Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Christine Smallwood ?The New Yorker?
* Astrologjia po përjeton aktualisht një lloj bumi, që nuk ishte parë që nga vitet 1970. Ndryshimi nisi me ardhjen e kompjuterit personal, u përshpejtua me internetin, dhe shënoi një ekpansion të madh nga mediat sociale. Sipas një sondazhi të Qendrës së Kërkimeve Pju të kryer në vitin 2017, gati 30 për qind e amerikanëve besojnë tek astrologjia.
Por, siç ka e argumentuar studiuesi Nikolas Kampion, autori i librit ?Astrologjia dhe feja popullore në Perëndimin Modern?, numri i njerëzve që e njohin shenjën e tyre, dhe konsultohen me horoskopin e tyre, apo që lexojnë mbi shenjën e partnerit të tyre, është shumë më i madh.
Vitin e kaluar,?Times? paralajmëroi në një artikull ?shndërrimin e astrologjisë më shumë në një biznes me përmbajtje bindëse, se sa si një praktikë tradicionale shpirtërore?.
Në leksikun tonë të përbashkët, astrologjia është pak a shumë si dikur psikanaliza. Në mesin e shekullit XX, ju mund të dëgjonit shpesh mbi idin, egon ose superegon. Tani është mëse e zakonshme të dëgjosh dikë ta shpjegojë veten e tij me anë të diellit, hënës dhe shenjave të horoskopit.
Kej Tejlor, drejtore e Organizatës për Astrologjinë Profesionale, thotë se në vitet 1970, astrologjia pati një bum, falë atyre që ishin të shqetësuar për të ardhmen e profesionit. Tani, thotë ajo, edhe korporatat kanë nisur të marrin parasysh shijet e publikut.
Vitin e kaluar, astrologia e njohur Rebeka Gordon, nisin bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve të brendshme ?Agent Provocateur?, për të prodhuar veshje me temat e zodiakut, ku klientët mund të përdorin shenjat e tyre të horoskopit, dhe ?të gjejnë stilet e tyre personale?.
Astrologjia, po përdoret gjithashtu për të ndihmuar në hapjen e bizneseve të reja.
Këtë verë, Ofira dhe Tali Edut, vëlla e motër, të njohur edhe si ?AstroTwins?, organizuan Kampin Veror të Astro-sipërmarrësve, një kurs 7-javor online. Pjesëmarrësit analizuan datat e tyre të lindjeve, për të përcaktuar nëse ata ishin influencues, ekspertë, apo mesazherë, dhe morën këshilla se si të përshtatnin aftësitë e tyre në përputhje me rrethanat.
Popullariteti i astrologjisë, shpjegohet shpesh edhe me rënien e ndikimit të fesë së organizuar, dhe rritjes së pasigurisë ekonomike. Pastaj, është edhe çështja e panikut politik. Në kohëra krize, njerëzit synojnë të besojnë diku. Kolona e parë e astrologjisë në një gazetë, është shfaqur në gushtin e vitit 1930, në vijim të rënies së tregut të aksioneve, për tabloidin britanik ?Sunday Express?.
Dhe kjo me rastin e lindjes së Princeshës Margaret. ?Çfarë parashikojnë yjet për Princeshën e Re?, rezultoi të ishte aq shumë e lexuar, saqë rubrika nisi të ishte e rregullt. Pas krizës financiare të vitit 2008, Gordon, që drejton një shkollë të njohur online të astrologjisë, mori disa telefonata nga bankierët e Uoll Stritit.
?Ideja që qëndron në zemër të astrologjisë, është se modeli i jetës së një personi – karakteri ose natyra e tij, korrespondojnë me modelin planetar që në momentin e lindjes së tij?- shkruan historiani Benson Bobrik në librin e tij të vitit 2005 ?Qielli që përcakton fatin tonë?.
Një ide e tillë, është po aq e vjetër sa edhe vetë bota. Astrologjia perëndimore, e ka zanafillën e saj në Mesopotaminë antike, prej nga ku u përhap në Egjipt, Greqi, Perandorinë Romake dhe botën islame. Astrologjia i ndihmoi njerëzit të vendosnin se kur të mbillnin të lashtat, të shkonin në luftë, u përdor për të parashikuar fatin e një personi, dhe për të interpretuar karakterin e tij.
Bobrik thotë se presidenti amerikan Teodor Ruzvelt mbante rregullisht në tryezë parashikimet për shenjën e tij të horoskopit. Ndërkohë presidentët francezë Sharl De Gol dhe Fransua Miterran, kërkonin vazhdimisht këshilla nga astrologët. Por astrologjia është përdorur gjithashtu, edhe për të mashtruar me dashje armiqtë politikë.
Në vitet 1942-1943, Aleatët botuan një revistë të rreme të astrologjisë të quajtur ?Der Zenit?, që ndër të tjera u përpoq të maskonte lëvizjen e trupave, për t?i shpërtuar sulmeve nga nëndetëset gjermane. Shefi i kabinetit të Ronald Reganit, tha se presidenti këshillohej me një astrolog para marrjes së ?thuajse çdo vendimi të rëndësishëm?, përfshirë kohën e shpalljes së rikandidimit të tij, operacionet ushtarake në Grenada dhe Libi, si dhe negociatat për çarmatosjen bërthamore me homologun sovjetik Mikhail Gorbaçov.
Për disa adhurues, astrologjia mund të shpjegojë gjithçka, nga tërmetet (Saturni që kalon nyjen jugore), deri në lindjen e mediave sociale. Por ajo që tërheq shumicën e njerëzve tek astrologjia, ka të bëjë më shumë me psikologjinë. Astrologjia psikologjike, e ndikuar nga Karl Jung, përdorte tabelën e lindjes – një diagramë që tregon lidhjen e individit me kozmosin që gjatë lindjes – si përfaqësim i psikikës, dhe e përdori atë për të folur për gjëra të tilla si qëllimi, potenciali dhe vetë-aktualizimi.
Por, ndryshe nga terapia, ku një klienti mund t?i duhet të presë muaj ose madje edhe vite për
të zbuluar rrënjët e një simptome, astrologjia premton të japë përgjigje të shpejta. Pavarësisht nga keqkuptimet e zakonshme, një astrolog nuk është një tregues i fatit. Përmes një leximi grafikësh, ai nuk parashikon të ardhmen; por përshkruan karakterin e klientit.
Fuqia e përshkrimit, mund të jetë e madhe. Karakteristikat e lidhjes në gjuhën e astrologjisë, duket se e bëjnë më të lehtë dëgjimin dhe pranimin nga shumë njerëz të gjërave të pakëndshme për personalitetet e tyre, dhe t?i pranojnë ato si tipare.
Por shumica e astrologëve thonë se është e rëndësishme, që të mos e përdorni shenjën tuaj për të shfajësuar sjelljen e keqe. Për shekuj me radhë, vizatimi i një tabelë astrologjike, kërkonte një njohje të mirë të astronomisë dhe gjeometrinë. Sot, një tabelë e tillë mund të gjenet menjëherë dhe falas në internet. Astrologjia është e përhapur në YouTube, Facebook, Instagram, dhe Tëiter.
Ka shumë aplikacione që mund të shkarkohen në celularë. Dhe tregu për këto aplikacione, ka ndryshuar dramatikisht gjatë viteve të fundit. Në vitin 2015, kur Aliza Kelli po mblidhte para
për një aplikacion të astrologjisë të quajtur Align, ajo u tall nga investitorët e ardhshëm. Tani sipërmarrësit, të nxitur nga një raport i ?IBISWorld?, që zbuloi se Amerikanët harxhojnë 2,2 miliard dollarë në vit për ?shërbime mistike? (përfshirë leximin e duarve, letra tarot, etj), po bëjnë para në këtë fushë.
Për shembull, aplikacioni Co-Star, mbështetet tek një fond prej 6 milionë dollarësh. Që nga fillimi i tij në vitin 2017, ai është shkarkuar 6 milion herë. Tetëdhjetë përqind e përdoruesve janë femra, dhe mosha mesatare e tyre është 24-vjeç. Është bërë e zakonshme të thuhet, se në kohëra të pasigurta, njerëzit dëshirojnë siguri.
Por ajo që ofron astrologjia nuk është siguri – është distanca. Ashtu siç një person mund ta ketë më të lehtë të pranojë gjëra për veten e tij, kur vendos se ka lindur në atë mënyrë, astrologjia bën të mundur që ngjarjet në botë të shihen nga një pozicion më pak reaktiv./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani n...
Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryes...
Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të K...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar pr...
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Nga Timothy Less “Open Democracy”* Liderët evropianë, refuzu...
Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm...
Nga Doug Wead “Newsmax”* Donald Trump ka të drejtë. Amerika ...
Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman “The Conversation”* Në...
Bosi legjendar i mafias amerikane, Al Kapone nuk e mbaroi do...
Nga Howard W French “The Guardian”* Disa dekada më parë, shu...
Nga Luke McGee ”CNN”* Brexit po mbërrin në një moment tepër ...
Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”* Nga një B...
A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt ...
Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...