Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Michael Hauskeller ?The Conversation?
* Demokracitë perëndimore, ndodhen në krizë. Rendi liberal botëror, që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore është shkatërruar, dhe ne nuk e kuptojmë plotësisht se çfarë po ndodh. Fatmirësisht, letërsia dhe filozofia e të kaluarës, mund të na ndihmojnë të kuptojmë më shumë, dhe ndoshta të gjejmë një rrugëdalje nga ky kaos.
Së pari, ne duhet të heqim dorë nga ideja se bota është e organizuar në një mënyrë racionale. Bota nuk është çmendur sot. Ajo ka qenë gjithnjë e tillë. Filozofi gjerman Artur Shopenhauer, argumentoi dikur se në zemër të gjithçkaje nuk është arsyeja, por vullneti i verbër.
Kjo, shkroi ai, shpjegon arsyen pse bota është në një gjendje kaq të keqe, dhe ne vazhdojmë t?i ngatërrojmë gjërat duke zhvilluar luftëra të panevojshme, dhe i shkaktuar kaq shumë vuajtje vetes dhe njëri-tjetrit. Shkrimtari amerikan Herman Melvil, autor i romanit të mrekullueshëm ?Moby Dick?, mendonte se jeta jonë ishte një shaka mizore që Zotat bëjnë me ne, dhe më e mira që mund të bëjmë ne, është të jemi pjesë e shakasë dhe të qeshim bashkë me të tjerët.
Friedrih Niçe shprehej dikur se Zoti ka vdekur, prandaj ne jemi të lirë të bëjmë atë që duam, dhe ta bëjmë vullnetin tonë njësinë matëse të të gjitha gjërave. Filozofi dhe romancieri francez Albert Kamy, e përshkroi botën si një vend të huaj që interesohet shumë pak për nevojat dhe dëshirat tona njerëzore.
Ajo që ne mund të mësojmë nga këta shkrimtarë, është se gjëja e parë që duhet të bëjmë për të kuptuar atë që po ndodh sot në botë, është të ndalojmë së besuari se ndonjë prej gjërave që shohim ka ndonjë kuptim. Marrëzia është një rregull, dhe jo përjashtim.
Së dyti, në një botë të çmendur, pritet që njerëzit të jenë përgjithësisht shumë të çmendur. Ne priremi të supozojmë se njerëzit duan, dhe bëjnë gjëra për arsye të mira. Por shumë shpesh ne duam gjëra që nuk kanë kuptim që t?i duam, pasi janë qartazi të dëmshme.
Kur dikush përpiqet të na paralajmërojë për këtë, ne thjesht e injorojmë ato dhe vazhdojmë të sillemi si më parë. Kjo do të ishte shumë e çuditshme, nëse do të ishim vërtet qenie racionalë. Por nuk jemi të tillë. Arsyeja na shqetëson. Herë pas here duam dhe kemi nevojë për pak kaos. Ose për shumë kaos. Fjodor Dostojevski, autori i romanit ?Krimit dhe ndëshkim?, dhe i romaneve të tjera të shkëlqyera për një botë që e ka humbur rrugën e saj, vërente dikur se njerëzit janë përgjithësisht ?dukshëm budallenj? dhe mosmirënjohës.
Edhe Niçe e dinte se sa lehtë mund të gabojmë dhe dëshirojmë gjëra, që nuk meritojnë të dëshirohen, dhe të admirojmë njerëz që nuk e meritojnë të admirohen. Kështu tek libri ?Kështu foli Zarathustra? ai shkruan:Në botë edhe gjërat më të mira, janë të pavlefshme, pa dikë që i kryen ato:këta autorë, që njerëzit i quajnë burra të mëdhenj.
Pak njerëz, e kuptojnë atë që është madhështore. Por ata kanë një shije për të gjithë autorët e gjërave të mëdha. Problemi ynë është që ne idealizojmë aktorët dhe jo krijuesit, ata që pretendojnë t?i bëjnë gjërat sërish të shkëlqyera, dhe që janë shumë të aftë të bindur të tjerët, pa bërë realisht asgjë madhështore.
Dhe si mund të veprojmë në një botë kaq kaotike? Strategjitë e ndryshme, janë propozuar nga shkrimtarët tanë të mëdhenj. Shopenhauer mendonte se ne duhet të gjejmë një mënyrë për të mohuar vullnetin tonë, dhe për t?i kthyer shpinën botës.
Melvil sugjeron një shkëputje argëtuese, Marsel Prust një arratisje në botën e artit. Tolstoi gjeti kuptim dhe ngushëllim tek besimi, Dostojevski në dashurinë universale. Niçe mendonte se ne duhet të përqafojmë dhe ta duam çdo gjë që na ndodh, dhe Ludvig Vitgenshtajni besonte se duhet të jetojmë për gjithçka që është e mirë dhe e bukur.
Por për të ndryshuar botën, mund të na duhet një qasje më aktive dhe luftuese. Në vend se të përpiqemi të arratisemi apo të pranojmë atë që po ndodh, ne siç sugjeron Kamy mund të krijojmë një botë më kuptimplote, duke u rebeluar dhe luftuar padrejtësitë në të gjitha format e saj.
Shënim: Michael Hauskeller, është profesor i filozofisë në Universitetin i Liverpulit në Britaninë e Madhe./ Përshtatur nga CNA.al
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Unive...
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Nga Ronald E.Riggio “Psychology Today”* Sot në botë, 50 vend...
Nga Alessandra Bocchi “The Washington Examiner”* Në Evropën ...
Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit X...
Nga Masimo Amaniti* Psikanalist dhe Profesor në Universiteti...
Nëse jeni refuzuar ndonjëherë në aspektin romantik nga dikus...
Nga Michael Schwirtz “The York Times”* Në fillim ishte një f...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po bëhet gjithnjë e...
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...