Ambiciet e Putinit për Afrikën
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Të gjithë përfitojnë nga roli që luan OKB në botë, por jo të gjithë janë të sigurt për dobinë e saj. Një debat në nivel global kërkon mendimin e secilit, mbi rolin e organizatës për krijimin e një bote më të mirë.
24 tetori është dita e OKB, një ditë e zgjedhur sepse më 24 tetor të vitit 1945 ka hyrë në fuqi Karta e OKB-së. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë, se OKB është organizatë humanitare që bën bamirësi. Në fakt organizata ndan edhe ndihma humanitare, por kjo është vetëm një nga qëllimet e ekzistencës së saj, krah vendosjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
OKB është në fakt organizata që ka bërë bashkë 193 vende anëtare. Dhe janë vendet anëtare që marrin vendimet. Delegacionet e tyre përbëjnë organin kryesor të organizatës, Asamblenë e Përgjithshme, ku debatohen çështjet që preokupojnë botën.
Asambleja vendos edhe për buxhetin, i cili vitin e kaluar ka qenë për shembull 2,7 miliardë dollarë. Të gjitha vendet paguajnë kontributin në bazë të një formule të caktuar. Një qytetari gjerman OKB i kushton 9 dollarë në vit. Kurse në nivel botëror, çdo taksapagues paguan 1,40 dollarë në vit për OKB. Secili vend ka në Asamble të drejtën e votës në vendimmarrje. Asambleja zgjedh një herë në vit presidentin e vet dhe një herë në pesë vjet, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës. Në Asamble po ashtu zgjidhen anëtarët e përkohshëm të Këshillit të Sigurimit, një organ tjetër i organizatës krah Këshillit Ekonomik dhe Social, Këshillit të Besimit (për administrimin e territoreve dhe që është inaktiv që prej vitit 1994) si dhe Gjykatës Ndërkombëtare. Përveç tyre Sekretariati, me rreth 8 mijë punonjës përbën një pjesë të rëndësishme të OKB. Gjuhët zyrtare janë krah anglishtes, frëngjishtes dhe spanjishtes, edhe rusishtja, kinezçja dhe arabishtja. Nën mbikqyrjen e organizatës 80 vende janë çliruar nga kolonizimi. Trupa nga 120 vende kanë formuar policinë dhe trupat paqeruajtëse të OKB. Rreth 1 milionë vetë kanë shërbyer nën flamurin e OKB në pikat e nxehta të konflikteve në botë.
Ndërkohë që shumë njerëz janë të bindur për rolin e rëndësishëm që luan organizata, ka edhe të tjerë që e kritikojnë atë. Prandaj në prag të 70 vjetorit të organizatës, Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres do të anoncojë fillimin e një dialogu global për rolin që luan bashkëpunimi ndërkombëtar në krijimin e një të ardhmeje më të mirë. Të gjithëve u kërkohet të thonë mendimin e tyre./ DW
Moska kërkon të rringjallë marrëdhëniet me Afrikën. Në konfe...
Nga Len Williams “BBC”* Gjatë 100 viteve të fundit, makina e...
Në top ten të renditen qytete që ofrojnë veprimtari kulturor...
Ka disa shpjegime, mbi mungesën e provave të jetës jashtëtok...
Nga Javier Solana “Project Syndicate”* 9 nëntori i vitit 198...
Nga Stephen Blank “The Hill”* Ndërsa mediat po merren kryesi...
Nga Jane E. Brody “The New York Times”* Kur halla ime, Gerta...
Nga Christine Smallwood “The New Yorker”* Astrologjia po për...
Nga Fraser Nelson “The Telegraph” * Si duhet të reagojmë, te...
Në epokën e sotme moderne, çdo njeri kalon mesatarisht rreth...
Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rroba...
Në vitin 1987, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pheniani n...
Mosha e mesme, cilësohet shpesh si një nga momentet më kryes...
Pas çarjes së madhe në vitin 1927, midis nacionalistëve të K...
Si e matim lumturinë? Përgjigja e kësaj pyetje ka munduar pr...
Titaniku e nisi udhëtimin e tij të parë dhe të fundit më 10 ...
Gjashtë shkencëtarë dhe inxhinierë të hapësirës, që jetojnë ...
Mbetet për t’u vendosur, nëse presidenti amerikan Donald Tru...
Nga Timothy Less “Open Democracy”* Liderët evropianë, refuzu...
Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...