web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një pushtim refugjatësh në Evropë? Erdogani po luan bllofin

13 Tetor 2019, 07:08, Blog CNA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se do të ?hapë portat? për në Evropë për refugjatët sirianë që janë vendosur përkohësisht në Turqi, në rast se Bashkimi Evropian nuk ndalon kritikat e ashpra ndaj operacionit të tij ushtarak kundër kurdëve në Sirinë Veriore.
Ky lloj kërcënimi nuk është i ri.Por Erdogani nuk ka shumë gjasa sot që të përfitojë prej tij, sesa kishte më herët. Përkundrazi, ai ka të ngjarë t?i shtyjë refugjatët në drejtimin e kundërt. Në marsin e vitit 2016, Turqia nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar evropianët të kthenin në Turqi çdo emigrant që kishte hyrë pa dokumente në vendet e tyre.
Në këmbim, Brukseli ofroi menjëherë 3 miliardë euro ndihmë, dhe 3 miliardë euro të tjera
deri në fundin e vitit 2018. Marrëveshja, ishte jetike në përpjekjen kaotike por në fund efektive të Evropës, për të zvogëluar fluksin e azilkërkuesve nga zonat e rrënuara nga lufta, nga Siria dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Që kur është nënshkruar ajo marrëveshje, BE-ja ka kthyer mbrapsht vetëm rreth 2 për qind të gjithë azilkërkuesve që mbërritën në ishujt grekë nga Turqia. Për të shmangur dëbimin, refugjatët nisën të kërkojnë azil në ishuj ku zbarkuan, pa pritur të mbërrijnë në destinacionet
e tyre të synuara, sikurse është Gjermania.
Greqia, ka qenë vazhdimisht e paaftë të trajtojë një mal me aplikime për azil. Për pasojë, ishujt e saj janë shndërruar aktualisht në vendndodhjen e kampeve që kanë brenda kushte të mjerueshme. Ato janë mbipopulluara, dhe mbajnë aktualisht më shumë se 30.000 njerëz.
Megjithatë, vlera e asaj marrëveshjeje, nuk kishte të bënte dhe aq me ripranimin e emigrantëve, sasa me gatishmërinë e Turqisë për të strehuar një numër të madh refugjatësh, duke u siguruar atyre kushte mjaftueshëm të mira, sa që ata të mos tentonin të udhëtonin drejt Greqisë.
Sot në Turqi ndodhen gati 3.7 milionë refugjatë sirianë. Erdogani pretendon se Turqia ka shpenzuar mbi 40 miliardë dollarë, për t?i mbajtur ata me bukë, shumë më tepër se sa 7 miliardë dollarët që ka marrë si ndihmë nga BE dhe pjesa tjetër e botës.
Që disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së ripranimit, Erdogan nisi ta kërcënonte Evropën se do të rihapte portat për refugjatët. Edhe në vitin 2016, ai ndjeu se ndihma e BE-së, nuk po mbërrinte në masën që duhej. Kohët e fundit, kërcënimet janë bërë më të shpeshta, pasi sirianët cilësohen gjithnjë e më shumë si një barrë në Turqi, një vend që tashmë ka shumë probleme ekonomike.
Në korrik të këtij viti, Turqia njoftoi madje se do të pezullonte në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e ripranimit, në përgjigje të sanksioneve (shumë të dobëta) që vendosi BE-ja ndaj saj, për shkak të shpimeve për gaz që po kryen Ankaraja në ujërat e diskutueshme detare pranë ishullit të Qipros.
Nuk ka asnjë rëndësi se cili është justifikimi aktual për hapjen e portave. Erdogan ka nevojë që të largojë nga vendi i tij të paktën një pjesë të sirianëve. Plani më i fundit i presidentit turk, është transferimi i deri në 2 milionë refugjatëve sirianë në një ?zonë të sigurtë?, të krijuar enkas në Siri përgjatë kufirit me Turqinë.
Kjo kërkon paraprakisht largimin e kurdëve të Forcave Demokratike Siriane të paktën 30 kilometra larg kufirit. Që të dyja synimet e operacionit aktual të forcave turke, të kritikuara nga Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe nga qeveritë evropiane, janë rritja e sigurisë në kufi, duke i sprapsur kurdët armiqësorë, dhe largimi i refugjatëve nga territori turk.
Natyrisht, ky plan është aspak popullor për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe qeveritë evropiane. Nuk mund të zgjidhet një katastrofë humanitare, përmes krijimit të një tjetre.
Por reagimet e ashpra kundër një aleati të NATO janë maksimimi, dhe në këtë pikë Evropa nuk kalon dot përtej fjalëve.
Prandaj, me siguri po kështu do të ndodhë edhe me kërcënimet e Erdoganit. Ai mund t?i hipë refugjatët sirianë nëpër autobuza, dhe t?i përcjellë ata deri në kufirin sirian, siç ka ndodhur tashmë me ata që nuk arritën të regjistrohen si azilantë. Ai mund t?i vendosë ata në zonat e pushtuara së fundmi nga trupat turke në Siri.
Por ai nuk mund t?i hipë në anije, dhe t?i dërgojë në Greqi. Një veprim i tillë i hapur nga ana e qeverisë së tij, ka të ngjarë t?i jepte fund, të paktën përkohësisht, bashkimit doganor të Turqisë me BE-në, duke përkeqësuar më tej problemet ekonomike që ka sot vendi. Për më tepër, ka të ngjarë që Evropa t?i kthejë mbrapsht këto anije.
?Hapja e portave?, do të thotë të mos ndalohen refugjatët të ikin drejt Evropës në mënyrë vullnetare, ose përmes trafikantëve të qënieve njerëzorë në brigjet mesdhetare të Turqisë. Gjithsesi, Turqia nuk ka bërë shumë kohët e fundit për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve.
Më shumë mbërritje janë regjistruar në ishujt e Detit Egje që nga vera e këtij viti, sesa në çdo periudhë gjatë 2 viteve të fundit. Dhe nuk është se s?ka shumë gjasa që shumë më tepër njerëz, të dëshirojnë të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm. Deri tani, sirianët që ndodhen në Turqi, kanë dëgjuar në detaje mbi kushtet e tmerrshme në kampet e ishujve të Egjeut.
Duke pasur parasysh ritmin tepër të ngadaltë, me të cilin Greqia përpunon aplikimet për azil, e ardhmja për ata që kapërcejnë detin është e zymtë. Dhe Evropa mund të jetojë edhe me rritjen e tanishme të fluksit, edhe nëse kjo do të thotë të lehtësojë barrën e Greqisë, duke rishpërndarë mijëra njerëz të tjerë nëpër vendet anëtare.
Kur është fjala për fluksin e refugjatëve, Erdogani nuk është një?portier? shumë efektiv. Në fakt, operacioni i tij ushtarak në Siri, mund të dërgojë një valë të madhe azilkërkuesish kurdë në Evropë, përmes rrugëve të tjera. Marrëveshja e ripranimit, i ka shërbyer qëllimeve të saj, dhe BE-ja nuk duhet të varë më shpresa tek ajo.
Ndoshta heqja dorë prej saj, do t?i jepte Erdoganit një lloj frymëmarrje:Ai do të detyrohej të hiqte dorë nga shantazhet që bën ndaj Evropës, duke menduar më parë si të shpëtojë marrëdhëniet më të rëndësishme ekonomike të vendit të tij.

Nga Leonid Bershidsky ?Bloomberg View?/ Përshtati CNA.al





Lajmet e fundit nga