Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Inteligjenca Artificiale dhe programi i analizimit të së fytyrës, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në intervistat e punës. Teknologjia, e zhvilluar nga kompania amerikane ?HireVue?, analizon gjuhën dhe tonin e zërit të një kandidati, dhe regjistron shprehjet e tij të fytyrës teksa përpara një kamere ai i përgjigjet pyetjeve.
Kjo teknologji, është përdorur për herë të parë në Britaninë e Madhe në muajin shtator. Ndërkohë në mbarë botën, po përdoret prej disa vitesh. Rreth 700 kompani, përfshirë Vodafone, Hilton dhe Urban Outfitters, e kanë provuar tashmë atë. Sigurisht, ato kanë përfituar shumë nga kjo teknologji.
?HireVue?, thotë se ajo përshpejton me 90 për qind procesin e marrjes në punë të një kandidati, falë shpejtësisë së përpunimit të informacionit. Por kjo teknologji ka edhe rreziqet e veta, për të cilat duhet të kemi shumë kujdes. Inteligjenca Artificiale, është e ndërtuar mbi algoritme që i vlerësojnë aplikantët për një vend pune, mbi bazën e të dhënave të rreth 25.000 pjesëve të informacionit të fytyrës dhe gjuhës.
Këto janë përpiluar nga intervistat e mëparshme të ?punësimeve të suksesshme?, dhe nga ata që vazhdojnë të kenë një performancë të mirë në punë. 350 elementet gjuhësore, përfshijnë kritere si toni i zërit të një kandidati, përdorimi prej tyre i fjalëve pasive ose aktive, gjatësia e fjalive, dhe shpejtësia me të cilën ata flasin.
Mijëra tipare të fytyrës të analizuara, përfshijnë rrudhat e ballit, ngritjen e vetullave, masën
e zgjerimit të syve apo mbylljen e tyre, shtrëngimin e buzëve, ngritjen e mjekrës dhe buzëqeshjen. Problemi kryesor, siç theksohet shpesh edhe nga kritikët e Inteligjencës
Artificiale, është se kjo teknologji nuk ka lindur në një shoqëri të përkryer.
Përkundrazi, ka lindur brenda shoqërisë sonë ekzistuese, që ka një gamë të tërë të paragjykimesh, pabarazish dhe diskriminimesh të llojeve të ndruyshme. Edhe të dhënat mbi të cilat algoritmet ?mësojnë? të gjykojnë kandidatët, i përmbajnë këto grupe ekzistuese besimesh.
Sikurse edhe tregon edhe profesoresha e Universitetit të Kalifornisë, Safia Nobëll në librin e saj ?Algoritmet e shtypjes?, disa kërkime të thjeshta në Google tregojnë se kjo po ndodh tashmë. Për shembull, nëse bëni një kërkim me termin ?profesori model?, Google Images shfaq vetëm burra të bardhë në moshë mesatare.
Rezultate të ngjashme ka edhe për kërkimin me termin ?menaxher i suksesshëm?. Ndërkohë një kërkim për ?shtëpiake? shfaq vetëm foto grash. Kjo pasqyron mënyrën, se si algoritmet kanë ?mësuar? se profesorët dhe menaxherët janë kryesisht burra të bardhë, ndërsa ata që bëjnë punë shtepie janë gra.
Dhe këto algoritme, kontribuojnë qartazi në konsolidimin, përjetësimin dhe potencialisht madje edhe përforcimin e besimeve dhe paragjykimeve ekzistuese. Për këtë arsye, duhet të vihet në dyshim Inteligjenca Artificiale. Zgjidhjet që na ofron ajo janë kryesisht konservatore, duke lënë pak hapësirë ??për inovacione dhe përparim shoqëror.
Siç e thekson sociologu francez Piere Burdje, mbi mënyrën se si riprodhohen pabarazitë, të
gjithë kemi kapitale shumë të ndryshme ekonomik dhe kulturor. Mjedisi ku rritemi, cilësia e mësimdhënies që kemi pasur, prania ose mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore, dhe një sërë faktorësh të tjerë, kanë një ndikim vendimtar në aftësitë dhe pikat tona të forta intelektuale.
Kjo ka gjithashtu një ndikim të madh, tek mënyra se si ne e perceptojmë veten, nivelin tonë
të vetëbesimit, objektivat që i vendosëm vetes dhe shanset tona në jetë. Ka nga ata që në moshë të re, kanë një besim më të fortë në aftësitë dhe dijet e tyre.
Por ka edhe shumë të tjerë që nuk janë ekspozuar ndaj të njëjtave leksione dhe praktika kulturore, dhe mund të jenë më të ndrojtur dhe të rezervuar. Ata madje mund të vuajnë nga një kompleks inferioriteti. Të gjitha këto shfaqen në intervistat e punës.
Dhe Inteligjenca Artificiale e forcon këtë ndarje, pasi ushqehet me të dhëna për kandidatët që kanë qenë të suksesshëm në të kaluarën. Kjo do të thotë se kompanitë ka të ngjarë të punësojnë të njëjtët lloje njerëzish, që kanë punësuar gjithmonë. Dhe rreziku më i madh këtu, është se ata njerëz vijnë nga të njëjtat shtresa sociale./Përshtati CNA.al
“Banda e të Katërve”, ishte një grup prej 4 figurash me pesh...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se ...
Nga Michael Hauskeller “The Conversation”* Demokracitë perën...
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Unive...
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Nga Ronald E.Riggio “Psychology Today”* Sot në botë, 50 vend...
Nga Alessandra Bocchi “The Washington Examiner”* Në Evropën ...
Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit X...
Nga Masimo Amaniti* Psikanalist dhe Profesor në Universiteti...
Nëse jeni refuzuar ndonjëherë në aspektin romantik nga dikus...
Nga Michael Schwirtz “The York Times”* Në fillim ishte një f...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po bëhet gjithnjë e...
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...