëse në fund do dominojë komunizmi, do të kërcënojë të gjitha demokracitë liberale?.

Kasem Eid, shkrimtar sirian theksoi:?Nëse nuk luftoni për demokracinë, ju nuk e meritoni atë!?. Bie tërësisht dakord me të. Pol Polman, ish-kreu i Unilever, duke iu referuar leksioneve të krizës financiare botërore të vitit 2008 u shpreh:?Bankat ishin shumë të mëdha për të dështuar, ndërsa njerëzit shumë të vegjël për të pasur rëndësi!?. Nuk kisha dëgjuar një përmbledhje më të saktë të asaj krize.

Politologu bullgar Ivan Krastev, e përshkroi kështu fuqinë e miteve:?Më shumë hungarezë besojnë se kanë parë një UFO, sesa janë të prirur të besojnë se kanë parë ndonjë refugjat?.

Megjithatë, për kryeministrin hungarez Viktor Orban, anti-liberalizmi ksenofobik funksionon. Asgjë nuk është më e lehtë, apo më e rrezikshme, se sa kultivimi i urrejtjes ndaj të huajve.

Ne duhet të tregohemi të përulur, dhe të dëgjojmë zërat e harruar. Siç u shpreh kryeministri grek Kiriakos Micotaqis:?Elitat kanë dështuar bujshëm, në kuptimin e ndarjeve të reja. Vetëkënaqësia dhe përbuzja, kanë qenë tradicionalisht armiqtë më të këqij të demokracisë?.

Demokracitë kanë meritën e shprehjes së pakënaqësisë. Kjo është ajo që kemi parë në valën e fundit të nacionalizmit: një reagim i padukshëm nga masat e margjinalizuara prej mjeshtrave të globalizmit.

?Jeta, është një situatë që i paraprin vdekjes?- tha dikur një i mençur. Luftërat tona sot , nuk janë aq të reja dhe aq të ndryshme, sa e imagjinojmë ne. Tensioni midis lirisë dhe barazisë, nuk është i ri. As lufta mes njerëzimit dhe makinerive. Po ashtu edhe empatia njerëzore ndaj marrëzisë.

Të reja janë mjetet që kemi tani në dispozocion, të cilat shpresohet t?i përdorim si duhet, për të ndërtuar një botë të ndërlidhur, me dinjitet dhe rregull.

Për një pjesë të mirë të jetës time, unë e kam parë lirinë dhe demokracinë të përhapej pandalshëm nëpër botë, edhe pse jo pa probleme apo në mënyrë të barabartë. Rënia e Murit të Berlinit dhe luftërat që e shpërbënë Jugosllavinë, ishin ngjarjet kryesore të jetës sime, që e çimentuan lidhjen midis SHBA-së dhe lirisë, SHBA dhe paqes.

Kjo është arsyeja pse Nju Jorku është shtëpia ime. Sot patriotizmi amerikan, siç e kuptoj unë, kërkon pikërisht këtë:mbrojtjen e Kushtetutës, sundimin e ligjit, të vërtetën, lirinë dhe kundërvënies e botës ndaj akteve shkatërruese të Shtëpisë së Bardhë, dhe banorit të saj gjithnjë e më të rrezikshëm.

Secili prej nesh ka një udhëtim për të kryer. Unë jam një hebre me origjinë nga Afrika e Jugut,  rritur në Britani, formuar në Francë, dhe sot jam një shtetas amerikan. Këto janë momentet kyçe të historisë së jetës time. Dhe janë ato që më sollën këtu në Athinë, ku lindi demokracia. Unë jam një njeri që ndërtoj ura, dhe jo mure. E si mund të jem ndryshe?/ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga