LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amerexit/ Çfarë ndodh nëse Amerika largohet nga Evropa?

15 Tetor 2019, 08:26, Blog CNA
Amerexit/ Çfarë ndodh nëse Amerika largohet nga Evropa?

Nga Robert Fry ?The Article?

* Të gjithë i kanë aktualisht sytë tek tragjedia që po ndodh në veri të Sirisë. Për kurdët, leksionet e hidhura të historisë po përsërisin vetveten. Për rusët, është një mundësi tjetër strategjike. Për refugjatët e pafat që ndodhen në kampet turke, ekziston mundësia e ndryshimit të një peizazhi të shkretë, me një peisazh tjetër në anën siriane të kufirit.

Dhe për komentatorët liberalë të Evropës dhe Amerikës së Veriut, ky është një tjetër shans për të denoncuar më zë të lartë gjykimin e dobët strategjik të Donald Trumpit. Në fakt, është e lehtë të cilësohet si një tjetër shembull i çmendurisë presidenciale, tërheqja e shpejtë e SHBA-së nga Siria.

Pasi e ka humbur ndikimin ndërmjetësues të profesionistëve të sigurisë kombëtare si Xhim Matis, Xhon Kelli dhe H.R.Mekmaster, politika e jashtme e presidentit Trump orientohet tashmë nga hipotezat e pashpjegueshme të mendjes së tij. E parë në këto terma, mund të duket sikur politika e jashtme amerikane, ka pësuar një shkëputje të vogël nga norma, dhe se së shpejti do të rikthehet normaliteti.

Por një vëzhgim më nga afër, sugjeron që kjo pikëpamje mund të jetë vetë-mashtrese. Dalja nga ato që Trump i quan ?luftërat e pafundme të Amerikës?, ndikon shumë tek elektorati që i dha atij fitoren, dhe që do të përcaktojë edhe pasardhësin e tij. Asnjë nga kandidatët nga e majtë të Partisë Demokratike, nuk ka një pikëpamje thelbësisht të ndryshme nga e tija.

Elizabet Uorren apo Berni Sanders, do të adresonin më shpejt drejtësinë sociale në SHBA, sesa anomalitë strategjike në anën tjetër të globit. Për më tepër, Trump ka nisur tashmë punën për zbatimin e aksioneve për atë që shumë në të djathtën republikane, e konsiderojnë si armikun e vërtetë, duke goditur me një regjim tarifor mbytës aktivitetin tregtar të Kinës.

Në këtë mënyrë, ai është duke ndjekur strategjinë e presidentit Obama mbi Paqësorin Perëndimor. Pra, ajo që duket si papërgjegjshmëri e Uashingtonit në Lindjen e Mesme, mund të justifikohet me një racionalitet strategjik, që e sheh rivalitetin e madh mes fuqive, si një problem real, dhe konfliktet lokale si shpërqëndruese nga ky prioritet.

Dhe pastaj janë evropianët, që i bëjnë jehonë pavarësisë së tyre. Të pakënaqur me mbështetjen që u dha 2 herë SHBA-ja gjatë shekullit XX-të, për t?i shpëtuar nga gjermanët, ata kanë vazhduar të gëzojnë garancitë e mëdha dhe të shtrenjta të SHBA-së, dikur kundër agresionit sovjetik, dhe sot kundër atij rus.

Angazhimi në Evropë gjatë shekullit të kaluar, nuk ka qenë thjesht një odise strategjike për Amerikën, por edhe një odise morale. Evropa, ka qenë autore e shumë prej gjërave të neveritshme që ndodhën në shekullin e XX-të, nga Holokausti deri tek Gulagët.

Ajo u frymëzua jo vetëm nga energjia materiale, por edhe qëllimi moral i SHBA-së. Parë në një prizëm të caktuar në Uashington, Amerika nuk i ka Evropës ndonjë borxh. Sa më shpejt që ajo të jetë në gjendje të përqëndrohet mbi interesat e saj thelbësore në pellgun e Paqësorit, aq më mirë. Nëse kjo do të thotë një Amerexit, kështu le të jetë.

Këtu ka një jehonë interesante, që vjen nga historia britanike. Në dekadën e parë të shekullit XX-të, flota britanike ishte përqendruar në ujërat pranë saj. Planifikimi ushtarak për një ndërhyrje në luftën kontinentale, nisi në vitin 1906, dhe përfundoi më 1911-ën.

Kishte një kërcënim strategjik nga Gjermania, dhe pjesët më të largëta të perandorisë nuk kishin më praninë garantuese të Marinës Mbretërore. SHBA-ja përballet sot me të njëjtën dilemë:të ketë një strategji taktike të ruajtjes së rendit ndërkombëtar në nivel global, apo të përqendrohet kundër një rivali të ngjashëm në një teatër të vetëm.

Ajo mund të bëjë të njëjtën zgjedhje. Po ku do të mbëtej Evropa? Përfundimi i vetëm:në një pozitë shumë më të rrezikshme. Siguria evropiane e dominuar nga garancia amerikane, nuk ka shumë frikë kundër një Rusie revanshiste, ushtarakisht të fortë por ekonomikisht e dobët, që nuk mund të mendojë kurrë të ndërmarrë operacione të qëndrueshme ushtarake kundër NATO-s në formën e saj aktuale.

Largojeni udhëheqjen dhe fuqinë luftarake amerikane, dhe gjithçka ndryshon. Presidenti rus Vladimir Putin, i ka përsosur teknikat e aventurizmit strategjik në Lindjen e Mesme, Krime dhe Ukrainë. Dhe tundimi për të testuar vendosmërinë evropiane, le të themi përmes një sulmi më Letoni, mund të jetë i vështirë t?i rezistohet.

Nga ana tjetër, kjo mund të bëjë që presidenti francez Makron të pendohet për presionin e vazhdueshëm, që ka ushtruar për krijimin e një ushtrie evropiane. Dështimi për të investuar në aftësitë ushtarake, i ka dobësuar tej mase forcat e armatosura të Evropës. Për shembull, vetëm 160 nga 460 helikopterët ushtarakë që ka në inventor sot Franca, janë në gjendje pune.

Gjithsesi, Franca është në këtë aspekt shumë më përpara Bundesëehr-it (ushtrisë gjermane), që kohët e fundit ka deklaruar se të 53 helikopterët e tij të sulmit janë me probleme.

Por riparimi i helikopterëve dhe vënia e tyre në gjendje pune, është sfida më e vogël me të cilën përballen strategët ushtarakë evropianë. Është tepët e vështirë të ngresh, trajnosh dhe pajisësh një ushtri kombëtare me pajisje të zakonshme, procedura dhe doktrinë, plus arkitekturë logjistike dhe komanduese.

Por është shumë më e vështirë ta bësh këtë nga fillimi, dhe me një gamë kombesh të ndryshme që nuk flasin të njëjtën gjuhë. Nga duhet t?ja nisë Evropa? Ndoshta duke rritur shpenzimet për mbrojtjen, të paktën 2 përqind të PBB-së, siç përcaktohet në traktatet e NATO-s. Për Gjermaninë, kjo do të thotë një buxhet mbrojtjeje prej 74 miliardë dollarësh, dukshëm më i madh se ai i Rusisë, dhe i treti vetëm pas SHBA-së dhe Kinës në terma globale.

Me rritjen e fuqisë ushtarake, do shtohej edhe fuqia politike. Dhe boshti aktual i përbashkët i udhëheqjes midis Berlinit dhe Parisit, do të anohej shumë në favor të Gjermanisë, duke rikrijuar situatën  që çoi në luftërat gjermane të bashkimit në vitet 1860, kur një komb i vetëm u bë shumë i madh, tepër i populluar dhe tepër i pasur, për t?u kufizuar nga skema tradicionale e politikës së balancës së pushtetit.

Në fakt, ishte ndërhyrja e SHBA-së në Evropë në vitin 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore, ajo që rikrijoi një ekuilibër mes fuqive evropiane. Dhe nëse ku ekulibër prishet, do të hyjmë në një epokë të re të pasigurisë strategjike. Nëse udhëheqja evropiane i jepet një Gjermanie me armë konvencionale, dhe Franca që zotëron armë bërthamore zvogëlohet në rolin e vartëses, situata do të bëhet akoma më e ndërlikuar./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga