web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku do të shpërthejnë luftërat e ardhshme në botë?

16 Tetor 2019, 08:25, Blog CNA

Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutët stërviten ende sot në fushëbetejat e Luftës Civile të SHBA-së dhe ato të Luftës së Dytë Botërore, për të mësuar mënyrat se si komandantët e shfrytëzuan dikur pozitën gjeografike në avantazhin e tyre.

Fushatbetejat e së ardhmes, do të jenë po aq të rëndësishme. Por ato do të diktohen shumë nga teknologjia, që i jep mundësi ushtarëve të godasin objektiva që ndodhen mijëra km larg, përmes dronëve autonomë dhe mjeteve të tjera. Ja cilat janë disa nga vendet, ku ushtarakët po përgatiten për luftë, dhe ku diplomatët shpresojnë të ruajnë paqen.

Arktiku

Në vitin 1935, gjenerali i njohur amerikan Billi Miçëll deklaroi në Kongresin Amerikan:?Unë besoj se në të ardhmen, kushdo që do kontrollojë Alaskën, do të kontrollojë edhe botën?. Teksa  ndryshimi i klimës po zhduk akullin në Arktik, duke hapur detet e tij për anijet tregtare, ky parashikim duket mëse i saktë.

Poli i Veriut dhe ujërat e tij menaxhohen sot nga Këshilli Arktik, një organizatë prej 8 vendesh dhe 6 komunitete vendase indigjene. Por vendet vazhdojnë të zihen mes tyre për burimet natyrore. Në vitin 2007, rusët përdorën një nëndetëse për të vendosur një flamur rus në dyshemenë e detit Arktik.

SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, po kryejnë stërvitje ushtarake në Norvegji, në përgatitje për konfliktin e Arktikut. Edhe Kina po mendon të vendosë aty një bazë. Përtej pretendimeve për naftë, gaz dhe minerale të rralla, kinezët synojnë të ndërtojnë atë që e quajnë një ?Rrugë mëndafshi Polare?. Ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja, kanë një numër të madh bazash, Rusia, për shkak të madhësisë së saj territoriale, ka një qasje më të gjerë dhe më të afërt ushtarake në  këtë zonë.

Hapësira

Satelitetët spiunë, nuk janë asetet e vetme ushtarake në hapësirë. SHBA-ja mbështetet tek satelitët për të komunikuar me trupat e saj që ka larg vendit, për t?u mbrojtur nga sulmet me raketa, si dhe për të udhëhequr ushtrinë në objektivat që ajo ka. Progresi teknologjik, po i lejon tani edhe vendet e tjera, veçanërisht Rusinë dhe Kinën, që të zbehin avantazhin që ka SHBA-ja në hapësirë.

SHBA ka aktualisht 150 satelitë në orbitë, Rusia vjen e dyta me 90, dhe e treta Kina me 51. Satelitët, kanë qenë kryesisht të sigurt nga ndërhyrjet ose konfliktet, pasi është e vështirë të mbërihet tek ato. Por ndërsa teknologjia po bëhet më e lirë, më shumë vende po zhvillojnë raketa që potencialisht mund t?i hedhin ato në erë, apo t?i bllokojnë dhe ndërhyjnë kësisoj në transmetimet e tyre.

Korea e Veriut

Kim Jong Un, e ka përmirësuar ndjeshëm arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut. Ai i ka përdorur me sukses kërcënimet, për të marrë lëshime nga fuqitë botërore. Analistët besojnë se vendi komunist, është sot i aftë të godasë më armë bërthamore Japoninë, bazat amerikane në Paqësor, madje dhe kontinentin amerikan.

SHBA-ja po vazhdon që të vëzhgojë më vëmendje situatën, për të qenë gati për çdo të papritur. Ideja është që amerikanët të jenë gati t?i kundërpërgjigjen brenda disa minutash, çdo sulmi të mundshëm të paralajmëruar nga ana e Phenianit. Për këtë, ajo po përdor satelitët e shumtë që ka në orbitë.

Një skenar është nisja e pushtimit të Koresë së Veriut, dhe gjetjen e ?armëve bërthamore të gatshme?, përpara se ato të bien në duar të gabuara. Një konflikt i tillë, ka të ngjarë të kërkojë qindra mijëra trupa, që do të përballeshin me artilerinë e Koresë së Veriut, e cila është e aftë

të lëshojë 10.000 predha brenda një nate mbi Korenë e Jugut.

Balltiku, një Krime e Re?

Gjatë Luftës së Ftohtë, strategët ushtarakë kishin frikë se mos Ushtria e Kuqe sulmonte përmes Ngushticës Fulda në Gjermaninë Perëndimore. Sot, gjeneralët e NATO-s janë përqendruar tek Ngushica Suvalki, në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë, përkrah territorit rus të Kalingradit.

Rusia ka më shumë ushtarë dhe artileri të vendosur në zonë sesa NATO. Strategjia e aleancës, është pasja e një forcë të vogël që mund të ?thyejë? një sulm të mundshëm rus, deri sa të mbërrijnë përforcimet. Ndërkohë zgjidhja e thjeshtë është më shumë nga gjithçka:trupa, tanke, artileri dhe avionë. Por kjo kushton shumë, dhe administrata Trump, nuk ka gjasa të lejojë investime të mëdha në këtë rajon. Kjo qasje lë të pasigurtë aleatët e Amerikës.

Deti i Kinës së Jugut

Rritja e Kinës si një fuqi ekonomike, po përkon me një fokus të ri në zgjerimin e kontrollit të territoreve rajonale, kryesisht në Detin e Kinës së Jugut. Ushtria kineze ka ngritur fortifikata betoni në ishujt e kontestuar, dhe ka vendosur ndërkohë një arsenal të madh raketash, për të cilat analistët thonë se do ta fitonin një luftë me Komandën amerikane të Paqësorit.

Raketat kontinentale që zotëron sot Kina, mund të arrijnë lehtësisht Tajvanin, dhe madje edhe SHBA-në. Gjithsesi, SHBA ka shumë avantazhe diplomatike. Fqinjët e Kinës janë të shqetësuar mbi ndikimin rajonal të Pekinit, dhe kërkojnë që SHBA-ja të veprojë si një kundër-peshë. Kjo u jep amerikanëve epërsi edhe në negociatat globale, sikurse janë marrëveshjet tregtare./ qz.com-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga