SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
?Banda e të Katërve?, ishte një grup prej 4 figurash me peshë të Partisë Komuniste Kineze, gjatë viteve të fundit të sundimit të Mao Ce Dunit. ?Banda?, përbëhej nga gruaja e Maos, Jiang Qing dhe bashkëpunëtorët e saj Uang Honguen, Jao Uenjuan dhe Zhang Çunkiao.
Uang, Jao dhe Zhang, ishin zyrtarët kryesorë të PKK në Shangai. Ata u ngjitën në karrierë gjatë Revolucionit famëkeq Kulturor (1966-1976), duke drejtuar represionin politik të Maos në qytetin e dytë më të madh të Kinës. Kur shëndeti i ?Timonierit të Madh? nisi të përkeqësohej, ata morën kontrollin e një numri funksionesh kryesore qeveritare.
Revolucioni Kulturor
Sot ka ende debate, sesa kontroll ka ushtruar realisht ?Banda e të Katërve? mbi politikat dhe vendimet që kishin lidhje me Revolucionin Kulturor, dhe në çfarë mase ata thjesht zbatonin dëshirat e Maos. Megjithëse Garda e Kuqe, që zbatoi me dhunë Revolucionin Kulturor në
të gjithë vendin, e ringjalli karrierën politike të Mao Ce Dunit, ajo solli gjithashtu një shkallë
të rrezikshme të kaosit dhe shkatërrimit në vend.
Trazirat, ndezën një luftë politike midis një grupi reformistësh, përfshirë Ten Hsiaopinin, Çu Enlain dhe Ji Jianjsingun, dhe ?Bandën e të Katërve?. Kur Mao vdiq më 9 shtator 1976, Banda tentoi të merrte kontrollin e vendit, por në fund asnjë nga figurat e saj kryesore, nuk e pasoi Maon në detyrë.
I përzgjedhuri prej Maos si pasardhësi i tij ishte Hua Guofeng, pak i njohur më herët, por me një mendësi reformatore. Hua denoncoi publikisht ?teprimet? e Revolucionit Kulturor. Më 6 tetor 1976, ai urdhëroi arrestimin e bashkëshortes së Maos, Jiang Qing, dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
Ishte shtypi zyrtar shtetëror, ai që u vuri zyrtarëve të arrestuar nofkën ?Banda e të Katërve?. Ai pohonte se në vitin e tij të fundit të jetës, Mao ishte kthyer kundër tyre. Po ky shtyp, i fajësoi të arrestuarit për teprimet e Revolucionit Kulturor, duke shkaktuar një valë denomcimesh mbarëkombëtare kundër Jiang dhe aleatëve të saj. Edhe mbështetësit e tyre kryesorë në Shangai u ftuan në Pekin gjoja për një konferencë, dhe u arrestuan menjëherë sapo hynë në sallë.
Gjyqi për tradhti
Në vitin 1981, anëtarët e ?Bandës së të Katërve?, dolën në gjyq për tradhti dhe krime të tjera kundër shtetit kinez. Në mesin e akuzave, ishte vdekja e 34.375 njerëzve gjatë Revolucionit Kulturor, si dhe përndjekja e mbi 750 mijë kinezëve të pafajshëm.Gjyqet u bënë publike për shou.
Dy nga të pandehurit, nuk vendosën që të mbroheshin. Uang Honguen dhe Jao Uenjuan, ?rrëfyen? që të gjitha krimet për të cilat u akuzuan, dhe u shprehën se ishin penduar për gabimet e tyre. Zhang Çunkiao ruajti qetësinë, dhe këmbëngulte vazhdimisht në pafajësinë e tij. Nga ana tjetër e veja e diktatorit kinez, Jiang Qing, ulërinte dhe qante gjatë gjyqit të saj. Ajo pretendonte se ishte e pafajshme, dhe se në çdo rast kishte zbatuar vetëm urdhrat e burrit të saj, Mao Ce Dun.
Dënimi i ?Bandës së të Katërve?
Në fund të gjyqit, që të 4 të pandehurit u shpallën fajtorë dhe u dënuan. Uang Honguen
u dënua me burgim të përjetshëm. Ai u la i lirë të shkojë të kurohet në një spital në vitin 1986, teksa vdiq nga një sëmundje e paspecifikuar e mëlçisë në vitin 1992, në moshën 56 vjeçare. Jao Uenjuan u dënua me 20 vjet burg.
Ai u lirua nga burgu në vitin 1996, dhe ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore për shkak të diabetit në vitin 2005. Si Jiang Qing dhe Zhang Çunkiao u dënuan me vdekje, megjithëse dënimet e tyre u ndryshuan më vonë në burgim të përjetshëm.
Jiang u la në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së saj në vitin 1984, ndërsa kreu vetëvrasje në vitin 1991. Ajo ishte diagnostikuar me tumor në fyt, dhe u vetëvar në mënyrë që të mos vuante. Zhang u lirua nga burgu për arsye shëndetësore në 1998, pasi u diagnostikua me tumor në pankreas. Ai jetoi deri në 2005.
Rënia e ?Bandës së të Katërtve?, sinjalizoi ndryshime të mëdha për Republikën Popullore të Kinës. Nën Hua Guofeng dhe Ten Hsiao Pinin e rehabilituar, Kina u distancua nga teprimet më të këqija të epokës së Maos. Ajo vendosi marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, dhe nisi të ndjekë politikat e liberalizimit ekonomik, të kombinuara me një kontroll të fortë politik.
Nga Kallie Szczepanski. Përshtati CNA.al
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se ...
Nga Michael Hauskeller “The Conversation”* Demokracitë perën...
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Unive...
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Nga Ronald E.Riggio “Psychology Today”* Sot në botë, 50 vend...
Nga Alessandra Bocchi “The Washington Examiner”* Në Evropën ...
Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit X...
Nga Masimo Amaniti* Psikanalist dhe Profesor në Universiteti...
Nëse jeni refuzuar ndonjëherë në aspektin romantik nga dikus...
Nga Michael Schwirtz “The York Times”* Në fillim ishte një f...
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po bëhet gjithnjë e...
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...