LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po vjen Titanik II/ Ç’duhet të dini mbi anijen që po ndërtohet nga manjati australian Klajv Palmer

19 Tetor 2019, 09:00, Blog CNA

Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 prill 1912, nga porti i Sauthemptonit në Angli. Pesë netë më vonë, ai u përplas me një ajsberg, dhe u mbyt në ujërat e acarta të Atlantikut të Veriut, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.500 njerëzve.

Në vitin 2012, kompania e ngjashme me atë të dikurshme ?Blue Star Line?, e drejtuar nga miliarderi autralian Klajv Palmer, njoftoi nisjen e ndërtimit të Titankut II, një kopje e të parit, por më modern dhe më i sigurtë. Palmer tha se udhëtimi i parë i Titanik II, do të niset nga Dubai në në Emiratet e Bashkuara Arabe. Prej aty në Sauthempton, dhe destinacioni i fundit do të jetë sërish Nju Jorku.

Titanik II do të kalojë sërish pranë vendit, ku Titanik I u përplas fatalisht me ajsbergun. Kompania thotë se do të marrë të gjitha masat e mundshme, për të garantuar sigurinë e gjithë pasagjerëve. Kështu masa e parë, do të jetë pajisja e anijes me barka të mjaftueshme shpëtimi, jo vetëm për 2700 pasagjerët, por edhe për ekuipazhin.

Titaniku dikur kishte vetëm 16 barka druri, që strehuan gjithsej 1178 njerëz, vetëm një e treta e kapacitetit të anijes. Titaniku origjinal, ishte shumë luksoz për kohën e tij. Nëse Titanik II, ruan të njëjtin nivel çmimesh, udhëtimi në të do të jetë mjaft i kushtueshëm.

Biletat e klasit të tretë, mund të jenë 350-900 dollarë secila. Ndërsa kabina më luksoze e klasit të parë, mund të kushtojë rreth 100.000 dollarë. ?Blue Star Line?, thotë se po harxhon rreth 500 milionë $ për ndërtimin e anijes së re. Në vitin 1912, Titaniku kushtoi 7.5 milionë $, ose 180 milionë $ me kursin e sotëm.

Pra duket se ky trans-oqeanik, do të jetë shumë më tepër luksoz. Titanik II, do të ndërtohet gati identik si pari. Ai do të mbajë deri në 2.400 pasagjerë, nga 2.240 pasagjerët që ndodheshin në Titanikun e dikurshëm. Titanik II do të ketë hapësirë për 900 anëtarë të ekuipazhit, dhe 835 kabina.

Ai do jetë 269 metra i gjatë dhe 53 metra i lartë. Planet e projektimit, përfshijnë gjithashtu kopje të restoranteve, dhe dhomave të ngrënies së Titanikut origjinal. Ndërkohë do të riprodhohet edhe Kafeja e famshme Pariziane. Ai do të ketë një pishinë më përmasa olimpike, ndonëse mund të konsiderohet e vogël, duke pasur parasysh numrin e pasagjerëve.

Dhe sigurisht, jo të gjitha pasagjerët e të gjitha klasave, do të jenë në gjendje të hyjnë në pishinë. Aty do të ketë edhe një palestër të madhe, njëlloj si në Titanikun e famshëm. Dizenjimi i brendshëm i Titanik II, synon të jetë sa më i ngjashëm me anijen origjinale.

Edhe pse veshja me dërrasa druri, do të duhet të zëvendësohet me rimeso, për shkak të rregullave aktuale të mbrojtjes nga zjarri. Ndryshe nga origjinali, Titanik II po ndërtohet në Kinë, edhe pse ky vend nuk ka shumë përvojë në ndërtimin e anijeve të mëdha të pasagjerëve.

Nga ana tjetër, Titanik II, do të ketë një avantazh, që pasagjerët e të parit nuk mund ta ëndërronin:ajrin e kondicionuar. Por vetëm kaq. Në anije nuk do të ketë televizion apo internet, për të ruajtur romancën e dikurshme. Për ata që kanë nevojë që të dërgojnë apo marrin mesazhe, do të ketë një dhomë të posaçme që do quhet ?Marconi?

Klajv Palmer është padyshim një ?miliarder eksentrik?. Ai është i njohur për projektet e mëdha dhe të guximshme. E tillë është përpjekja, për të rikrijuar një park gjigant dinozaurësh, të ngjashëm me atë të filmit ?Jurassic Park?.  Në kohën e shpalljes së projektit për Titanik II, Palmer vendosi të hyjë në politikën australiane.

Ai ka pretenduar më herët, se ka qenë në shënjestër të një komploti nga presidenti ameikan Barak Obama, CIA, Fondacioni Rokfeler dhe Greenpeace. Projekti i Titanik II, është pritur edhe me kritika. Ka nga ata, që e cilësojnë si një ?tallje me kujtimin e atyre që vdiqën?.

Projekti është përballur me shumë vështirësi. Kur u shpall në fillim në 100-vjetorin e tragjedisë së Titanik, Palmer tha se anija e re do ishte gati në vitin 2016. Por në vitin 2013, në media pati raportime se Palmer kishte vështirësi financiare Pas disa shtyrjeve, në shtator 2018, kompania ?Blue Star Line? njoftoi se projekti kishte nisur, dhe se data e pritshme e inagurimit të anijes do jetë viti 2022./ Historycollection-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga