E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Nga Timothy Less ?Open Democracy?
* Liderët evropianë, refuzuan sërish kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, ata konfirmuan atë që ka qenë e qartë për një kohë të gjatë:procesi i zgjerimit ka përfunduar, dhe se Ballkani nuk do të hyjë në BE.
Në fakt, shtetet kryesore në BE-së, sidomos Franca, nuk kanë dashur asnjëherë që unioni të zgjerohej në lindje, pasi kjo i jep përfitime disproporcionale Gjermanisë, duke prishur kështu ekuilibrin e fuqisë midis Parisit dhe Berlinit, teksa dobëson edhe kohezionin e BE-së si një e tërë.
Nga këndvështrimi i Paris, kjo hedh në erë gjithë fabulën e integrimit evropian, që është parandalimi i luftës me Gjermaninë, dhe garantimi i një platformë për forcimin e Francës.
Për aq kohë sa Londra mbështeste aktivisht zgjerimin, dhe Berlini ishte në thelb mbështetës, Parisi nuk mund të shpresonte ta bllokonte zgjerimin.
Tani që Britania po del nga BE, dhe Gjermania është politikisht e paralizuar, Franca është bërë gjithnjë e më e zëshme në kundërshtimin e saj. Ajo ka gjetur mbështetje edhe nga vende të tjera si Holanda dhe Danimarka, që shqetësohen nga shtimi i krimit të organizuar dhe emigracionit, nga një hapje e unionit drejt Ballkanit.
Integrimi evropian, ka qenë mekanizmi që ka përdorur Perëndimi, për të larguar popujt e Ballkanit nga përpjekja e tyre historike për themelimin e shteteve-kombe, si ato që dominojnë në Evropën perëndimore. Në vitet 1990, SHBA-ja dhe aleatët e saj, arritën në përfundimin se shteti- komb nuk mund të realizohej as paqësisht, as ligjërisht.
Prandaj Uashingtoni imponoi një zgjidhje kompromisi, që krijoi shtete të pavarura bazuar në kufijtë e trashëguar nga ish-Jugosllavia, por jo shtete-kombe, për shkak se shumica e shteteve të reja të pavarura, kishin pakica të mëdha etnike. Si kompensim, BE-ja u ofroi popujve të rajonit mundësinë e anëtarësimit në union.
Brukseli shpresonte që procesi i anëtarësimit, do të ndryshonte natyrën e rajonit, duke i shndërruar shtetet e varfra, autoritare në vende të prosperuara, demokratike, ku sundon ligji, ku pakicat që janë zakonisht të pakënaqura, të ishin të lumtura të jetonin në të.
Pas pranimit të mundshëm në union, kombet e ndryshme të Ballkanit, të ndara aktualisht nga kufijtë rajonalë, mund të ribashkohen brenda një Evrope pa kufij. Pra, fundi i zgjerimit shënon edhe fundin e planit të Perëndimit, për shtypjen e nacionalizmit të egër të rajonit.
Por tashmë situata në rajon është tensionuar. Edhe për shkak të vendimit të SHBA-së për të zhvilluar në Ballkan ?Luftën e Re të Ftohtë?. Origjina e kësaj lufte, daton që nga kriza në Ukrainë në vitet 2013-2014, së cilës Rusia iu përgjigj duke tentuar bllokimin e integrimit të shteteve të Evropës Lindore, që nuk ishin ende anëtare të NATO-s, përfshirë disa vende të Ballkanit.
Mënyra e ndërhyrjes së Moskës në politikën e rajonit, ishte të mbështeste ankesat e grupimeve lokale që ishin në konflikt me Perëndimin, në këmbim të një angazhimi për të mos hyrë në NATO. Uashingtoni e pa këtë si një sfidë për stabilitetin e Ballkanit. Pas një mungese disavjeçare, SHBA u rikthye në rajon me qëllim dëbimin e Rusisë nga rajoni, dhe përfundimin e punës për integrimin e të gjithë rajonit në NATO.
Përplasja e parë me dy fuqive të mëdha, ndodhi në Maqedoni në vitin 2015, ku qeveria e atëhershme u përfshi në një skandal të madh korrupsioni, u distancua nga Perëndimin dhe ktheu kokën nga Rusia. Më pas pati një betejë diplomatike 2-vjeçare, në fund të së cilës SHBA-ja ia doli të rrëzojë qeverinë Gruesvki, dhe ta zëvendësojë atë me një administratë të guximshme, që i dha përparësi integrimit në NATO.
Kjo u pasua nga një garë për ndikim në Malin e Zi, aleatja më e vjetër e Rusisë, së cilës amerikanët i bënë presion të kalojë në krahun e tyre, dhe të anëtarësohet në NATO. Amerikanët patën sërish sukses, por vetëm pasi dështoi një përpjekje e mbështetur nga Rusia, për të vrarë kryeministrin pro-NATO.
Pastaj SHBA-ja e përqëndroi vëmendjen tek Serbia, ku Rusia ka ende shumë ndikim. Për të neutralizuar ndikimin e Moskës, Uashingtoni arriti në përfundimin se duhet të zgjidhë problemin që i mban serbët pranë Rusisë. Konkretisht zemërimin e tyre, me atë që ata e panë në vitin 2008 si një aneksim të paligjshëm të Kosovës.
Meqë pavarësia e Kosovës është diçka që nuk mund të zhbëhet, kjo nënkuptonte plotësimin e kushteve që kënaqin serbët, dhe që bindnin edhe popullsinë shqiptare të Kosovës. Rezultati ishte një marrëveshje e fshehtë midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës për ndarjen e territorit, me një enklavë të vogël të dominuar nga serbët në veri, që i kalon Serbisë, në këmbim të njohjes nga Beogradi të pavarësisë së pjesës tjetër të Kosovës, e dominuar nga shqiptarët.
Nëse çdo gjë do të shkonte mirë, Serbia nuk do të kishte më nevojë për Rusinë, dhe Kosova do t?i jepte fund izolimit të saj ndërkombëtar. Për fatin e keq të Uashingtonin, marrëveshja dështoi. Ajo shkaktoi shqetësim në shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Ato druheshin se ndryshimi i kufijve, do të krijonte një precedent të rrezikshëm për shtetet e brishta të Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut.
Për më tepër, marrëveshja u prit me reagime të ashpra kundër në Kosovë, qytetarët e të cilës e kishin kuptuar pavarësinë e vendit brenda kufijve të tij ekzistues. Shumë kosovarë, u ndien të tradhtuar nga SHBA, mesazhi i vonuar i të cilës ishte se pavarësia e tyre ishte ne fakt e kushtëzuar nga kundërshtarja e tyre e vjetër, Serbia.
Përgjigja e Kosovës ishte e dyfishtë. Kryeministri u përpoq të ushtrojë presion ndaj Serbinë për ta njohur Kosovën pa kushte, duke vendosur një tarifë 100 për qind për importet serbe. Ndërsa presidenti, nisi lëvizjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Dhe këtu takohen 2 dramat ndërkombëtare që po luhen në Ballkan:Lufta e Re e Ftohtë, dhe fundi i integrimit në BE. Me dështimin e përpjekjes për t?u anëtarësuar në BE, Shqipëria nuk ka tashmë asgjë për të humbur, nga ndjekja e qëllimit të saj alternativ të bashkimit kombëtar.
Kjo do të krijojë një mundësi për serbët e Bosnjës që të përpiqen të shkëputen, duke i ofruar Serbisë territorin e tyre, si kompensim për humbjen e Kosovës.
Dhe një Shqipëri e bashkuar, do të krijojë një mundësi të re gjeopolitike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të duan ta bashkojnë territorin e tyre me këtë shtet të ri.
Mbetet e diskutueshme se sa i dhunshëm do të ishte ky proces. Por historia sugjeron se nuk do të ishte paqësor.
Probabiliteti është që SHBA-ja do të detyrohej të riformulonte sërish kufijtë e rinj të Ballkanit, ashtu si vitet 1990-2000, për të kënaqur forcat nacionaliste, të cilat BE-ja nuk ka arritur t?i mposhtë. Duke pasur parasysh këtë skenar, disa mund të dëshirojnë që BE-ja të respektojë angazhimin e saj të mëparshëm për integrimin e rajonit, duke pranuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por teksa po dominon realpolitika, koha e mendimeve të dëshiruara ka ikur prej shumë kohësh./ Përshtatur nga CNA.al
Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm...
Nga Doug Wead “Newsmax”* Donald Trump ka të drejtë. Amerika ...
Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman “The Conversation”* Në...
Bosi legjendar i mafias amerikane, Al Kapone nuk e mbaroi do...
Nga Howard W French “The Guardian”* Disa dekada më parë, shu...
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”* Nga një B...
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qever...
Nga Robert Fry “The Article”* Të gjithë i kanë aktualisht sy...
Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin ...
Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf ...
Kriza Kubane e Raketave, i çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashk...
Nga Roger Cohen “The New Jork Times” * Athinë- Ndoshta e din...
Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të...
Pjesa veriore e Sirisë, që aktualisht po sulmohet nga ushtri...
Inteligjenca Artificiale dhe programi i analizimit të së fyt...
“Banda e të Katërve”, ishte një grup prej 4 figurash me pesh...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...