web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marshimi i Madh: Katastrofa që Mao e shndërroi në mitin e revolucionit komunist

20 Tetor 2019, 06:46, Blog CNA

Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të Kuomintang-ut dhe Partisë Komuniste Kineze (PKK), midis të dyjave nisi një luftë e egër civile. Ushtria e Kuqe u krijua po atë vit, ndërsa në vitin 1931 PKK njoftoi themelimin e Republikës Sovjetike Kineze nën drejtimin e Mao Ce Dunit në provincën Jiangxi në Kinën jug-qëndrore.

Në vitin 1934, pasi pësoi një varg humbjesh të rënda nga ushtritë e nacionalistëve, Partia Komuniste Kineze nisi të tërhiqej nga Jiangxi, për t?u larguar drejt bazave komuniste në veri
si Shanxi, Gansu dhe Ningxia. Kjo tërheqje u bë e njohur si Marshimi i Madh. Propaganda komuniste pretendon se ky marshim zgjati 368 ditë, gjatë së cilës u përshkua në këmbë distanca prej 9.650 kilometrash.

Marshimi nisi në Jiangxi më 16 tetor 1934. Trupat komuniste po sipas legjendës kaluan 24 lumenj, 18 vargmale (5 prej të cilave të mbuluara me dëborë), dhe 11 provinca para se të mbërrinin në shpellat e Jenan buzë të shkretëtirës Gobit në veri të Kinës.
Gjatë atij marshimi legjendar, forcat komuniste zhvilluan mesatarisht një përleshje të armatosur në ditë, ndërsa 15 ditë u angazhua në beteja të mëdha. Pavarësisht se mbahet si një simbol i sakrificës dhe rezistencës, ai marshim ishte në fakt një katastrofë e vërtetë.

Pasi nga afro 80.000 marshues që nisën atë udhëtim, vetëm 6.000 prej tyre mbërritën gjallë në Jenan. Midis të mbijetuarve ishin gati të gjithë zyrtarët e lartë komunistë, që do të sundonin vendin për 40 vitet e ardhshme:Mao Ce Dun, Çu Enlai, Lin Biao dhe Ten Hsio Pin.
Marshimi i Madh, portretizohet edhe sot si një udhëtim epik, ku një grup njerëzish u përballën me vështirësi ekstreme, dhe sfiduan të gjitha gjasat për të korrur pas disa vitesh një fitore përfundimtare, dhe për të ndihmuar në themelimin e shteti të ri.

Në realitet nuk ishte një marshim, apo as edhe një tërheqje strategjike. Ushtarët e forcave komuniste, u arratisën që të shpëtonin kokën e tyre, të ndjekur nga pas jo vetëm nga Kuomintnag-u, por edhe nga milicitë dhe ushtritë e pronarëve lokale të tokave. Megjithtë ky marshim kujtohet me dashuri të madhe me një idealizëm të madh, si një kohë kur dhjetëra mijëra fshatarë kinezë iu bashkuan vullnetarisht luftës.

Artur Uolldron, profesor i historisë në Universitetin e Pensilvanisë, shkruan:?Marshimi nisi me një urdhër të thjeshtë, për t?u tërhequr nga beteja e përgjakshme në Fuxhian, dhe për të ecur sa më shpejt. Të ngarkuar nga pajisjet e rënda, trupat e Maos lëvizën ngadalë, ndaj u arritën shpejt nga Kuomintang.
Një i mbijetuar kujton se udhëheqësit u thanë të plagosurve:?Nëse mund të ecni, atëherë hajdeni. Nëse mos, do të mbeteni këtu!?. Më pas mjekët kujtojnë se mijëra të plagosur u braktisën, pasi nuk mund të merreshin me vete. Mao Guangrong, një ushtar që iu bashkua Ushtrisë së Kuqe kur ishte një jetim 15-vjeçar, do të shprehej për ?The Guardian? në shtatorin e vitit 2009:
?Kur një fshat do rreshtohej me ne, ne fillonim propagandën për atë që duhet bërë më pas; jepnim udhëtime se cilët njerëz duhet të vriteshin; pronarët e tokave dhe tiranët e zonës. Ndërkohë, duheshin vrarë edhe lypsarët, pasi ata nuk jetonin me mundin e tyre. Në atë kohë, ishte shumë e lehtë të vrisje dikë. Nëse thoje ndonjë gjë reaksionare, ata do të të vrisnin, dhe nëse nuk ndiqje udhëheqjen e tyre, do të të eleminonin?.

Ndërkohë ka dëshmi se gjatë atij marshimi sfilitës, komunistët shisnin opium për të garantuar furnizimet ushqimore. Ata i detyruan gratë t?i linin pas fëmijët e porsalindur në familjet fshatare të zonës ku kalonin, nga frika se foshnjat që qanin do të rrezikonin trupat. Po kështu ndodhi dhe me një nga fëmijët e vetë Maos, në fillim të marshimit.
Ndërsa shumë oficerë udhëtonin hipur mbi kuaj, ushtarët ecnin. Ata ishin shpesh të uritur. Shumë herë në prag të vdekjes nga uria, ata konsumonin bar dhe gjethe pemësh. Në dimër vuanin nga të ftohtët. Shumë nga ngjarjet e raportuara gjatë Marshimit të Madh, duket se nuk kanë ndodhur kurrë ose janë ekzagjeruar.

Për shembull Incidenti i Urës së Ludingut, duket të jetë një trillim i plotë. Në urë nuk kishte
trupa nacionaliste, dhe nuk pati asnjë betejë:pati vetëm një përleshje të shkurtër pa viktima. Kontrollues i zonës, që kontrollonte urën dhe e urrente Çang Kai-Shek, e lejoi ushtrinë e Maos të kalonte matanë. Më vonë ai u bë ministër në qeverinë komuniste.
Ndërkohë ka shumë pikëpyetje në lidhje me këtë histori. Distanca e përshkuar dyshohet se ka qenë 6000 dhe jo 9.650 km, teksa marshimi zgjati 2 dhe jo 1 vit. Edhe roli i Maos në Marshimin e Gjatë, është raportuar shpesh në mënyrë të pasaktë. Ai ka pohuar se ka ecur në këmbë gjatë gjithë kohës.

Por fakt është se ai ka udhëtuar mbi kuaj. Ndërsa trupat e tij pësuan humbje të mëdha, asnjë anëtar i nivelit të lartë i PKK nuk u vra apo u plagos rëndë. Qeveria kineze ka urdhëruar realizimin e qindrave filma dhe dokumentarëve me frymë nacionaliste, rreth kësaj ngjarje.
Sot është e vështirë të ndash faktet nga trillimet. Deri në vitin 2008, jetonin ende rreth 500 veteranë të Marshimit të Madh. Sot kanë mbetur vetëm disa. Ndër breza ata janë cilësuar si heronj. Por sot jo pak të rinj kinezë i konsiderojnë si kukulla të propagandës komuniste./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga