Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman ?The Conversation?
* Në mesin e shoqërisë civile dhe politikëbërësve në Evropë, ekziston shqetësimi i madh se numri i madh i azilkërkuesve, mund të nxisë qëndrimet kundër emigrantëve nga shumica e opinionit opublik. Se perceptimi mbi ?krizën e refugjatëve?, mund të jetë duke nxitur frikën tek publiku i gjerë, se mirëqenia materiale, kultura dhe madje vende e punës janë të kërcënuara.
Nga ana tjetër kjo mund të krijojë një terren pjellor për populistët e krahut të djathtë. Kjo linjë të menduari, i ka rrënjët tek teoria e konfliktit në grup (GCT), që supozon se konkurrenca mbi burimet e pakta, krijon perceptimet e kërcënimit etnik.
Anëtarët e grupit të shumicës, supozohet se reagojnë ndaj kontekstit ekonomik dhe madhësisë së grupit të imigrantëve. Në kontekstet ekonomike të pafavorshme ose në përkeqësim, të mirat materiale që janë objekt i konkurrencës ndër-grupore, bëhen më të rralla. Kjo çon në një konkurrencë të intensifikuar ekonomike, dhe nxit perceptimet e kërcënimit.
Një prani më e fortë e emigrantëve, nënkupton që grupi mazhoritar përballet me një numër më të madh konkurrentësh, çka e forcon konkurrencën midis grupeve. Por, në ç?masë evolucioni i perceptimit të kërcënimit në Evropën bashkëkohore, përputhet me teorinë e konfliktit në grup? Për t?i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, një kapitull në librin tonë të ardhshëm, analizon evolucionin e perceptimeve të kërcënimit etnik gjatë 20 viteve të fundit në mbarë Evropën. Ne përdorim serinë e Anketës Sociale Evropiane, me 8 grupe të dhënash të mbledhura midis viteve 2002-2003 dhe 2016-2017 në 26 vende.
Në total, këto të dhëna përfshijnë më shumë se 240.000 të anketuar të përzgjedhur rastësisht. Aty është e dukshme diferenca e konsiderueshme ndër-nacionale, në lidhje me perceptimet e kërcënimit. Në Evropën Veriore, rezultatet e perceptimit të kërcënimit ekonomik dhe kulturor, janë relativisht të ulëta, dhe evoluojnë ngadalë midis viteve 2002-2016.
Në ekonomitë e forta të mirëqenies sociale të Evropës Veriore, as kriza ekonomike dhe ajo ?e refugjatëve?, nuk ka sjellë shqetësime më të përhapura në mesin e popullatës mbi praninë e emigrantëve. Situata është dukshëm më ndryshe në Evropën Lindore, ku perceptimi i kërcënimeve ekonomike dhe kulturore, është shumë më i përhapur.
Ky konstatim interesant, bie në kundërshtim me teorinë:evropiano-lindorët, jetojnë në shoqëri që kanë një numër relativisht të vogël emigrantësh. E megjithatë raportojnë nivele më të larta të kërcënimit të perceptuar etnik. Në shumicën e vendeve evropiane dhe për shumicën e sondazheve, rezultatet e kërcënimit ekonomik janë më të larta se sa ato të kërcënimit kulturor.
Evropiano-lindorët i perceptojnë emigrantët më tepër si një kërcënim material, sesa si një kërcënim për identitetin kombëtar. Gjithsesi nga viti 2014 e këtej, ka një rritje të perceptimeve të kërcënimit, më shumë për arsye kulturore sesa ekonomike.
Nivelet mesatare të perceptimit të kërcënimit në vendet e Evropës Perëndimore, renditen midis niveleve më të ulta. Përkundër krizës ekonomike, dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve, perceptimi i kërcënimit në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, ka një shkallë të jashtëzakonshme stabiliteti.
Në Evropën Jugore, po vërehen modele të përziera. Këto vende, shfaqën pas krizës ekonomike të vitit 2008, një rritje të perceptimeve të kërcënimit ekonomik. Gati në të gjitha vendet, këto shqetësime ekonomike duket se janë përhapur edhe në fushën kulturore.
Megjithatë, duke nisur nga viti 2012 e këtej, modelet janë më të paqarta dhe më pak të qëndrueshme. Ndërkohë kërkimi ynë, sugjeron se klima politike dhe gjuha e përdorur në media mbi emigracionin dhe azilin mund të jenë më të rëndësishme, se sa kornizat që përcaktohen si të rëndësishme nga elitat politike dhe media.
Në fakt, hulumtimet paraprake tregojnë se kornizat e miratuara nga media dhe partitë politike, janë të rëndësishme në formimin e qëndrimeve ndaj emigrantëve. Për shembull, perceptimi negativ në Evropën Lindore, përputhet shumë me qëndrimin e politikës në shumicën e këtyre vendeve.
Në veçanti, rasti i Hungarisë ilustron faktin se si mobilizimet kundër emigrantëve, dhe ligjërimet e krahut të ekstremit të djathtë, janë në gjendje të shkaktojnë ndryshimin e mendimit midis një pjese të konsiderueshme të popullsisë. Zgjedhja e Viktor Orbanit në Hungari, dhe fushata agresive qeveritare kundër azilkërkuesve dhe refugjatëve, i paraprin një rritjeje të papritur të perceptimeve të kërcënimit kulturor.
Opinioni publik nuk duhet të shihet dhe aq si ushqyes i forcës së partive politike, por më tepër si pasojë e konfliktit politik. Duke pasur parasysh faktin, se shohim një shkallë të lartë qëndrueshmërie në perceptimin e kërcënimit të shumë prej vendeve, analiza jonë sugjeron se sukseset e fundit elektorale të partive të së djathtës ekstreme, nuk mund t’i atribuohen ndryshimeve në opinionin publik mbi temën e emigracionit./ Përshtatur nga CNA.al
Bosi legjendar i mafias amerikane, Al Kapone nuk e mbaroi do...
Nga Howard W French “The Guardian”* Disa dekada më parë, shu...
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”* Nga një B...
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qever...
Nga Robert Fry “The Article”* Të gjithë i kanë aktualisht sy...
Protestuesit nuk e ndihmojnë aspak kauzën e tyre, kur nisin ...
Herman Gëring, cilësohej shpesh si njeriu i djathtë i Adolf ...
Kriza Kubane e Raketave, i çoi Shtetet e Bashkuara dhe Bashk...
Nga Roger Cohen “The New Jork Times” * Athinë- Ndoshta e din...
Nëse mishi i gatuar ruhet prej ditësh në pjesën e poshtme të...
Pjesa veriore e Sirisë, që aktualisht po sulmohet nga ushtri...
Inteligjenca Artificiale dhe programi i analizimit të së fyt...
“Banda e të Katërve”, ishte një grup prej 4 figurash me pesh...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kërcënoi të enjten se ...
Nga Michael Hauskeller “The Conversation”* Demokracitë perën...
Studiuesit në Universitetin e Ilinoisit në Çikagos dhe Unive...
Nga Alex Shephard “New Republic”* Pas një mungesë 1-vjeçare,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...