LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Si është të jetosh në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar?

19 Tetor 2019, 12:37, Blog CNA

Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë dhe punojnë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, po udhëtojnë me një shpejtësi prej 8 km në sekondë, duke u rrotulluar rreth  Tokës një herë në 92 minuta.

Me sa dimë, ata duhet të jetojnë mesatarisht 6 muajm duke jetuar dhe punuar me një ekuipazh shumëkombësh. Po çfarë është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar? Dhe si është të jetosh dhe të punosh 400 km mbi Tokë? Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, është një laborator orbital hapësinor, i ndërtuar falë bashkëpunimit disa-dekadësh të disa vendeve.

Ai peshon 360 tonë, dhe është më i madh se sa një shtëpi me 5 dhoma gjumi, por shumë më e gjatë dhe më e ngushtë. Ai ka hapësirë ??të mjaftueshme për 6 dhoma gjumi, një palestër, një dritare ku mund të shihet në një kënd 360 ??gradë, dhe së fundmi është zona ku kryhet një gamë e gjerë eksperimentesh shkencore.

?Ne kemi pasur një prani të vazhdueshme njerëzore në stacionin hapësinor prej 19 vjetësh?- thotë zëdhënësja e NASA-s, Stefani Shierholc. ?Ka pasur një bashkëpunim fantastik ndërkombëtar midis kombeve?- shton ajo. Ndërtimi i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nisi në nëntorin e vitit 1998, nëpërmes një partneriteti midis Kanadasë, Evropës, Japonisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Pjesë të stacionit u dërguan në hapësirë ??në 42 fluturime të posaçme, duke përdorur 37 anije hapësinore amerikane dhe 5 ruse. Pajisja e fundit e madhe e dërguar në stacionin hapësinor – Spektrometri magnetik Alfa, që është montuar për të ndihmuar në eksperimentet e fizikës së thërmijave- u dërgua në majin e 2011-ës.

Ky laborator shkencor, punon falë energjisë së prodhuar nga një sërë panelesh diellore me sipërfaqe 1 hektarë, të cilat e bëjnë atë një nga objektet më të ndritshme në qiell. Ju mund ta shihni me sy të lirë Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Ai duket si një avion me lëvizje shumë të shpejtë në qiell.

Rruga e tij orbitale, mund të shihet nga mbi 90 përqind e popullsisë në botë. Madje NASA publikon rregullisht një orar, se kur stacioni është i dukshëm në qytetin juaj. Po cilat janë sfidat kryesore të të jetuarit në hapësirë? Së pari është mikrograviteti, çka do të thotë se anëtarët e ekuipazhit kanë shumë pengesa në aktivitetet e jetës së tyre të përditshme si ngrënia, gjumi dhe shëtitja jashtë shtëpisë.

Stacioni hapësinor nuk ka frigorifer. Ndaj çdo ushqim duhet të ruhet me kujdes, dhe shpesh futet në qese me vakum. Disa ushqime kanë forma të veçanta, siç janë makaronat që kërkojnë vetëm shtimin e ujit, apo vezët e shkuqura. Edhe kripa dhe piperi, gjenden në formë të lëngshme, pasi përndryshe grimcat e tyre do të fluturonin nëpër stacion.

Në kohën e darkës, anëtarët e ekuipazhit e fiksojnë tabakanë ku gjendet ushqimet e tyre në mur.

Ndërkohë në mungesë të dusheve dhe lavamanëve normalë, astronautët dhe kozmonautët përdorin sapun dhe shampo të ngurtë. Edhe pse graviteti zero duket në pamje të parë argëtues, jo gjithçka është pozitive. Anëtarët e ekuipazhit, duhet të stërvihen më shumë se 2 orë në ditë për të parandaluar atrofizimin e muskujve, dhe reduktimin e masës kockore, si pasojë e jetesës në mikrogravitet.

Për shkak se astronautët nuk janë të detyruar të përdorin muskujt e tyre të poshtëm të trupit për të ecur ose qëndruar në hapësirë, muskujt e shpinës dhe ato të këmbëve nisin ta humbin forcën nëse nuk ushtrohen rregullisht. Shierholc deklaroi për CNN, se studimi i kushteve fizike të astronautëve në hapësirë, ka ndihmuar shumë në hulumtimet mjekësore mbi sëmundjen e osteoporozës.

Ndërkohë, fluturimi në hapësirë ??dobëson sistemin imunitar të njeriut, dhe shëndetin e tij  kardiovaskular. Në Tokë, zemrat e njerëzve rrahin më fort për të luftuar gravitetin, dhe për të qarkulluar gjakun në të gjithë trupin. Por në hapësirë, gjaku dhe uji lëvizin vetëm në pjesën e sipërme të trupit. Kjo bën që fytyrat e astronautëve të jenë shpesh të fryra.

Astronautët hasin jo pak vështirësi për të fjetur. Ata përjetojnë 16 lindje lindje dhe perëndime të diellit çdo ditë, dhe duhet të qëndrojnë brenda kapsulave të tyre të gjumit, për të kompensuar mungesën e gravitetit. Sipas NASA-s, astronautët duhet të flenë 8 orë gjumë në ditë. Por disa prej tyre raportojnë vështirësi, për shkak të eksitimit ose sëmundjes së lëvizjes.

Jo vetëm kaq, por të jetuarit në hapësirë, madje mund të ndryshojnë tiparet fizike të astronautëve. Astronauti Skot Keli u rrit me 3 cm pasi kaloi gati 1 vit në hapësirë, ??dhe pësoi ndryshime gjenetike, ndoshta për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj rrezatimit, duke e dëmtuar ADN-në e tij.

Ekuipazhi më i fundit – pjesë e Ekspeditës 61 – përfshin astronautë dhe kozmonautë nga SHBA-ja, Rusia dhe Italia. Ata do të punojnë në stacion nga tetori i këtij viti, deri në shkurtin e vitit 2020.

Sipas NASA-s, ekuipazhi i Ekspeditës 61 është duke zhvilluar studime mbi materien e errët, mbrojtjen e organeve jetike nga rrezatimi, dhe mbi eksplorimin e ardhshëm të Hënës dhe Marsit. Ekuipazhi do të kryejë në total 250 investigime shkencore në një varg fushash, përfshirë biologjinë, shkencën e tokës dhe zhvillimin e teknologjisë. NASA vlerëson se deri tani në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, janë kryer më shumë se 2.500 eksperimente./ ?CNN?-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga